“Koshi” shqiptar, humbje dhe dorëheqje e trajnerit

August 20, 2017 11:53

“Koshi” shqiptar, humbje dhe dorëheqje e trajnerit

Faza kualifikuese e Shqipërisë në fushatën që të çon në Botërorin e basketbollit të meshkujve ishte zhgënjyese.

Pas disfatës me Holandën, kombëtarja kuqezi u pozicionua në vendin e fundit në grupin B parakualifikues të Botërorit 2019.

Trajneri Antonis Constandinides dha dorëheqjen pas 4 humbjeve në po kaq takime të luajtura.

“Kërkoj ndjesë për këtë humbje, ishte një ndeshje e turpshme për ne”, tha trajneri qipriot pas humbjes në shtëpi me rezultatin 113-37 për holandezët, që siguruan kështu edhe vendin e parë në grup.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll siguron për herë të parë pjesëmarrjen në kualifikimet për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Skuadra kosovare fitoi në Prishtinë përballë Estonisë, me rezultatin 75-69.

Paraqitja e basketbollistëve kosovarë ka qenë e mirë, sidomos në periodën e tretë, falë lojës së shkëlqyer të kapitenit Dardan Berisha, të mbështetur edhe nga tifozeria e flaktë në sallën e “Pallatit të Rinisë” në kryeqytetin kosovar.

Me këtë fitore, Kosova renditet e dyta në grupin C, me dy fitore, duke eliminuar Maqedoninë, e cila kishte vetëm një fitore.

August 20, 2017 11:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*