Korrupsioni, Arvizu: Nuk është koha e Ali Pashës

April 17, 2014 18:40

Korrupsioni, Arvizu: Nuk është koha e Ali Pashës

Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, u bëri sot thirrje zyrtarëve dhe shoqërisë shqiptare, që të ndryshojnë sa më parë gjendjen e korrupsionit. Ai tha se aktualisht, sfida më e vështirë në Shqipëri është lufta ndaj korrupsionit dhe informalitetit. “Korrupsioni po dëmton ekonominë, po minon shtetin ligjor, po cenon demokracinë, dhe është vjedhje që u bëhet qytetarëve punëtorë të Shqipërisë” – tha ambasadori Arvizu. Ai i bëri këto komente në një takim me nxënës të shkollave, ku ishin të pranishëm prokurori i përgjithshëm dhe ministrja e arsimit.

“Korrupsioni po shkatërron drejtësinë, rrit kostot dhe sjell shpërndarje të padrejtë të fitimeve, shkurajon investimet e huaja, u ndërron drejtimin parave publike, shkatërron besimin tek qeveria, sfidon demokracinë, vendos persona tërësisht të pakualifikuar në pozita pushteti, dhe pasuron të pandershmit në kurriz të të ndershmëve dhe personave me integritet” – tha ambasadori amerikan. Sipas tij, rruga kryesore për ta luftuar është forcimi ligjit, i gjykatave dhe prokurorëve

Sipas tij, hallka më e dobët në përpjekjet e sistemit të drejtësisë për të luftuar korrupsionin janë vetë gjykatat dhe gjykatësit e korruptuar. “Jo të gjithë janë të tillë, po nëpër gjykata një pjesë e gjyqtarëve janë të korruptuar dhe ata janë hallka më e dobët në luftën kundër korrupsionit” – tha ai. Shqiptarët janë shumë bujarë dhe gjithmonë janë gati të gostitin, theksoi ambasadori amerikan, por duhet një kufi midis bujarisë njerëzore dhe veprimeve zyrtare, që lidhen me shkresat, me faturat, me biznesin dhe me ligjin; është një gjë të paguash një kafe dhe krejt tjetër të mos paguash energjinë elektrike, sepse ke votuar për këtë apo atë parti.

“Kjo nuk është koha e Ali Pashës, kur njerëzit mund të bënin shkëmbime të tilla mallrash dhe favoresh. Shqipëria dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian dhe të gjithë qytetarët duhet të mendojnë sipas koncepteve të epokës moderne” – tha ambasadori Arvizu. Ai citoi me këtë rast një shprehje të ish-sekretarit të shtetit Xhejms Bejkër, sipas të cilit, në politikë, mos u zemëro, barazohu. “Kur bëhet fjalë për korrupsionin duhet thënë në këtë mënyrë: zemërohu dhe bëj diçka kundër tij” – tha ambasadori amerikan.

Një rrugë tjetër është rritja e transparencës nga administrata, në mënyrë që korrupsioni të shkurajohet. “Nxitim qeverinë të shtojë këto masa, që forcojnë goditjen e korrupsionit, – tha ai. – Nuk është thjesht një rryshfet në administratë, por është një mënyrë që zgjeron informalitetin në ekonomi dhe biznese. Kjo duhet t’i shqetësojë të gjithë”. Ambasadori Arvizu tha se kur dikush i jep rryshfet një zyrtari, pas kësaj nuk ka më llogaridhënie dhe shkelet ligji, ndaj kjo duhet të ndryshojë. “Nuk ka të bëjë vetëm me politikanët, me gjyqtarët apo me policët në rrugë. Jeni ju shqiptarët që dëmtoheni nga kjo dhe ju duhet ta ndryshoni këtë gjendje” – theksoi ai.

April 17, 2014 18:40
Komento

8 Komente

  1. LORA April 17, 19:49

    Kumbari i “burrit te shtetit” dhe “yllit ne ngjitje” na qenka kthyer ne propagandist shkollash !!!!!!!!!!!!!! Na e kishte borxh kete dhurate propagandistike,perpara se te na lere shendene.

    Reply to this comment
  2. shefi April 17, 20:23

    zoti arvizu padronin shko behe ne shtepine tende. ku jane burrat e ketij shteti, ku jane te famshmit gazetare?

    Reply to this comment
  3. zevzeku April 17, 20:56

    Po zemerohemi dhe po bertasim sa po na del germazi…A ka kush vesh te degjoje ?! Jo e joooo !! Pra,vet flasim e vet degjojme. Dhe po u zemeruam shume ‘plasim si ena e uthulles’…Te korruptuarit…,po ka bir nene qe nuk i njeh ?! Edhe ata qe bejne ligje per ne dhe per vete dijne, edhe ata qe i emerojne per vete dhe per ata e dijne, dhe ata qe i kontrollojne per vete dhe per ata e dijne…Te gjithe e dijne dhe ka mbetur vetem te ngrihemi dhe t’u heqim targat e makinave e t’i zevendesojme me targa i korruptuar me numer serie…
    Kur te votohet sistemi i drejtesise drejtperdrejt nga populli,atehere fjalosemi…Keta tallen me ne, sepse arrestojne me buje e kembana nje gjyqtar per 45 mije leke(mize e quajti dikush) dhe para nderkombetareve e quajne me perqindje lufte korrupsionit ne drejtesi…
    Edhe ambasadori kot ja keput kur thote se ka ca te korruptuar dhe nuk e thote shqip ‘ka shume’…
    Njerezit e drejtesise shqiptare jane pa karakter; sepse vektori qe e percakton ate eshte :
    1. Si i trajton njerezit te cilet nuk mund t’i japin perfitime morale,materiale,politike,etj
    2.Si i trajton njerezit te cilet nuk munden t’a kundershtojne, t’a pengojne e t’a luftojne ate,etj.
    Gjyqtari per dynjane mund te jete nje individ i vetem, por per nje individ te vetem mund te jete dynjaja e tere…

    Ambasador,bertite dhe ti si ne ; Liria eshte te clirohet njeriu nga njeriu !!!

    Reply to this comment
  4. Isuf April 17, 21:10

    Hipokrizi pa mase !

    Reply to this comment
  5. fat man April 17, 23:58

    Arvizu nje gershetim apo produkt midis nje ushtari me origjine meksikane ne bazat e USA ne Japoni dhe nje japonezeje semafori. Ti qe ke bere burre shteti nje kriminel si Sali C4 nuk mund te njohesh historine e Shqiperise dhe te denigrosh figuren e nje Pashai si Ali Pashe Tepelenen. USA i lexon vetem neper libret e historise, se vete nuk keni histori eshte eksportuar nga vete Europa dhe e ka shkruar ashtu sic ka dashur Europa, se vendasit indianet ishin hanibale dhe hanin njeri tjetrin. Z. Ambasodor me afat te skaduar detyre ne Shqiperi, mesoje mire dhe ngulite ne koke n.q.s. te ngulitet po pate tul dhe taban, qe Ali Pashai iu kundervu Perondorise Otomane me te fuqishime te GLOBIT te asaj periudhe 5 shekullore (jo pak apo jo), kur te tjeret perendemoret strukeshin ne keshtjellat e tyre dhe i dergonin peshqeshe nga me te shtrenjtat qe ka njohur historia e njerezimit. Ti kaq di kaq flet, por bej kujdes me figurat qe kane mbajtur gjalle kombin e dinjitetin e shqipetareve dhe te Europes,, nuk jane te gjithe Sali Berishe, ku ti etiketosh “burra shteti” pasi kane vrare qyetaret e tyre e me pas ti shash, ke shume standarte per te njejten ceshtje, ti qofsh. Shkruaj kujtime, pasi Saliu te nxorri ne pension te parakoshem si John Withesi i II, vazhdo me serine e fotove me te, sa ishte ne pushte Krimineli Sali C4 njehere plac me goje nuk i thate, ti qofsh. Toc.

    Reply to this comment
  6. pellazg 100% April 18, 10:17

    Mr. Arvizu flet shume qarte (jo shume Amerikene kjo), por Edi Rama po tregon se eshte shume larg se qeni nje lojtar politike.
    Thank you Mr. Arvizu.

    Reply to this comment
  7. TROJA April 18, 10:32

    E ke gabim zoti Ambasador.
    Ne nuk mund te jemi ne kohen e Ali Pashes,sepse Aliu sa ishte gjalle ishte nji,ALI PASHAJ,dhe nuk lejoi asnje tjeter te behej pasha,ne pashallekun e tij.Po sot sa Ali Pasha kemi? Kete mund ta zbertheni zoti ambasador se keni mesuar aq shume nga ky vend,sa nuk do kishit mesuar as ne 100 vende te tjera te botes.Pashajt te Janines ja preu koken turku,po pashallareve tane kush do ja prese koken?????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*