Korrupsioni i zyrtarëve, amnisti kush rrëfen aferat e kolegëve

July 27, 2017 10:06

Korrupsioni i zyrtarëve, amnisti kush rrëfen aferat e kolegëve

Në fund të muajit korrik hyn në fuqi një nga ligjet më të rëndësishme në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi, i cili do të jetë baza e veprimtarisë së institucioneve të reja, që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin në nivele të larta.

Bëhet fjalë për paketën e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, e cila përcakton rregulla dhe procedura të reja për dëshmitarët, përgjimet, kontrollin e banesave, hetimin, gjykimin dhe ndëshkimin e korrupsionit elitar, duke parashikuar veprimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme.

Ndryshimet janë miratuar në mars të këtij viti, por ligjvënësit shqiptarë vendosën që procedurat e reja penale të hyjnë në fuqi në datën 1 gusht 2017. Paketa që hyn në fuqi pas katër ditësh ka ndryshuar nenin 37/a të Kodit në fuqi, duke përjashtuar nga dënimi të pandehurin që akuzohet për një krim, nëse ky i fundit rrëfen aferat e kolegëve të tij dhe të gjitha pasuritë me origjinë kriminale në posedim të tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Aplikimi i këtij neni, duke përfshirë edhe dëshmitarët anonimë, pritet të hapë një kapitull të ri në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në kushtet kur në krye të kësaj lufte nuk do të jetë më prokuroria aktuale, por Byroja e Hetimit bashkë me Prokurorinë Speciale.

“Në rastet e bashkëpunimit me drejtësinë, prokurori i kërkon gjykatës uljen e masës së dënimit ose përjashtimin e bashkëpunëtorit të drejtësisë nga dënimi. Kur marrëveshja lidhet në fazën e ekzekutimit të vendimit, kompetenca për të shqyrtuar kërkesën e prokurorit i përket gjykatës që ka dhënë vendimin.

Ulja e masës së dënimit ose përjashtimi prej tij çmohen në përpjesëtim me kontributin e dhënë nga bashkëpunëtori i drejtësisë për faktet dhe rrethanat që tregohen”, parashikon pika katër e nenit 37/a.

Kodi i ri i Procedurës Penale parashikon që i pandehuri që akuzohet për një krim që dënohet në maksimum jo më pak se 7 vjet burgim, të kryer në bashkëpunim ose për një nga veprat penale të parashikuara nga shkronja “a”, e paragrafit 1, të nenit 75/a, të këtij Kodi, mund të fitojë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me prokurorin.

Marrëveshja që përmban kushtet e bashkëpunimit mund të lidhet në çdo gjendje dhe fazë të procedimit, edhe pasi vendimi penal ka marrë formë të prerë dhe është vënë në ekzekutim.

“Marrëveshja nënshkruhet kur i pandehuri dëshmon pa asnjë rezervë apo kusht për të gjitha faktet dhe rrethanat që ka dijeni për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtarinë kriminale.

Dëshmia e tij duhet të jetë provë vendimtare fajësie, në drejtim të provueshmërisë së fakteve dhe të autorësisë së tyre, si dhe për parandalimin e krimeve të rënda dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre. I pandehuri, në dëshminë e tij, duhet të identifikojë të gjitha pasuritë me origjinë kriminale në posedim të tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Të dhënat e mësipërme duhet të jepen brenda 30 ditëve nga data e nënshkrimit të marrëveshjes”, thuhet në nenin 37-a të ligjit. Po ashtu, bashkëpunëtori i drejtësisë ka të drejtë të kërkojë mbrojtje të posaçme për vete dhe për familjen e tij, sipas legjislacionit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

July 27, 2017 10:06
Komento

5 Komente

  1. Arben July 27, 10:53

    TE ISHTE ME BEREQET, METODA E DREJTESISE POPULLORE DHE E SPIUNAVE DYMIJE LEKESH, DO TJA KISHIM PARE HAIRIN ME ENVERIN, SE AI I BENTE EDHE ME TE ORGANIZUARA KETO GJERA.

    JEPINI Q…. MOTREN KETIJ POPULLI, BENI EKSPERIMENTE PA FUND MBI TE, SEPSE ESHTE NJE KAVIE E LINDUR, NUK THOTE GJE PREJ GJEJE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  2. Ben July 27, 11:57

    Bravo ! Po krimet e tranzicionit do hetohen ? Se ka shume peshq te medhenj aty qe fshihen mbas partise 3 Partite kryesore !

    Reply to this comment
  3. Trollna July 27, 12:13

    Perse nxirni ligje qe asnjehere nuk do zbatohen?Perse i botoni kur nuk jua var kurkush,se te gjithe e dine se jane per te denuar me te doptin,e per te shpetuar,kriminelet,drogaxhinjte,maskarenjte e te gjitha ngjyrave e partive.A mund te thoni,kush e pyeti e kush mbajti shenim:kush e pagoi Çarterin qe udhetoi Edi Rama nga Tirana ne Hollande? Sa kushtoi? Kush bizesmen financoi,cila eshte restua qe do ja ketheje kryeministri? A ka patur raste ne shtetet e BE qe ministra kane dhene doreheqjen se kane udhetuar me bileta me te shtrenjta se ato qe paguajne qytetaret e tyre? Shume raste edhe nga me vulgaret.E perse tallet menderja me shqiptaret nga bejleret e rinj? Kush do ti denoje? Kush ligj? Keto jane perallat,qe kane ligjet tona,qe kure nuk do te zbatohen.Arsyeja eshte shume e thjesht: KAPITALI NUK NXJER LIGJE,PER TE DENUAR KAPITALISTET,POR PER TE MBAJTUR NE ZGJEDHE POPULLIN E PA MBROJTUR,KAPITALIZMI NUK NXJER LIGJE QE TE DERGOJE NE BURG,E TE KONFISKOJE KAPITALISTET,POR POPULLIN,TE MJERIN,ATE QE SI IDJOT VOTON PER TE ZEZEN E TIJ.

    Reply to this comment
  4. shqip July 27, 12:32

    E shoh me frike kete Pune . Me nje fjale te gjithe kunder njeri – tjetrit . Eshte aq i madh numri i te korruptuarve e krimineleve ne Albani (Stan) , sa nuk e di se kush ka ngele akoma i pa infektuar . E gjitha rezulton nje vrime ( e madhe ) ne uje . Ai vend ka nevoje per Eulex . Nuk i ben derman reforma . Me 1,5 milion qe Kane ngele ne Shqiperi , numri i njerezve me rekorde kriminale eshte i frikshem . Terapia ngelet nje dhe e pa kontestueshme . Shqiperia protektorat Amerikan . Ndoshta edhe Gjerman . Hong Kongu apo te tjere vende ja Kane pare leverdine . Ta mbajne nja 100 – 150 vjete ata ustallaret , deri sa te çrrenjoset orientalizmi ne kete hapesire me shqip foles . Me spiunlleqe e me vete prangosje ketu do rrime me breza . Duke vjedhur njeri tjetrin .

    Reply to this comment
  5. Zzzzzz July 27, 17:15

    SH BUKUR LE TA FILLOJNE POLITIKANET TE PARET SI DRITAN PRIFTI SIKUR KISHTE DICKA PER TE THENE PER METEN ,SALIUN ETJJJ PASTAJ TE VAZHDOJME ME SPIUNET ME TE VEGJEL UA A MBAN BYTHAAAAAAAAAA..????????????????!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*