Korrupsioni në Ukrainë

June 22, 2014 19:57

Korrupsioni në Ukrainë

Korrupsioni është kancer, tha presidenti i ri i Ukrainës gjatë fjalimit inagurues, duke u zotuar se do ta spastrojë vendin nga kjo dukuri që ka kapluar atë shtet që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe ka krijuar shumë oligarkë.  Por a mundet që një oligark i kthyer në president të spastrojë një sistem të tillë të fortifikuar.                       

Ishin tregimet për jetën ekstravagande të Viktor Yanukovych-it në vilën e tij Mezhigirya, e mobiluar në kurriz të popullit të tij, që solli mijëra protestues në sheshin qendror të Kievit në shkurt për të kërkuar dorëheqjen e tij.
Që nga largimi në Rusi, shtëpia e tij është kthyer në magnet të pazakontë turistësh. 
Por edhe pse banjoja e artë legjendare ishte e sajuar, korrupsioni është problem shumë serioz në Ukrainë. 

Lufta kundër korrupsionit nuk është e lehtë, thotë aktivisti Alexander Kostrenko, i cili udhëton me një grup të armatosur rojesh. Ai shtron pyetje ndaj zotimit të presidentit Poroshenko për të luftuar korrupsionin nga brenda. 
 
“Autoritetet nuk duhet të krijojnë komisione kundër korrupsionit brenda ministrive. Si mundet që vet shteti të organizojë zyrtarët shtetëror të luftojnë vetveten? Është qesharake.” 

Por zëvendës guvernatori rajonal i Kievit, Dmytro Khrystyuk thotë se shteti ka një rol të madh.
 
“Besueshmëria e zyrtarëve është shumë e ulët. Për të fituar besimin e popullit, duhet bërë transparente dhe e hapur qasja ndaj zyrtarëve.”
 
 Në pallatin e Yanukovych-it, kuratori Petro Oliynyk u tregon vizitorëve më shumë se 100 dhoma. Ai jeton aty dhe e quan vilën “kafazi i artë”. Ai thotë se është e rendësishme mbajtja e një monumenti të tillë që përfaqëson trashëgiminë e politikave të korruptuara. 
 
“Gjithçka këtu është bërë në kurriz të popullit, të jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre. Këtu është gjaku dhe djersa e ukrainasve.”  
 
Për të sapo martuarit pallati ofron pamje të bukura fotografike.
Një çift, që foli me Zërin e Amerikës në ditën e tyre të dasmës, thotë se vendi ka nevojë për një fillim të ri. 
 
“Duhen njerëz të rinj në drejtim. Duhet thyer sistemi i vjetër dhe të sillen të rinjtë në qeveri sepse të vjetërit janë të krimbur.”
 
Maria Taranova,  pronare restoranti, thotë se do të duhet më shumë për të luftuar korrupsionin. 
 
“Do të kalojnë të paktën dy gjenerata për të hequr qafe korrupsionin.” 
 
Ukrainasit që vizituan këtë monument për korrupsionin thonë se nuk e duan këtë dinjitet për veten e tyre. 
Në Ukrainën e re, thonë ata, duan që çdokush të gëzojë një jetë të mirë. / Zeri i Amerikes

June 22, 2014 19:57
Komento

4 Komente

  1. Agim Anastasi June 23, 20:51

    Oligarket nuk mundet te luftojne korrupsionin,pasi ata vete jane produkte i korrupsionit. Kurr premtojne lufte ndaj korrupsionit, eshte per te qeshur ,qe jane aq naive per te mos thene injorante ne ekonomi.Korrupsioni eshte metodologji e kapitalizmit kazhino dhe qe vertet te kerkosh ta luftosh ate,duhet shkateruar sistemi kazhino ,e jo me thirje e fushata per te luftuar korrupsionin. Ne se politika eshte serioze,le ta nisi me ndryshimin,para se shtetet te bien te falimentuara. Reforma te medha ne tatim, e konkretisht ne taksen progresive dhe shtetezimin sa me pare i bankave te falimentuara prej vitesh,qe po mbahen me taksapaguesit. Bankat dhe oligarket sot jane nje organizem i pandare dhe duhen trajtuar bashke. Pasurimi ne miliarda i olikarkeve sot,ekonomikishte nuk justifikohet dhe shteti e pranon kete fenomen me idene e ekonomise se lire. Ky eshte mashtrimi me i madhe qe i behet shoqerise dhe e keqja me rende per shtetin,i cili kerkon te perballoje diferencat. Edhe sa do te vazhdoje akoma,a do te mbijetoi ky sistem kazhino. Mbetet te shihet, shume shpejt.

    Reply to this comment
  2. Milo Koka June 23, 22:48

    Ky fare presidenti i ka bere miljardat me çokollata , keshtu thote , ka loqe ne kete bote qe e beson kete

    Reply to this comment
    • Genti June 24, 09:24

      Nuk e di personin ne fjale se si i ka bere leket, por me cokollata sigurisht qe behesh i pasur, mjafton te shikosh njeriun e 22-te me te pasur ne bote Michele Ferrero qe ka me shume se 27 miliarde dollare.

      Reply to this comment
  3. Vlora June 24, 08:27

    Po ky Posroshenko, apo si e quajne ukrainasit “porasenko” ku I beri 44 milliard euro pasuri? vetem duke punuar me cokollata? Hajde mos ja fusin kot, do te hiqka korrupsionin ky qe deri dje ka qene bashkepuntor I Janukovichit … Sa luftoi Saliu korrupsionin ne Shqiperi aq do e luftoje edhe ky multi miliarder korrupsionin ne Ukraine

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*