Zvetënime morale dhe ligjore

April 11, 2019 12:37

Zvetënime morale dhe ligjore

Nga Viktor Malaj

Korrupsion në Mjekësi

Para pak kohësh media njoftoi se disa kuintal ilaçe të skaduara ishin gjetur në Spitalin “Nënë Tereza” dhe se ato ilaçe duheshin hedhur. Të gjithë e dimë se, si shumë gjëra të tjera, edhe ilaçet blihen me paratë tona. Ndonëse blihen për ne dhe për nevojat tona, përgjegjësia e blerësit, domethënë e institucionit mjekësor shtetëror, ëshë e dyfishtë: përgjegjësia për shpenzimin pa mend të parave tona duke blerë një mall me datë të afërt skadence dhe përgjegjësia për moskontrollin e vazhdueshëm të ilaçeve stok në mënyrë që, nëse nuk përdoren përpara afatit skadues, të shpërndaheshin në zona të tjera të vendit, sidomos në zonat rurale në mënyrë që të përdoreshin, sipas nevojave, përpara skadencës, qoftë dhe duke i dhënë falas. Cili është personi blerës i ilaçeve dhe cili është personi i paguar me paratë tona për të mbikqyrur gjendjen e ilaçeve dhe përse këta persona nuk i nënshtrohen përgjegjësisë ligjore ose adminstrative, të paktën, të pezullohen nga puna? E kam shtruar rreth një vit më parë dhe po e përsëris: a dëshmon ky rast se Ministrja e Shëndetësisë nuk e ka gjendjen nën kontroll? Sigurisht që po. Po atëherë ç’bëhet?

Pafytyrësia e një Horri

Një horr politik me emrin Lulzim Basha shkoi në Shkoder në 2 prill dhe tha, e çfarë nuk tha. Ai që ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë në 2011 dhe që ndodhej në godinën e Qeverisë në 21 janar kur populli protestoi kundër manipulimeve zgjedhore dhe blloqeve financiare, pra ndodhej vetëm njëzet metra larg protestuesve kur u vranë katër prej tyre dhe shumë të tjerë u plagosen, shkon në Shkoder dhe, duke qënë i ditur në histori po aq sa është i aftë në matematikë, iu “tregoi” shkodranëve historinë e ndodhur në qytetin e tyre 28 vjet më parë.

Megjithëse autorësia e krimit të 21 janarit 2011 është provuar gjyqësisht, megjithëse ekzekutorë të krimit kanë rezultuar vartësit e drejtpërdrejtë të Lulzim Bashës, megjithëse është provuar fshirja e filmimeve të ngjarjes për të fshehur provat që lidhnin ekzekutorët me eprorin e tyre, që ndodhej në të njëjtën godinë me ta, horri i sotëm politik shkon në Shkoder dhe “tregon” historinë e një ngjarjeje ku ai s’ka qënë i pranishëm fare. Megjithëse organet hetimore dhe gjyqësore, të komanduar nga ati i tij politik dhe shpirtëror, nuk identifikuan kurrë ekzekutorët e asaj ngjarjeje dhe, rrjedhimisht, as autorësinë e shtetit, palaçoja i Çadrës deklaron se “katër 20 vjeçarë… u identifikuan, u përcaktuan dhe u ekzekutuan nga bisha që po jepte shpirt”. Nëse “bishës” që po jepte shpirt atëherë nuk iu vërtetua kurrë fajësia, çfarë mund të thuhet për bishën tashmë të identifikuar të 21 janarit 2011, koka e së cilës ishte vetë “historiani” Basha?

Nëse, siç thotë ky bejtexhi, “kufoma politike e ‘Rilindjes’ është trashëgimtare e denjë e krimit të 2 prillit 1991”, a nuk është trashëgimtare e denjë e krimit të 21 janarit 2011 kufoma politike e opozitës së sotme politike? Nëse “analizat e ADN”-së nuk kanë vërtetuar trashëgiminë e “Rilindjes” nga 2 prilli, dihet mirëfilli se analiza e ADN-së ka provuar katërçipërisht trashëgiminë e opozitës aktuale politike nga 21 janari 2011.

Nëse, siç thotë “analisti” historik Lulzim Basha, “Diktatura, kësisoj donte ta bënte Shkodrën shembull, ta përçudnonte”, a na lejohet neve që, lehtësisht, të konkludojmë se “qeveria demokratike e 2011 kësisoj donta ta përçudnonte gjithë Shqipërinë”? Duke u shfaqur tërësisht qesharak para shqiptarëve, ashtu si dy vjet më parë në Çadër, Basha pohoi se “Në krahun tonë janë vlerat më të shenjta të lirisë dhe demokracisë, vlerat e aleatëve tanë europianë dhe amerikanë”. Po, si t’ia bëjnë shqiptarët e gjorë që, nga njëra anë dëgjojnë këto përralla prej 30 vjetësh nga të njëjtët autorë, nga ata që kanë falsifikuar e dhunuar procese zgjedhore, kanë rrahur, plagosur, burgosur e vrarë kundërshtrarë politikë dhe çuar vendin në zgrip disa herë, që janë cilësuar nga europianët dhe amerikanët disa herë si “regjim gangsterësh”, “ordinerë të rrezikshëm”, “kryetrukues zgjedhjesh”, “të paaftë si administratorë” dhe tani dëgjojnë me dhjetëra autoritete politike perëndimore t’i cilësojnë sjelljet dhe veprimet e opozitës “së vlerave” si antidemokratike dhe kundër integrimit evropian të Shqipërisë ?

Edhe sikur autorësia e  vrasjeve të 2 prillit 1991 të ishte provuar ashtu siç është provuar ajo e 21 janarit 2011, z. Basha do të kishte qënë në pozita të barabarta morale, politike dhe juridike me drejtuesit e “diktaturës” dhe, po të ishte pak më i mençur, do të duhej të heshtte. Sot, ai është në pozita inferiore edhe ndaj tyre. Mirëpo nuk hesht. Nevoitet pafytyrësia e një horri dhe guximi i një gangsteri që të mbash qëndrime të tilla dhe, nga pozitat e kriminelit vrasës të akuzosh të tjerët që s’iu është provuar kurrë autorsia.

Lajthitje Gazetareske

Pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, gazetari i respektuar investigues z. Artan Hoxha u shpreh në media se “Gjithë Shkodra e di se kush janë vrasësit, çfarë rruge kanë ndjekur dhe në çfarë shtëpie ndodhen tani duke na ndjekur në TV”. Kur dëgjon këtë pohim njeriu shastiset dhe nis e pyet veten: nga e di gazetari mendimin e “gjithë Shkodrës”? Nëse gazetari e di se “gjithë Shkodra” i njeh autorët dhe vendndodhjen e tyre kjo do të thotë se këto fakte i di edhe vetë gazetari. Nëse ai i di, përse nuk ia raporton policisë dhe prokurorisë? A e di gazetari se moskallëzimi i krimit përbën vepër penale dhe dënohet jo pak? A mos është një pohim i tillë një ulje e gazetarisë në nivele banale dhe bulevardeske? Kujt i shërben kjo lloj gazetarie? Mbetet të shpresojmë se pohimi i mësipërm ka qënë thjesht një lajthitje e çastit.

Mungesë Përgjegjësie Qeverisëse

Këto ditë u njoftua se institucionet përkatëse shtetërore do të shembin një pallat 28 katesh tek Shkëmbi i Kavajës dhe se pronari i pallatit paska vazhduar shtesat pa leje të kateve ndërsa në pallat banonin disa familje. Është e pafalshme për shtetin që, jo vetëm në këtë rast, ka lejuar dhe lejon ndërtime, qoftë edhe me leje, ndërsa në pallate banojnë njerëz. Kjo nuk ndodh as në Afrikë. Kush do ua paguaj, pas prishjes së pallatit, paratë personave që kanë blerë apartamente në atë ndërtesë? Përsëri do të merren paratë tona nga buxheti i shtetit dhe t’iu jepen këtyre pronarëve të apartamenteve si dëmshpërblim për prishjen e pronave të tyre? Drejtuesit rajonalë të institucioneve përkatëse shtetërore që e kanë lejuar këtë fakt duhej të ishin hequr nga puna. Çfarë pritet?

Degradimi i Rinisë Studentore

Media tregoi këto ditë një grup studentësh të juridikut në Shkoder që ushtronin dhunë ndaj dyerve dhe dritareve të godinës së re të fakultetit me pretekstin se nuk ishte përfunduar dhe s’kishte nisur nga puna në afatin e premtuar. Një studente që mbante një çantë dore “Chanel” (shumë e shtrenjtë), orë dore dhe celular të shtrenjtë, u shfaq duke goditur derën me gurë. Merret lehtë me mend se çfarë juriste, avokate, gjyqtare apo politikane e nesërme do të bëhet kjo zonjushë pa mend dhe pa karakter. Ka të ngjarë që me ato standarde morale që u soll ndaj godinës arsimdhënëse t’i ketë fituar edhe paratë me të cilat i kishte siguruar vetes luks

Standardet tona të Shumëfishta të Vlerësimit

Pas njoftimit të rezultateve të një sondazhi të IPR Marketing gazetarja televizive Sonila Meço tha se “IPR Marketing është shumë i besueshëm dhe i tillë ka qenë gjithmonë”, ndërsa analisti Andi Bushati pohoi se “Hulumtimi i IPR Marketing e ka vërtetuar seriozitetin e tij”. Nëse është kështu, dhe kështu besoj se është, atëherë të gjithë “armiqtë” e zgjedhjeve të qershorit 2017 duhet të heshtin një herë e mirë. Nëse IPR Marketing është i besueshëm sot ai i tillë ka qenë edhe para zgjedhjeve parlamentare të 2017 kur parashikoi fitoren e 72-75 deputetëve vetëm nga Partia Socialiste dhe ashtu ndodhi vërtetë. Atëherë përrallat me “blerje votash” mbeten mjete vetëdiskredituese të atyre që braktisën Parlamentin dhe të avokatëve të tyre mediatikë.

Kaosi i Parimeve nuk është Idealizëm

Politikani, pedagogu dhe analisti Mark Marku pohonte para pak ditësh se kushdo ka të drejtë t’i zërë rrugën Kryeministrit dhe deputetëve që nisen të hyjnë në Parlament dhe se policia nuk mund t’i prekë. Sipas tij edhe përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës, që përdoren në gjithë Botën Perëndimore, tregon se po vendoset diktatura. Është e vërtetë se z. Marku vjen nga një parti politike që pritat i ka pasur një mjet të ngahershëm të luftës politike por, si njeri i lexuar, ai duhet ta dijë se prita është formë sjelljeje arkaike mesjetare dhe nuk takohet askund me politikën moderne, është formë e dhunshme e sjelljes dhe jo produkt i mendjeve të qytetëruara. Madje, Marku duhet ta kuptojë se është fat që pritat i ngrihen z. Rama se po të ishte ndonjë tjetër, duke përfshirë edhe idhullin e tij politik Berisha, pritëvënësve mund t’iu ishte bërë shpina më e butë se barku. Zoti Marku do t’i bënte një shërbim më të vyer partisë së tij nëse do ta këshillonte të shmangte nga radhët e saj figura groteske dhe diskredituese, të tillë si ish – deputetët Noka, Balliu, Strazimiri etj. që futen forcërisht në komisariate policie dhe ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të policisë, apo halabakë të veshur me pushtet si kryetari i bashkisë Kukës, nënkryetarja e bashkisë Lezhë apo ish – deputeti pa dinjitet Luçiano Boçi që mbledhin kokëboshë nëpër katunde për t’i zënë pritë Kryeministrit. Shteti dhe shoqëria demokratike nuk duhet të pajtohen me rrugëzënien ndaj cilitdo qytetar të lirë dhe, aq më pak të autoriteteve shtetërore.

Pasionet politike e bëjnë Markun të pohojë edhe broçkulla të tilla si ajo që tha se duhet konsideruar superskandal fakti që ish- Drejtori i Policisë Fier e pati këshilluar kallëzuesin Fredi Alizoti të shkonte dhe të denonconte në Prokurori për çështjen “Babale”. Në këtë linjë gjykon edhe z. Edmond Spaho kur thotë se këshillimi i Alizotit për të denoncuar në Prokurori quhet “pengim i drejtësisë”. Nuk mund të mos hutohesh nga kjo mendjelehtësi dhe të çuditesh se sa poshtë e ulin personalitetin e individit rrëmbimet pasionante.

Kur do të Prangosen Nxitësit e Luftës?

Shkelësi serial i Ligjeve Sali Berisha iu drejtohej ndjekësve të tij duke thënë se “Deklarata e këtij bastardi të xhelatëve të diktaturës (është fjala për pohimin e Kryeministrit se logot e PD-së dhe LSI-së duket se do të shkojnë për skrap- V.M.) është thirrje kushtrimi lufte për çdo qytetar… Edvin Urrejtja ka ftuar në luftë për jetë a vdekje çdo qytetar të këtij vendi për të cilët liria dhe dinjiteti i fituar në liri janë të vlefshme për çdo sakrificë”. Nuk është hera e parë që  autori kryesor i “krimeve të tmerrshme të pas 1990” (sipas ambasadorit Donald Lu) bën thirrje për luftë dhe armatosje të njerëzve kundër njëri-tjetrit për llogari të mbrojtjes së tij nga ndëshkimi për krimet e kryer. Është e çuditëshme që, edhe tani pasi Vetingu ka depërtuar bukur thellë, organet hetimore nuk nisin një procedim penal për këtë keqbërës të papenduar dhe të pandëshkuar. Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pohonte se “Nuk kërkojmë luftë të ftohtë, por paqe me Rusinë”, monstra politike e Shqipërisë bën thirrje, për të disatën herë, për “luftë për jetë a vdekje” midis shqiptarëve. Ndoshta ishte gatishmëri ndaj kësaj thirrjeje reagimi i një kokëboshi në Shkoder që pohoi para kamerave se “Lufta hala s’ka fillua…”. Deri kur kështu ma?! – pyeste dhimbshëm Migjeni.

Frika nga mëkatet e së kaluarës dhe qejfmbetja nga mosftesa rreth tepsisë i ka bërë edhe drejtuesit e LSI-së që të bëjnë thirrje për “tërheqje zvarrë për së gjalli të Kryeministrit” (M. Kryemadhi) apo “varje me kokë poshtë si të Musolinit” ( P. Vasili ).

*****

Botuar sot në Dita

April 11, 2019 12:37
Komento

3 Komente

  1. intelektuali April 12, 09:36

    IK DHE BEJ SHURREN O ENVERISTI VIKTOR MALAJ ME DACIBAOT E TUA BOLSHEVIKE ANTIOPOZITE

    sepse:

    A i pe banditet si vodhen milionat ne euro te shqyptareve?

    dhe:

    Qe askush nga Media dhe Politika jone kombetare nuk i dhane nje pergjigje adekuate pyetjes:

    KUSH I KA DHENE LEJE BANKAVE PRIVATE TE TREFSEROJNE MILIONA EURO CASH ME AEROPLAN SIKUR TE ISHIN NE PERENDIMIN E LARGET TE KAUBOJSAVE AMERIKANE?

    He mo enveristi Vktor Malaj qe je “Gjithnje gati!” sa here te therret Partia per te mbrojtur Istikamin nga Armiku i Kllases, shko dhe provo ti ne nxjerresh jashte Shqypnise jo miliona, por shuma mbi 10 mije euro qe te shikosh si ta fusin bythen e fanatikut ne daren e kontrollove pafund, tatimore, doganat dhe gopi i semes i pushtetit te Edvin Droges dhe pastaj eja dhe me thuaj perralla per zvenetime morale dhe ligjore te pushtetit mafioz enverist qe po qeveris Vatanin aktualisht.

    A I DEGJOVE QYFYRET E “BRUMBULLIT” TE BANKAVE TE EDVINIT NE EMISIONIN E DALLKUKUT YLLI RAKIPI “TE PAEKSPOZUARIT” MBREME?

    qe:

    E zhvillon emisionin i papergatitur per nje ballafiqim profesional dhe i kalon transfertat CASH me thase te “tepricave” te lekave te shqyptareve vetem me llogje idioti te nje “BRUMBULLI” genjeshtar qe kerkon te mbuloje rezilin e pastrimit te parave te pista te Edvin Droges me mashtrime enveriste per katunare dru me pre, sic ishin edhe te gjithe te ftuarit ne emisionin e tij grotesk. Kur e pyeten kete mashtrues:

    A NDODH KJO TRANFERTE E PAPARE CASH E VALUTES SE BANKAVE PRIVATE NE BOTE?

    “Brumbulli” i Edvin Droges hezitoi dhe dha nje pergjigje “As mish, as peshk” jo ata punojne me euro, ne punojme me leka, por kur Ylli Rakipi i tha:

    PO BRITANIA E MADHE QE PUNON ME PAUND ME THASE CASH E DERGON JASHTE VALUTEN E SAJ?

    Pyetjes se Ylli Rakipit intelektuali i shton edhe nje pyetje tjeter per “Brumbullin” e Bankave te Edvin Droges:

    PO ZVICRA ME THASE DHE ME AEROPLAN CASH I DERGON FRANGAT E SAJ?

    Sa per dijeni ne Zvicer qe ne Kohen e Qepes te Babaqemos ekziston ligji i rrepte per firmat private dhe personat fizike se po te nxjerrin CASH para te thata jashte vendit mbi nje vlefte te percaktuar me ligj, denohen penalisht me burg dhe gjobe dhe parate e kapura konfiskohen nga shteti.

    QYSH ATEHERE BANKAT PRIVATE NE SHQYPNI KANE BERE “VEZEN E KUQE” DHE JANE JASHTE KONTROLLIT TE PASTRIMIT TE PARAVE TE PISTA?

    Pse Bankat Private nuk i transferojne parate e tyre me rruge bankare te rregullt ka shume sherbime nderkombetare, pa menyra te pafundmte per te realizuar transferta te tilla ne shuma ne miliarda dollare, pse duhet te “fluturoje” valuta shqyptare me aeroplan ne dhe te huaj kur Bankat Qendrorte jane ato qe presin dhe prodhojne kartmonedhat ne valute qofte kjo ne USD, ne EUR apo ne cfaredolloje tjeter dhe per kete arsye dergesa e valutes se perdorur me thase CASH eshte nje veprim teknik tejet allogjik per Banken e shtetit qe ka lejuar kete transferte mafioze te papare dhe te panjohur ne praktiken nderkombetare, parafytyroni sikur Bankat e Singaporit t’i dergojne para me thase CASH ne SHBA se cfare kakafonie do te krijonte, atehere Pse Banka e shtetit ka lejuar transferta CASH ne miliona euro te Bankave Private me thase qe ka krijuar premisa edhe vjedhjen e tyre, nuk eshte vendi dhe as koha qe te tregojme me profesionizem si kryhen transfertat ne valute midis bankave ne Bote, ka ma mijra firma qe lehtesojne shume kete veprimtari pa kurfare risku financiar, argumentat e “Brumbujve” te bankave te Edvin Droges jane totalisht ne pozicion “jashte loje” dhe vetem mund te shkaktojne neveri per nivelin alifmatrak te Shtetit tone afrikan, por pergjigja e intelektualit per pyetjen me siper eshte dhume e thjeshte per kete rezil te funjksionimit te sistemit tone bankar dhe te drejtimit nga Babnka e Shtetit,

    SPJEGIMI ESHTE SEPSE:

    Tranferimi CASH me thase nuk le asnje gjurme per shumat e trasferuara asgjekundi, ato nuk jane te deklaruara dhe te kontrolluara asgjekundi, ndersa transfertat bankare lene gjurme kudo: ne Rrejt, ne Kompjutera, ne Servera dhe Hard Disqe me te dhena te sakta edhe per derguesin edhe per perftuesin te shumave makaber ne miliona euro per Shqypnine e varfer dhe te telendisur. Nga ana tjeter dihet se kjo veprimtari CASH e transfertave te parave te pista perdoret kryesisht nga Mafia dhe Terroristet, por transferta CASH te valutave aplikohet edhe nga ana e Organizatave Humanitare per Vendet e Botes se Trete ne rastet e urise, semundjeve, emergjencave dhe fatkeqesive natyrore, sepse njerezit preferojne para te thata ne dore dhe jo ushqime apo veshje apo medikamente mjekesore per popujt ne nevoje. Ne keto raste transferta CASH lejohen me vendime te posacem te KS te OKB per vendet ne nevoje dhe monitorohen ne nje forme tejet rigoroze.

    PSE SHTETI SHQYPTAR KA LEJUAR NJE VEPRIMTARI TE TILLE TE ANTILIGJSHME PA KURFARE KONTROLLI FINANCIAR?

    dhe:

    Pse Media jone investigative kombetare eshte kaq e papergatitur per nje debat te mirefillte qe ka rendesi fundamentale pasi prek xhepat e gjithe shqyptareve?

    Ne vend te nje debati te tille intelektual me specialiste te mirefillte te fushes qe do te rezonin menjehere argumentat qesharake te “Brumbullit” te Bankave te Edvin Droges, debati kalon me llogje idiote tra-la-la per sigurine e Aeroportit te Rinasit qe duket ashiare qe e kane lene enkas ne kete gjendje mjerane si Teatrin Kombetar per te pastruar parate e pista Pushteti Maifioz i Toyotave te Droges te Taulanit prej Xibrake, bedeli i Edvin Droges qe e tregoi me gisht opozita dhe enveristi fanatik, Viktor Malaj hedh ne gazeten e nerume DITA llogjet e tij te radhes kunder po kunder kesaj Opozite.

    Reply to this comment
  2. intelektuali April 12, 09:37

    IK DHE BEJ SHURREN O ENVERISTI VIKTOR MALAJ ME DACIBAOT E TUA BOLSHEVIKE ANTIOPOZITE

    sepse:

    A i pe banditet si vodhen milionat ne euro te shqyptareve?

    dhe:

    Qe askush nga Media dhe Politika jone kombetare nuk i dhane nje pergjigje adekuate pyetjes:

    KUSH I KA DHENE LEJE BANKAVE PRIVATE TE TREFSEROJNE MILIONA EURO CASH ME AEROPLAN SIKUR TE ISHIN NE PERENDIMIN E LARGET TE KAUBOJSAVE AMERIKANE?

    He mo enveristi Vktor Malaj qe je “Gjithnje gati!” sa here te therret Partia per te mbrojtur Istikamin nga Armiku i Kllases, shko dhe provo ti ne nxjerresh jashte Shqypnise jo miliona, por shuma mbi 10 mije euro qe te shikosh si ta fusin bythen e fanatikut ne daren e kontrollove pafund, tatimore, doganat dhe gopi i semes i pushtetit te Edvin Droges dhe pastaj eja dhe me thuaj perralla per zvenetime morale dhe ligjore te pushtetit mafioz enverist qe po qeveris Vatanin aktualisht.

    A I DEGJOVE QYFYRET E “BRUMBULLIT” TE BANKAVE TE EDVINIT NE EMISIONIN E DALLKAUKUT, YLLI RAKIPI “TE PAEKSPOZUARIT” MBREME?

    qe:

    E zhvillon emisionin i papergatitur per nje ballafiqim profesional dhe i kalon transfertat CASH me thase te “tepricave” te lekave te shqyptareve vetem me llogje idioti te nje “BRUMBULLI” genjeshtar qe kerkon te mbuloje rezilin e pastrimit te parave te pista te Edvin Droges me mashtrime enveriste per katunare dru me pre, sic ishin edhe te gjithe te ftuarit ne emisionin e tij grotesk. Kur e pyeten kete mashtrues:

    A NDODH KJO TRANFERTE E PAPARE CASH E VALUTES SE BANKAVE PRIVATE NE BOTE?

    “Brumbulli” i Edvin Droges hezitoi dhe dha nje pergjigje “As mish, as peshk” jo ata punojne me euro, ne punojme me leka, por kur Ylli Rakipi i tha:

    PO BRITANIA E MADHE QE PUNON ME PAUND ME THASE CASH E DERGON JASHTE VALUTEN E SAJ?

    Pyetjes se Ylli Rakipit intelektuali i shton edhe nje pyetje tjeter per “Brumbullin” e Bankave te Edvin Droges:

    PO ZVICRA ME THASE DHE ME AEROPLAN CASH I DERGON FRANGAT E SAJ?

    Sa per dijeni ne Zvicer qe ne Kohen e Qepes te Babaqemos ekziston ligji i rrepte per firmat private dhe personat fizike se po te nxjerrin CASH para te thata jashte vendit mbi nje vlefte te percaktuar me ligj, denohen penalisht me burg dhe gjobe dhe parate e kapura konfiskohen nga shteti.

    QYSH ATEHERE BANKAT PRIVATE NE SHQYPNI KANE BERE “VEZEN E KUQE” DHE JANE JASHTE KONTROLLIT TE PASTRIMIT TE PARAVE TE PISTA?

    Pse Bankat Private nuk i transferojne parate e tyre me rruge bankare te rregullt ka shume sherbime nderkombetare, pa menyra te pafundmte per te realizuar transferta te tilla ne shuma ne miliarda dollare, pse duhet te “fluturoje” valuta shqyptare me aeroplan ne dhe te huaj kur Bankat Qendrorte jane ato qe presin dhe prodhojne kartmonedhat ne valute qofte kjo ne USD, ne EUR apo ne cfaredolloje tjeter dhe per kete arsye dergesa e valutes se perdorur me thase CASH eshte nje veprim teknik tejet allogjik per Banken e shtetit qe ka lejuar kete transferte mafioze te papare dhe te panjohur ne praktiken nderkombetare, parafytyroni sikur Bankat e Singaporit t’i dergojne para me thase CASH ne SHBA se cfare kakafonie do te krijonte, atehere Pse Banka e shtetit ka lejuar transferta CASH ne miliona euro te Bankave Private me thase qe ka krijuar premisa edhe vjedhjen e tyre, nuk eshte vendi dhe as koha qe te tregojme me profesionizem si kryhen transfertat ne valute midis bankave ne Bote, ka ma mijra firma qe lehtesojne shume kete veprimtari pa kurfare risku financiar, argumentat e “Brumbujve” te bankave te Edvin Droges jane totalisht ne pozicion “jashte loje” dhe vetem mund te shkaktojne neveri per nivelin alifmatrak te Shtetit tone afrikan, por pergjigja e intelektualit per pyetjen me siper eshte dhume e thjeshte per kete rezil te funjksionimit te sistemit tone bankar dhe te drejtimit nga Babnka e Shtetit,

    SPJEGIMI ESHTE SEPSE:

    Tranferimi CASH me thase nuk le asnje gjurme per shumat e trasferuara asgjekundi, ato nuk jane te deklaruara dhe te kontrolluara asgjekundi, ndersa transfertat bankare lene gjurme kudo: ne Rrejt, ne Kompjutera, ne Servera dhe Hard Disqe me te dhena te sakta edhe per derguesin edhe per perftuesin te shumave makaber ne miliona euro per Shqypnine e varfer dhe te telendisur. Nga ana tjeter dihet se kjo veprimtari CASH e transfertave te parave te pista perdoret kryesisht nga Mafia dhe Terroristet, por transferta CASH te valutave aplikohet edhe nga ana e Organizatave Humanitare per Vendet e Botes se Trete ne rastet e urise, semundjeve, emergjencave dhe fatkeqesive natyrore, sepse njerezit preferojne para te thata ne dore dhe jo ushqime apo veshje apo medikamente mjekesore per popujt ne nevoje. Ne keto raste transferta CASH lejohen me vendime te posacem te KS te OKB per vendet ne nevoje dhe monitorohen ne nje forme tejet rigoroze.

    PSE SHTETI SHQYPTAR KA LEJUAR NJE VEPRIMTARI TE TILLE TE ANTILIGJSHME PA KURFARE KONTROLLI FINANCIAR?

    dhe:

    Pse Media jone investigative kombetare eshte kaq e papergatitur per nje debat te mirefillte qe ka rendesi fundamentale pasi prek xhepat e gjithe shqyptareve?

    Ne vend te nje debati te tille intelektual me specialiste te mirefillte te fushes qe do te rezonin menjehere argumentat qesharake te “Brumbullit” te Bankave te Edvin Droges, debati kalon me llogje idiote tra-la-la per sigurine e Aeroportit te Rinasit qe duket ashiare qe e kane lene enkas ne kete gjendje mjerane si Teatrin Kombetar per te pastruar parate e pista Pushteti Maifioz i Toyotave te Droges te Taulanit prej Xibrake, bedeli i Edvin Droges qe e tregoi me gisht opozita dhe enveristi fanatik, Viktor Malaj hedh ne gazeten e nerume DITA llogjet e tij te radhes kunder po kunder kesaj Opozite.

    Reply to this comment
  3. Hajriu April 13, 21:22

    Kam vene re se ne shumicen e shkrimeve te tij z.Bedri Islami nuk lejon komentet!
    Ne se ka frike nga perplasja e mendimeve,pse i shkruan dhe boton ato?
    Po ju si gazete cfare interesi keni,pervec mbushjes se faqeve bosh?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin