Korrupsioni në Gjykatën e Pukës, mbyllen hetimet

February 23, 2014 09:18

Korrupsioni në  Gjykatën e Pukës,  mbyllen hetimet

Prokuroria e Tiranës, në përfundim të hetimit të procedimit penal për çështjen e korrupsionit në Gjykatën e Pukës, ka dërguar dje për gjykim dosjen ndaj të 9 të pandehurve, përfshi prokurorin, gjyqtarin, sekretaren e gjykatës, kancelaren, avokatët dhe sekserët. Do të jetë Gjykata e Tiranës që do hedhë shortin për gjyqtarin e çështjes dhe procesin ndaj të dyshuarve, një pjesë e të cilëve nën masën “arrest shtëpie” dhe gjendje të lirë. Akuzat janë “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv i funksionarëve”, “ndikim i paligjshëm te funksionarët”.

 

Hetimet e skandalit

Prokuroria e Rrethit Tiranë, ka regjistruar procedimin penal menjëherë pas pamjeve të emisionit investigativ “Fiks Fare”, që fliste për një çështje korrupsioni në Gjykatën e Pukës, për ndryshimin e masës së sigurisë të një të arrestuari gjatë protestës së muajit prill në Fushë-Arrëz ndaj firmës “Ber-Alb”. Emisioni u shfaq nëntorin e vitit të kaluar në tre puntata dhe përfshinte të dyshuar nga Gjykata e Pukës, Prokuroria, avokatë, sekserë dhe të tjerë persona. Madje u përmend edhe emri i kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Kallëzuesi është Pal Pjetri, banor i lagjes “Nushaj” në Fushë-Arrëz, i cili bashkë me familjen dhe banorët protestuan ndaj kompanisë private për shpronësimet, dëmtimet dhe ndotjen më 15 prill 2013. Pjetri është lënduar dhe arrestuar në gjendje spitalore. Avokati i ka thënë se kishte paguar 100 mijë lekë te gjyqtari Shtjefën Lleshi dhe se duheshin edhe 100 mijë lekë të tjera. Më tej kanë lënë takim me gjyqtarin në zonën “Don Bosko” në Tiranë. Biseda është bërë në makinë dhe gjyqtari ka kërkuar 200 mijë lekë për lirimin. Kallëzuesi ka pranuar duke menduar se i njëjti gjyqtar kishte dhe dosjen e djemve të tij, po të ndaluar në protestë. Lekët i ka lënë në makinën e gjyqtarit dhe nga “arrest shtëpiak” është bërë “detyrim paraqitje”.

 

Çfarë tha gjyqtari

Më tej Pjetri ka ndërhyrë edhe për dy djemtë e tij, dy vëllezërit dhe nipin. “Gjyqtari Lleshi i ka thënë se fillimisht duhej ndryshuar masa e tij e sigurimit dhe se para zgjedhjeve nuk vepronte dot për shkak të situatës së krijuar”, thuhet në dosje. Më tej ka qenë avokati Fran Dashi që ka shkuar me Pjetrin në Gjykatën e Pukës dhe kanë takuar kancelaren Meliha Kuka. Kjo i ka bërë të ditur se çështjen e kishte në dorë gjyqtari Lleshi. Pjetri ka takuar në zyrë gjyqtarin dhe ky i ka thënë se për ndryshimin e masave të sigurimit duheshin 2 mijë USD për të dhe 2 mijë të tjera për prokurorin. Pasi ka plotësuar lekët, kallëzuesi është kthyer përsëri, por Lleshi e ka drejtuar te sekretarja. Sekretaria i ka kërkuar gjithsej 550 mijë lekë për ndryshimin e masës së sigurisë së djalit të quajtur Astrit Pjetri. Sekretaria ka kërkuar 250 mijë për gjyqtarin dhe po kaq për prokurorin dhe nga 25 mijë lekë për vete dhe kancelaren e gjykatës. Pjetri është kthyer me të gjitha lekët dhe ka filmuar dorëzimin e parave te Meliha Kukaj dhe Liljana Shkjau. Pas kësaj Astriti është liruar. Më tej, më 26 korrik, ka paraqitur kërkesë për ndryshim mase edhe Arjan Ndoka, por i është rrëzuar në dy shkallë.

 

Gjykata e Lartë

Pjetri ka takuar të dyshuarin si sekser Dëfrim Prençi dhe ky i ka thënë se do ndërhynte në Gjykatën e Lartë për rekurs dhe zëvendësim të masës së Ndokës. Prençi i ka marrë Pjetrit 240 mijë lekë për t’ia dhënë prokurorit Pëllumb Prençi për pranim kërkese. Ndërsa për ndryshimin e masës janë kërkuar 6000 euro për trupin gjykues në Gjykatën e Lartë, nga e cila një pjesë do t’ia jepte Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe pjesën tjetër anëtarëve të tjerë. Biseda është bërë në prani të avokatit Fran Dashi. Por Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin pas dhënies së lekëve. Prençi e ka prezantuar në Tiranë me avokatin Fariz Xhurxhi, i cili ka kërkuar para të tjera për të ndërhyrë te gjyqtari Izet Kadana dhe prokurori. Por nga hetimet u provua se kryetari i Gjykatës së Lartë nuk ka marrë pjesë në këtë çështje më 3 tetor 2013.

         

Të pandehurit e dosjes:

Dëfrim Prençi, 46 vjeç, “arrest në burg”

Liljana Shkjau, 41 vjeçe, “arrest në burg”

Fran Dashi, 52 vjeç, “arrest në burg”

Meliha Kuka, 41 vjeçe, “arrest në burg”

Pëllumb Prençi, 39 vjeç, “arrest në shtëpi”

Shtjefën Lleshi, 59 vjeç, “arrest në shtëpi”

Fariz Xhurxhi, 55 vjeç, “arrest në burg”

Pal Pjetri, 66 vjeç, në gjendje të lirë

Bardhe Pjetri, 54 vjeçe, në gjendje të lirë

 

 

 

 

 

February 23, 2014 09:18
Komento

3 Komente

  1. shqiptari February 23, 10:02

    ore ju trgojani armikute te drejtesis kosit me uje se ai do sulmoi korupsionin po se ku do ta godase se ai kujtone se e bene populli i thjeshte qe ska me se ta beje kete korupsion po keta sia a mbane te sulmoj ja keshtu do ngelete shqiperia ata qe vjedhin e grabisin e mashtrojne qe jane ne instancate shtetrore dhe paguhene me lekete e populin duhete dhe te na vjedhin e dhe te na mashtrojne dhe te na turturojne dhe te navrasine dhe ne mos te ndihemi pra hidhe e ti rape e bardh o llalle sulmo korupsionin ti se hahahahhahahaah mire do dalesh luftoje gjeje ndonje qe shete llalle e quje korupsion se hahahahahah je shteti prokuroria fuqia te shitsi i llalles qe e ble 25 leke e e shete 50 leke hahahahahahha llalle me qumeshte plure hahahahahah lllallle

    Reply to this comment
  2. shqiptar i vertete,jo shqiptar etnik,poshte etniket shqiptare. February 23, 10:48

    meso te shkruash o shqiptari se vetem shqiptar nuk je ti,por je shqipfoles,shkruaj bukur o malok apo katnar cfare dreqin je,ose shko ne shkolle se shkolla eshte dituri dhe kulture,mos te duket ofendim,dhe te duket kulture analfabeti,ndrysho mentalitet o njeri pa atdhe,te pakten po pate hyre ne shqiperi si gjith etniket e tjere te huaj qe jetojne ne shqiperi,duhet te mesosh shqipen,ndryshe ik andej nga ke origjinen e gjysherve,na del edhe me psoedenimin shqiptar,ste vjen turp qe ofendon nje popull te tere.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi February 23, 12:03

    Prokuroria i mbylli hetimet dhe tani sipas zakonit “zaganjorist” e ka radhën gjykata t’i lirojë!? Mos na e prishni zakonin 23 vjeçar ???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?