Korrupsioni me regjistrimin e nxënësve te profesionalja “Karl Gega”, arrestohet mësuesi

September 8, 2016 19:49

Korrupsioni me regjistrimin e nxënësve te profesionalja “Karl Gega”, arrestohet mësuesi

Pak orë pasi ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, shkarkoi nga detyra drejtorin e shkollës profesionale “Karl Gega” në Kamëz dhe çoi për ndjekje mësuesin e dyshuar për korrupsion me regjistrimet e nxënësve, Policia e Tiranës ka kryer arrestimin e parë.

Specialistët e Seksionit për Korrupsionin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, bënë të mundur ndalimi e të dyshuarit Erjon Çutra, 36 vjeç, banues në Tiranë, mësues në shkollën e mesme ndërtimore “Karl Gega”.

“Ndalimi u bë pasi në datën 7 shtator 2016, në emisionin investigativ “Stop”, janë paraqitur filmime të veprimeve korruptive të kryera prej tij, ku në këmbim të marrjes së përfitimit të paligjshëm në vlerën 30 mijë lekë, u mundësonte studentëve regjistrimin pranë shkollës profesionale, megjithëse ata nuk plotësonin kriteret e vendosura nga drejtoria e kësaj shkolle”, bëri me dije policia në njoftimin zyrtar.

Në filmime dukej qartë që mësuesi u bënte me dije nxënësve të interesuar se nëse paguanin, pavarësisht mesatares së ulët, regjistroheshin në shkollë nga ai. Materialet iu kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Dy ditë më parë u arrestuan edhe dy sekserë, ish-përgjegjësi i mësimores dhe ish-laburanti i Universitetit Bujqësor të Kamzës, pasi kërkonin para dhe seks në këmbim të notës kaluese për provimet e studentëve. Ministri Klosi u distancua dje nga ngjarja në shkollën profesionale dhe deklaroi se “toleranca ndaj këtyre veprimeve do të jetë zero”.

 

September 8, 2016 19:49
Komento

1 Koment

  1. Udhetari i drejte September 9, 09:02

    E morem vesh se ne shkollat tona ne gjithe nivellet ka korrupsion, imoralitet aktiv e pasiv dhe ne forma te ndryshme. Duhet ndalur tek disa pydetje qe duan analize dhe zgjidhje:a) te studiohent prejardhje e seksereve, aresimi i tyre, morali familjar dhe raportet me dekanet e rektoret.b) lcilat jane klauzat ligjore qe lene shtigje per kryerje veprimesh te tolla, kjo nisur nga nje thenie e jetr italiane:”doli ligji,doli rrena”.dmth ku calon livjgji qe lejon te veproje antiligji.c) kjo analize te realizohet nga komizione te vecanta te shkalleve organizative te aresimit me specialiste te ndershem te perkushguar qe dine ta shpetojne veten dhe shoqerine nga kanceri gallopant i korrupsionit kudo ne kdte shoqeri te shkrete. Te mos bien exhe keta specialiste ne duart e seksereve marrje-dhenie ryshfetesh ne para mall dhe .ne karriere, sidomos partiake e politike. Dakort me sa them une, por dikush do te thote qe korrupsioni luftohet kur Shqipdria te pastrohet nga “drejtimi me duart te (pa) pastra”.E di qe nuk eshte kollaj prandaj duhet fshire kidi i sotem Zgjedhor!!!!???? Tung 09.09.2016.
    Udhetari i drejte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*