Korrupsioni, gjenden 2.2. ton para në shtëpinë e zv.drejtorit kinez të prodhimit të qymyrit

October 31, 2014 21:27

Korrupsioni, gjenden 2.2. ton para në shtëpinë e zv.drejtorit kinez të prodhimit të qymyrit

Hetuesit në Kinë gjetën në shtëpinë e një zyrtari të sektorit energjetik, më shumë se 200 milionë juan, para kesh.

Ato janë të barasvlershme me 33 milionë dollarë dhe kjo konsiderohet konfiskimi më i madh i parave kesh në vend deri më tani.

Paratë kesh janë konfiskuar në shtëpinë e Wei Pengyuan, zëvendës drejtor i Zyrës së Qymyrit në Administratën Kombëtare të Energjisë, gjatë nje hetimi për korrupsion.

Të gjithë paratë ishin monedha 100 juanëshe dhe peshonin rreth 2.2 ton (!)

U desh aq shumë mund për ti numëruar kartmonedhat një nga një, sa u shkatërruan katër aparate nga 16 të tilla që u përdorën nga hetuesit.

Korrupsioni endemik ka nxitur autoritetet kineze të Partisë Komuniste që në fund të vitit 2012 të fillojnë një fushatë të gjerë kundër korrupsionit.

parate e kinezit

October 31, 2014 21:27
Komento

7 Komente

  1. Lëmi Llukës October 31, 21:43

    Ky paska vjedhur 2.2 ton pare ! Hajde kinezo, hajde . Por nuk je kampion. Ti i ke Juan , kurse Saliu ynë, me siguri , i ka nja 3.2 ton dollarë !
    Apo kaq ka vetëm super mbesa ?!

    Reply to this comment
  2. Dashnor Kozaj October 31, 22:29

    Me siguri te plote qe ky i korruptuar ne KINE ,ka per te marr plumbin pas koke ne stadium .

    Reply to this comment
  3. imer demokrati November 1, 13:25

    Po kaq duhet te kete dhe SADIK LLULLA

    Reply to this comment
  4. Drin November 1, 14:28

    Fotoja eshte pa lidhje. Personi ne foto eshte Zhou Yong Kai, ish anetar i byrose politike dhe pergjegjes per sigurimin. Personi qe eshte arrestuar eshte njeri i rrethit te ketij te parit, por kjo nuk eshte e provuar, prandaj mos vini foto tjeter per tjeter, se jo per gje, po dhe ne te gjithe njesoj iu dukemi kinezeve 🙂

    Reply to this comment
  5. Kasam Braushi November 1, 14:58

    Mire ai do te haje plumbin po ky Saliu yne pse nuk e ha tollumbin…Kush e mbron?

    Reply to this comment
  6. labinot November 2, 06:25

    Ky ka vjedhur 33miljon dollare ne Kine,Saliu me Lulin vodhen 1miljard dollare ne nje rruge; ne nje pike qe eshte sa 1/10 Shangait, quhet shqiperi.

    Reply to this comment
  7. Dajt November 2, 21:14

    Po ky eshte nje hic para Lules tone more. Vodhi te pakten 220 mln euro ne nje shtet me GDP sa 1 kombinat ne Kine. Po ky paska qene amator fare more.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*