Korrupsioni, implikohet qeni i policisë

February 5, 2016 20:38

Korrupsioni, implikohet qeni i policisë

 

Më pak se 24 orë pasi u dekorua nënkomisar, qeni kryesor i skuadrës antidrogë në portin e Durrësit, 5 vjeçari pastor Buçi, u implikua nga kolegët e tij humanë në një aferë të dyshimtë që rrezikon t’i heqë gradën dhe ta çojë në fabrikën e sallamit.

Gojët e liga thonë se ky zhvillim njëherësh liroi nga dyshimet tre agjentë policie që për pak do t’i shkonin gjyqit nën akuzën e lejimit të një kamioni me hashash drejt Italisë.

“Është për të ardhur keq që qen policë me kaq përvojë si Buçi, të përfshihen në punë të pista”, tha inspektori Mistrec Hafija, “por detyra mbi të gjitha: Nëse ka bërë faj, duhet dënuar. Unë e pashë me sytë e mi kur mori një çantë hashash nga maunia dhe ma futi në bagazhin e makinës. Ç’të bëja, mos duhej të heshtja për hir të miqësisë? Duhet ta denoncoja, sorry Buç”.

February 5, 2016 20:38
Komento

3 Komente

  1. e vertete February 6, 08:03

    Pse ju duket cudi qe qeni nuk korruptohet?kjo gje ka ndodhur ne gjermani kur sapo shkuam ne 90.Pasi u caktuam ne nje Hotel qeni i shefit te hotelit u bastardhua aq shume nga shqiptaret saqe nuk e degjonte me shefin dhe ai ju drejtua shqiptareve:me prishet qenin.Pse ta degjonte ai pronarin e tij kur merrte nga shqiptaret copen e gjalpit sa nje grusht ne goje?Dhe pas kesaj u dytyrua ta dergoje qenin per riedukim ne shkolle.Pra shikoni cfare jane ne gjendje te bejne shqiptaret!Kjo ngjarje eshte e vertete.

    Reply to this comment
    • Genti February 6, 17:08

      Hahaha ” e vertete” kjo qe po tregoni juve me kujton nje raste ketu ne New York,ne nje restorant gjigand,ku punonin si pijata lares tre shqiptar.Pronari kishte nje qen,po cfare qeni sinqerishte kuptonte si njeri,ngjitur me lokalin pronari kishte rezidencen,dhe shpesh qeni dilte dhe rinte ne nje kopsht te vogel,ku ishte edhe nje dere nga hyhej ne guzhinen e madhe,dhe tek dish washri ku punonin Shqiptaret.Por ata kur gjenin ndonje cop mishi apo sallami ja hidhnin qenit,i cili ne fillim nuk prekte mish apo sallam,se ishte mesuar me kanace,por me kalimin e kohes, filloi edhe ai,vente sa here ishin Shqiptaret ne turn sikur e dinte,dhe jo kur ishin ca zezak,apo arabik ne pune.Qe the ti qeni u be i pakontrollushem,i piset,hungerinte,aq sa familjaret e pronarit u shqetesuan,dhe kerkonin shkakun,bile qeni kishte filluar te behej agresiv me femijet(thone qe shqipot e kishin keqtrajtuar qenin e gjuanin me shkelm kjo per te nxjere dufin ndaj pronarit qe i punonte ne te zeze,dhe i paguante shum pake).Mbas shume kohesh,pronari pa filmimet e kameres qe kishte vene ne kopsht,dhe pa skenen.Kuptohet me nje here i perzuri nga puna,dhe qenin e dergoi per rriedukim…..Sinqerishte eshte mese e vertete,sdu te permend emrat e Shqipove,vetem ka nje ndryshim,ajo historia juaj ka ndodhur ne 90,kjo qe tregoj une ka tre vjet…..

      Reply to this comment
  2. byli February 6, 15:17

    Kush eshte ky Buci ? Mos eshte Drejtori I Qarkut

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*