1999, kur Majko i kërkonte ndihmë Turqisë: Serbët kanë thyer kufirin

March 31, 2019 16:15

1999, kur Majko i kërkonte ndihmë Turqisë: Serbët kanë thyer kufirin

Leonard Veizi

“Miku i mirë në ditë të keqe”. Duket se kjo frazë në eter e thënë jo vetëm prej burrave të kombit tonë, duhet të ketë funksionuar edhe tek shtetarët e lartë të Turqisë kur i kanë afruar Shqipërisë ndihma ka kursin në ditët më të vështira të saj. Një herë në krizën e vitit 1997 kur shqiptarët luftonin mes vedit dhe fill pas saj në vitin 1999 kur lufta ishte në prag, kësaj here në kufirin shtetëror. “500 vjet vëllazërim…” Të themi se ndoshta me këtë Turqia kërkonte të shlyente në një farë mënyrë edhe furnizimin me disa qindra mijë jeniçerë që kishte bërë ndër vite perandoria e madhe aziatike në tokën e Arbrit. Por dhe shqiptarët duket se vazhdonte ti mundonte fort “sindromi i Stokolmit” ku na pëlqente të flirtonim me ata që i cilësonim si armiq shekullorë, por që herë pas here kishim ndarë dhe administrimin e vetë perandorisë. Dhe për çudinë e fatit, për djall a dreq në qoftë, Shqipëria kishte qenë dhe e fundit nga kombet që ishte ndarë prej Portës së Lartë, pikërisht atëherë kur atë nuk e mbanin më këllqet. Në fund të fundit, të gjitha këto bënë që urat e bashkëpunimit mes dy vendeve të njihnin zhvillim vit pas viti, nga koha e karrocave kur u shpall Pavarësia deri në periudhën e kibernetikës…

Dhe të vijmë tek tema e cila nisi 20 vite më parë:

Politika e gjenocidit milosheviçian për shqiptarët e Kosovës ishte bërë një realitet tronditës edhe për pjesën tjetër të opinionin ndërkombëtar. Dyndjet masive në kufirin e shtetit shqiptar e kishin rrënduar së tepërmi situatën. Dhe duhej një zgjidhje.

Kolonel Hajro Limaj, i cili në marsin e vitit 1999 ishte me detyrën e atasheut ushtarak në Ankara thotë se kryeministri Pandeli Majko e ndjente përgjegjësinë historike të Tiranës, ndaj kishte vënë në lëvizje të gjithë arsenalin e afërt politik dhe diplomatik, dhe i kishte kthyer plotësisht sytë dhe shpresat nga Ankaraja. “Miku i mirë në ditë të keqe”. Epo përballë serbit, duket se turku ishte “vëlla, e kaluar vëllait

Gjatë një interviste, kolonel Limaj sqaron dhe gjithë situatën e mundshme të atyre ditëve plot tension:

Kolonel Hajro Limaj

 

Si do të negociohej futja e Turqisë në një luftë për territoret shqiptare?

Fillimisht dua të them se më 2-3 mars ‘99, ish-kryeministri, Pandeli Majko, në krye të një delegacioni qeveritar bëri një vizitë të rëndësishme në Ankara. Delegacioni shqiptar ishte i përbërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo, Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, Ministri i Financave, Anastas Angjeli Ministri i Ekonomisë, Ylli Bufi. Delegacioni u vendos në hotelin “Hilton”, në qendër të Ankarasë. Të nesërmen, Kryeministri u prit nga Presidenti vendit, Süleyman Demirel, Kryeministri Bülent Ecevit dhe Shefi i Shtatmadhorisë dhe Komandant i Forcave të Armatosura, gjeneral armate, Kivrikoglu. Në Shtatmadhori ishin planifikuar të merrnin pjesë në takim vetëm Kryeministri Majko, Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga dhe Atasheu ushtarak i Shqipërisë, kolonel Hajro Limaj. Për temat që do të diskutoheshin, ne kishim punuar dhe koordinuar të gjitha çështjet përpara se të vinte delegacioni në Ankara. Kryesore do të ishin rrugët e zgjidhjes së krizës së Kosovës dhe mbrojtja e sovranitetit të Shqipërisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë, i cili mund të ndërmerrej me justifikimin e goditjes dhe asgjësimit të reparteve dhe njësive ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, një pjesë e të cilëve stërviteshin në territoret veriore të Shqipërisë. Një argument tjetër, i llogaritshëm më shumë si mundësi teorike, do të ishte hyrja në luftë e Shqipërisë, për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga gjenocidi serb, që kishte filluar të zbatohej nga Milosheviçi, variant i cili do të zbatohej nëse NATO-ja nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë. Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate Hysejn Kevrekoglu, i cili ndiqte me kujdes nëpërmjet të dhënave të zbulimit strategjik zhvillimet në Veri të Shqipërisë dhe brenda Kosovës, i garantoi Kryeministrit Majko mbështetjen e gjithanshme ushtarake, në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë nëpërmjet rrugëve konkrete, që do të aplikoheshin sipas zhvillimeve të ardhshme në terren. Gjithashtu, ai e garantoi zotin Majko se do ta mbështeste ushtarakisht Shqipërinë, nëse ajo do të detyrohej të futej në luftë me Serbinë, për të shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet ku Shqipëria kërkoi mbështetje politike, diplomatike e ushtarake, për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, i vetmi vend, që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia. Plus miqësisë tradicionale me këtë vend, një rol shumë të rëndësishëm luajti lobi shqiptar, që jeton në Turqi dhe media turke, që ishte ngritur e gjitha më këmbë për të shmangur një Srebenicë në Kosovë.

Kur do t’i kërkohej Turqisë premtimi rreth garancisë për moscënimin e tërësinë territoriale të Shqipërisë?

Turqia ishte me pushimet e Bajramit të Madh. 9 ditë rresht. Megjithatë, ne vazhdonim punën, ndiqnim nga Ankaraja me shumë kujdes zhvillimet në Kosovë dhe qëndrimet ndërkombëtare ndaj saj. Në katin e dytë të ambasadës, ndodhesha vetëm unë me ambasadorin, S. Bala. Atë ditë, më 29 mars 1999, pa pritur, ambasadori hyri me shpejtësi në zyrën time dhe më kërkoi të shkoja në telefonin e zyrës së tij, mbasi më kërkonte nga Tirana Kryeministri Majko. Nxitova tek telefoni e fola: “Urdhëroni, Zoti Kryeministër!”. “Zoti kolonel” – m’u përgjigj Ai nga ana tjetër: – Realizoni një takim urgjent me Kryeministrin Bülent Ecevit dhe i shpjegoni situatën në Veri të Shqipërisë… Forcat e ushtrisë serbe kanë bombarduar disa herë me artileri dhe nënrepartet ushtarake të saj vazhdojnë të hyjnë në thellësi të territorit tonë. I kërkoni Atij të bëjë një deklaratë të fortë për median, ku të shprehë qartësisht mbështetjen reale të Shtetit dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë, në mbrojtje të sovranitetit të Shqipërisë dhe pastaj i parashtroni Atij nevojat urgjente të Forcave tona të Armatosura për mbështetje logjistike, sipas faksit që do t’u dërgojë tani Luani, Ministri i Mbrojtjes. Në takim merr edhe ambasadorin e më raportoni për rezultatet e këtij takimi”- përfundoi ai.

Kryeministri Majko. Kom. FA dhe Shefi i Shtatmadhorisë turke Gjeneral Armate Huseyin Kivrikoglu me atasheun ushtarak të Shqipërisë Kolonel Limaj duke dalë nga Shtatmadhoria turke në Ankara

Si do të vepronit pas kërkesave të kryeministrit?

U riktheva në zyrën time dhe kërkova në telefon shefin e kabinetit të Kryeministrit Bülent Ecevit, Zeynel Yeşilay. Iu prezantova dhe, mbasi e urova për festën e Bajramit, i kërkova një takim urgjent me Kryeministrin Bülent Ecevit. Me atë njihesha nga afër dhe kisha pasur mundësi të takohesha e bisedoja disa herë. Kryeministri Ecevit, atij i besonte shumë. Mbas 5 minutash nga kërkesa që i bëra, më konfirmoi takimin e menjëhershëm. Sa vesha uniformën ushtarake të kolonelit, të cilën e mbaja në gardërobën e zyrës, ambasadori kishte nxjerrë nga parkingu makinën zyrtare dhe menjëherë u nisëm drejt kryeministrisë. Makinën e ngiste ambasadori, sepse shoferi i ambasadës ato ditë ndodhej me pushimet e Bajramit. Rruga kishte shumë pak trafik dhe në orën 13.00 mbërritëm para ndërtesës së kryeministrisë. Në shkallët e hyrjes së kryeministrisë ndodheshin dy gazetarë, të cilët u drejtuan menjëherë drejt nesh. Por, oficeri i sigurimit të kryeministrisë na shoqëroi për në katin e dytë të godinës dhe ne hymë direkt në zyrën e punës së Kryeministrit Bülent Ecevit. Pasi e përshëndetëm dhe e uruam për festën e Bajramit, fillova me një herë t’i transmetoja mesazhet e Kryeministrit tonë, Pandeli Majko: “Vëllai juaj i vogël, Kryeministri Majko, ju dërgon nga Tirana të falat dhe përshëndetjet më të mira”- e fillova bisedën me të. Duke ditur marrëdhëniet e tyre konfidenciale, e fillova takimin pikërisht me të falat e “vëllait të vogël”, siç e konsideronte Kryeministri Bülent Ecevit, Kryeministrin tonë, Pandeli Majko. Pastaj i shpjegova Atij situatën politiko-ushtarake në kufijtë veriorë të Shqipërisë, ku reparte të ushtrisë serbe bombardonin me artileri në thellësi të territorit tonë, ndërsa nënreparte të zbulimit dhe të trupave komando të ushtrisë serbe hynin në thellësi të kufijve tanë, deri 10 kilometra. Ata pretendonin se në ato zona ishin strehuar trupa të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e këtë mund ta përdornin si pretekst për të hyrë në thellësi. Gjithashtu, Shqipërinë, Beogradi e akuzonte për hapësirën ajrore, që i kishte dhënë në përdorim avionëve të NATO-s. Pra, Shqipëria në çdo moment mund të përfshihej në luftë. Në këto rrethana, qeverisë tonë i duhej të përforconte kufijtë dhe të vendoste në gatishmëri njësi dhe reparte ushtarake, por i mungonin pajisjet ushtarake të nevojshme. Divizioni i Kukësit ishte në gatishmëri numër 1, i përforcuar edhe nga Tirana.

Si do të reagonte kryeministri turk ndaj ekspozesë tuaj?

Kryeministri turk, me gishtat e dorës që i dridheshin për arsye shëndetësore, shtrëngonte stilografin me të cilin shkruante problemet dhe nënvizonte çështjet më të rëndësishme të tyre. –“Po mirë, – m’u drejtua mua, – a keni ju të dhëna të mjaftueshme informative, që vërtetojnë se njësi dhe reparte të ushtrisë serbe do të mësyjnë me forca të organizuara në hapësirat tokësore të Shqipërisë së Veriut?”. – “Deri tani, për një mësymje të tillë nuk mendohet, por do të vazhdojnë të bombardojnë me artileri dhe të shkelin territorin tonë me grupe zbulimi dhe nënreparte të trupave komando. Por, se si do të evoluojë situata ditët në vazhdim, nuk mund të gjykojmë plotësisht që tani. Fakti është se ne jemi përballë një ndërhyrjeje me trupa ushtarake në kufijtë dhe territorin verior të vendit”- iu përgjigja pyetjes së Tij. Ambasadori më ndiqte në sy dhe përpiqej të kapte ndonjë fjalë të veçantë, mbasi ai nuk dinte fare turqisht. Në këtë kohë, Kryeministri Bülent Ecevit shtypi butonin e kuq të linjës telefonike që kishte përpara dhe në anën tjetër i’u përgjigj Komandanti i Forcave të Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate, Husejin Kevrekoglu. Kryeministri Bülent Ecevit komunikonte me gjeneralin si me një bashkëpunëtor dhe me shumë edukatë. Mbasi mbaroi bisedën me komandantin, Ai me qetësinë që e karakterizonte, m’u drejtua: “Zoti Atashe, nesër në orën 09.30 të presin në Shtatmadhori, mbasi për plotësimin e kërkesave tuaja do të bëhet një mbledhje urgjente”. E falënderuam me përzemërsi Kryeministrin turk për pritjen dhe angazhimin serioz të Tij dhe zbritëm shkallët. Gazetarët ishin informuar për takimin tonë dhe menjëherë filluan të na filmonin dhe pyesnin se cili ishte qëllimi i këtij takimi me Kryeministrin Bülent Ecevit në ditët e Bajramit. Ata m’u drejtuan veçanërisht mua, mbasi u tërhoqi vëmendje prezenca e një atasheu të huaj ushtarak, i cili në takimin me Kryeministrin ishte i veshur me uniformën përkatëse. Duke ecur ngadalë iu përgjigja gazetarëve se “ne erdhëm për të uruar Kryeministrin për festën e Bajramit si dhe shkëmbyem disa mendime për zhvillimet e ditëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosovë”.

Ish-presidenti turk Sulejman Demirel dhe kolonel Hajro Limaj

Po kryeministri turk do të bënte ndonjë deklatarë nga ana e tij?

Në fakt atë natë kanalet televizive të Turqisë dhanë takimin tonë me Kryeministrin Ecevit si dhe deklaratën që Ai bëri para gazetarëve, në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë. Bülent Ecevit, me atë qetësinë e tij natyrale dhe karakteristike, nënvizoi se “Shteti dhe Forcat e Armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Në rast nevoje, vazhdoi Ai, Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë”. Kjo ishte një deklaratë, e cila u bë në kohën, vendin dhe formën e duhur. Ajo u transmetua në të gjitha agjencitë e lajmeve të botës dhe u botua në shtypin kryesor të shumë vendeve…

Jemi ende në rrafshin diplomatik, po në aspektin ushtarak…?

Të nesërmen, në orën 09.30 mbërrita në Shtatmadhorinë e Forcave të Armatosura të Turqisë, një godinë madhështore në qendër të Ankarasë. Kur u drejtova për në sallonin e mbledhjeve pashë njëri mbas tjetrit gjeneralët, të cilët ishin në funksionet e drejtuesve të Drejtorisë së Operacioneve, Logjistikës, Zbulimit,…etj. Njëri prej gjeneralëve, mbasi më përshëndeti, me buzën gjysmagaz, m’u drejtua duke më thënë: “Kolonel Hajro, mirë ditët e zakonshme nuk na le rehat ditë e natë, por edhe ditët e Bajramit na e bëre këtë?!”. Duke qeshur edhe unë iu përgjigja: “Zoti gjeneral, miku i mirë njihet në ditë të vështira”. “-Ashtu është, keni plotësisht të drejtë! – tha ai. Së bashku u futëm në sallën e mbledhjeve. Përveç ushtarakëve të lartë të Shtatmadhorisë, në mbledhje kishte ardhur edhe përfaqësuesi Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Vendet e Ballkanit, H. Taner Seben. Pa e zgjatur, unë u dorëzova në turqisht listën e mbështetjes, që kërkonte Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Mbasi studiuan listat, ato i shpërndanë sipas drejtorive përkatëse. Por, përpara shpërndarjes së tyre i’u referuan edhe njëherë detyrave që kishte vendosur Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate, Hyseyin Kivrikoglu nga takimi që Ai realizoi me datën 3 mars 1999 me Kryeministrin shqiptar Pandeli Majko, kohë në të cilën nuk kishin filluar akoma bombardimet e NATO-s në Kosovë. Kryeministri Pandeli Majko, me ftesë të Kryeministrit Bülent Ecevit, vizitoi Ankaranë më datat 2-3 mars, me objektiv kryesor krizën në Kosovë. Kryeministri Bülent Ecevit, në përfundim të takimeve me Z. Majko, nënvizoi se: “Në të gjitha njësitë që janë krijuar, qoftë për sigurinë e jashtme, qoftë për sigurinë e brendshme dhe qetësinë e Shqipërisë, Turqia ka një pjesëmarrje të madhe. Në të njëjtën kohë vazhdon zgjerimi edhe i bashkëpunimit tonë në fushën e ekonomisë”. Gjithashtu ai shtoi se “në takim një vend të rëndësishëm zuri çështja e Kosovës…” “Atëherë, zoti Atashe – m’u drejtua Drejtori i Përgjithshëm i Logjistikës, – ne sonte do të hapim rezervat e Armatës në Ankara dhe nesër në mëngjes do të nisen avionët e parë të transportit ushtarak me pajisjet përkatëse, për t’i zbarkuar në aeroportet e Shqipërisë”. Duke më dhënë dorën, të shoqëruar me një buzëqeshje të lehtë, shtoi; “miku i mirë njihet në ditë të vështira apo jo, zoti kolonel?”. Dhe ashtu ndodhi.

Si do të vazhdonin operacionet në përballimin e krizës:

Në agimin e të nesërmes, nga aeroporti ushtarak i Ankarasë, u nisën drejt Shqipërisë avionët e transportit ushtarak. Në atë kohë për në kufirin verior të Shqipërisë udhëtonte Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, mbasi Shtabi i Përgjithshëm, me në krye gjeneral Aleks Andonin, në rajonin e Kukësit dhe Tropojës kishin dislokuar mbi 60 % të ushtrisë, përfshirë edhe Brigadën e Tankeve nga Tirana. Ata kishin planëzuar përballimin e kërcënimit ushtarak serb, që në brezin e kufirit. Stërvitja “Drini i Bardhë”, që u zhvillua ato ditë në këto rajone, ishte kurorëzimi i kësaj gatishmërie dhe mesazhi që iu dha ushtrisë Serbe për t’u tërhequr nga kufijtë tanë si dhe nga gjenocidi i egër, që kryente ndaj vëllezërve tanë në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës morën mesazhin se Shqipëria dhe Forcat e Armatosura të saj po u afroheshin çdo ditë e më afër atyre… Ushtarakët tanë, nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm, gjatë Operacioneve ushtarake të NATO-s për çlirimin e Kosovës menaxhuan në mënyrë të shkëlqyer operacionet e evakuimit të popullsisë shqiptare. Ata bënë sakrifica sublime për këtë qëllim. Kështu, Kolonel Mehmet Musai, zëvëndës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, u angazhua në përballimin e krizës së Kosovës. Mbas disa ditësh e kërkova në celular zv/shefin e Shtabit të Përgjithshëm, kolonel Musain, por ai m’u përgjigj nga Kukësi e jo nga Tirana. – “Zoti Hajro, – m’u përgjigj. – unë, me një grup të Shtabit të Përgjithshëm, po organizojmë evakuimin e popullsisë civile, që kanë ardhur në Kukës dhe Tropojë nga gjenocidi çnjerëzor serb. Situata është shumë e rëndë, por….”. Më vonë mësova se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë tonë kishte organizuar dhe realizuar evakuimin e mbi 500. 000 shqiptarëve të Kosovës në qytetet e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore. Dhe pa asnjë aksident.

 

GARANCIA

Dëshmia e kolonelit

Kolonel Harro Limaj thotë: – “Turqia, nga Lindja e Mesme, i kishte dalë garant Shqipërisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së saj nga një sulm i mundshëm ushtarak i Serbisë. Ishte i vetmi vend, që në atë kohë debatesh dhe diskutimesh, për ndërhyrjen ose mos ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë, garantoi Shqipërinë se do ta mbështeste direkt me forca ushtarake dhe armatime, për mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe shmangien e gjenocidit serb në Kosovë. Turqia, si një “tigër” gjigant mbi hapësirat e Anadollit, i kishte kthyer sytë dhe veshët plotësisht nga Shqipëria dhe Kosova. Atë e “furnizonte me ushqim të freskët dhe e mbante në gatishmëri e gjithë media e vendit”. Pra, problemi ishte shumë delikat. Nëse NATO nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë, për të ndaluar gjenocidin ndaj popullsisë autoktone shqiptare, Shqipëria do të hynte në luftë në mbrojtje të Kosovës, duke i hapur luftë Serbisë. I vetmi vend aleat, që iu përgjigj pozitivisht Kryeministrit Majko për ta mbështetur në një luftë të tillë dhe të drejtë, ishte vetëm Turqia, qëndrim të cilin më vonë e mbajtën edhe shtetet kryesore të NATO-s. Mbështetja do të ishte tepër e fuqishme. Por ato ditë, edhe pse kishte filluar kthesa e madhe historike, me fillimin e bombardimeve të NATO-s në hapësirat e ish Jugosllavisë, sovraniteti dhe integriteti i Shqipërisë mund të dhunoheshin në çdo moment. Më 24 mars 1999, Aleanca më e fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit, NATO, e nisur nga ideja humane për shpëtimin e popullit të Kosovës, kur këtij i kanosej gjenocidi dhe zhbërja fizike, kishte filluar sulmet ajrore kundër forcave serbe në Kosovë. Por kjo nuk shënonte aspak dorëzimin dhe tërheqjen e menjëhershme të serbëve nga Kosova. Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare, që shkurtimisht u emërtua UÇK, bëri që Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë dhe mbas 2 muajsh e gjysmë ta dëbojë ushtrinë e Milosheviçit nga territoret e Kosovës”.

Leonard Veizi/ DITA

 

March 31, 2019 16:15
Komento

35 Komente

  1. Korabi March 31, 16:42

    Akoma ne shqiptaret idioter me baba sulltanet anadollit Po lereni se lat nam po kur e kemi pasur turkun apo sllavin mik neve . Ndoshta kane ndihmuar “Vllezrit’ turq ne tregtine e tokave shqiptare para nje shekulli Tyrqia ka interesate veta me Rusine dhe serbine , e ne akoma kapemi nga koqet turke Ooo na e mbushu mendjen koloneli turkofil……….

    Reply to this comment
    • zhaku i pamposhtur March 31, 20:34

      Booo sa të sëmurë jeni mër kapukër. ..mos e hani supën e anastasit se ajo ka efekte shumë të këqija. .ju bën të dhisni nga goja. ..
      Që turqia i doli në krah Shqipërisë në luftën e Kosovës kjo dihet por në vitin 1997 ish kryeministria turke znj Çiller i dërgoi ultimatum grekut :nëse futesh në Shqipëri do të godas pa lajmërim…ishin ato ditët e vështira të janarit 1997 kur Shqipëria shpërtheu depot e armëve. ..greku e solli ushtrinë pranë fshatrave të kufirit me Shqipërinë dhe aty i mbajti nja një vit. ..nuk guxoi të futej…ju jap shumë të drejtë që e urreni tyrqinë dhe ne “sunitët”lafshprerë. ..hajt të ma puthni anastasin në gushë. ..

      Reply to this comment
  2. ti.. si filo "turk" shko e fli dhe me erdoganin . ne shqipetaret pro EUROPIAN, duam ATIJ, "t'i bejme hanemen"... . March 31, 16:49

    degjo or ….nese fytyra jote dhe e shume “patrioteve” te vertete, nuk do kishit rene ne gracken kriminale, te s. berishes, qe i quajti turqit, vellezer dhe s . godo greket, argate tek bejleret shqipetar, sot; NE me serbet, greket, ruset, amerikanet e gjithe perendinin, do jetonim ne miqesi e PAQE . POR, nepermjet S. BERISHES DHE S. GODOS, populli SHQIPETAR, u vete quajte komb ISLAMIK, nga na vijne, qe atehere e ne vazhdim, te gjitha te ZEZAT . Dhe, asgje nuk do ndryshoje, nese nuk ABANDONOHET kjo rruge….dhe per kete gjithe strukturat civile dhe shteterore te ketij vendi si fillim, duhet te gjejne me mendje te HEKURT; kush jane ato struktura KRIMINALE, qe vazhdojne te gjejne ose te shpikin “te dhena” historike per te trash akoma frymen e armiqesise midis kombeve ne vend, qe te perfundojne prapa ..HEKURAVE .

    Reply to this comment
  3. Shkurt muhabeti ! Ju syte i keni nga Turqia ! March 31, 16:58

    Dhe ku eshte Ideja ketu ?!!

    Turqit jane miq dhe serbet armiq ?! Ne nje kohe qe turqia zhduku nga faqa e dheut te gjithe trazhgimine e arberoreve !

    E ku eshte ideja ketu ?! Qe sa te kemi turkun serbi nuk sulmon Shqiperine ?

    A jeni me Perendimin apo me Lindjen ?!!

    Ju kurre nuk beheni njerez ! Nese do te beni nje bilanc se kush kane qene armiqte e shqiptareve qe i kane percare dhe i kane vrare me shume ne keto 600 vjet e fundit, ata jane turqit !

    Konica gati 100 vjet me pare ka thene :

    ” Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit…Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.”

    Reply to this comment
  4. Karamahmuti albanis March 31, 17:25

    Turkoshaket nuk e harrojne origjinen e tyre mongole arabe.
    E shikojne turkun qe na q.. parardhesit tane per 500 vjet,si shpetimtar te vetmin.
    Keta sumperpjete bejne propogande vetem per turkun dhe e kane mbush Shqiperin me xhamija dhe me injorance aq sa dhe gjuha po harrohet…..

    Reply to this comment
  5. Hajro LIMAJ March 31, 17:57

    Ne kete interviste trajtohet qendrimi i Turqise se drejtuar nga elita e asaj kohe:Demireli,Cilleri,Exheviti etj te arsimuar ne Amerike dhe Gjermani,te cilet vazhdonin rrugen e Ataturkut per forcimin e shtetit demokratik,ligjor dhe laik, e cila mbajti qendrime shume mbeshtetese per kapercimin e krizes se vitit 1997 ne Shqiperi dhe clirimin e Kosoves ne Vitin 1999.Ajo kohe respektohet dhe vlersohet,ndersa ardhja e Erdoganit ne pushtet permbysi te gjitha keto vlera demokratike ….Hajro Limaj

    Reply to this comment
    • Shkurt muhabeti ! Ju syte i keni nga Turqia ! March 31, 19:07

      Kur thoni ” Turqia aleati stradegjik..” cfare keni parasysh , turqizimin e Shqiperise ? Dihet qe Turqia nuk eshte nje vend Demokratik ka shume probleme me te drejtat e njeriut dhe me lirine demokratike !
      Nato eshte aleati yne stradegjik dhe Perendimi sepse ne jemi shume me afer me Perendimin si pozicion gjeoafik dhe jo me Turqine !

      Reply to this comment
      • Janulles me sqepar kokes March 31, 19:43

        Kur themi, Turqia eshte aleati yne strategjik, nuk mendojme turqizimin e Shqiperise, por pallimin e Gerrqise. Nuk e rruajme shume as per turq e as arabe. Vetem ta fusim ne ” sandwich” gerrkun dhe ta pallojme aq fort sa t´ja nxjerrim mutin nga veshet. More vesh ?

        Reply to this comment
    • Gjin bue shpata March 31, 19:52

      Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet ku Shqipëria kërkoi mbështetje politike, diplomatike e ushtarake, për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, i vetmi vend, që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia — nga i more vesh qendrimet e shteteve te tjere?

      Se dyti serbet s’kane patur dhe ende s’kane formacione ushtarake ‘komando’ sic pretendon ti.

      Reply to this comment
    • Arb April 5, 10:02

      I nderuar Z. Hajro. E vleresojme shume kontributin tuaj gjate asaj periudhe te veshtire te Kombit tone! Ne i kemi ujqerit shume afer, si Serine, si Greqine, ndaj Turqia e asja kohe ka qene shume demokratike me Çillerin, Demirelin, Exhevitin. Ne ato kohe shume te veshtira, ne duhet t’ia njohim meritat dhe t’i falenderojme ata per ndihmen e madhe. Krejt ndryshe eshte sitauta me Erdoganin qe po perpiet te risjelle perandorine ne Ballkan. Tashme duhet te ruhemi nga te gjithe fqinjet.

      Reply to this comment
  6. Shefqet Cela March 31, 17:58

    Në atë kohë të vështirë kishim një ministër mbrojtje për të qënëbb HAJDARAGËN.
    Kishim dhe kryeministër MAJKO.

    Reply to this comment
  7. MH March 31, 18:31

    Shefqet Cela
    Keto te dy qe percaktoni Juve.Qendrojne sepse nuk kishin zhigla brenda ishin atdhetare.Ndrushej nga c’ishin qeveri Berisha dhe jane sot qeveri rilindja e ramovicit.
    Mbeshtes komenit e z.Limaj Miku i mire ne dite te veshtire.Shtetin Turk duhet falnderue per mbeshtetjen te padiskutushme ne mbrojtje te teritorit etnik Shqiperi.

    Reply to this comment
    • Karamahmuti albanis March 31, 18:58

      Falenderejo hajron hasanat mahmutat dylberet hamdit e gjithe beqirat turkoshak qe po tu shash turqin te hidhen ne gryke dhe te quajne grek serb komunist …..
      Une ju uroj qe shkofshit ne afganistan nga i keni stergjyshrit

      Reply to this comment
  8. Lisi March 31, 19:07

    Hajrua ,
    kërkoi takim urgjent me k/m turk në 29 mars 1999 dhe ngriti Turqinë në këmbë !
    Ndërkohë NATO kishte 6 ditë që bombardonte Jugosllavinë ( 29 mars – 10 qershor 1999 ) !
    O Hajro !
    Ç’kërkoje ti nga turku, kur në valle që futur NATO dhe Turqia ishte në NATO ?!
    Në garderobë more dhe veshe uniformën ushtarake të kolonelit . Pse kishe në garderobë uniforma të tjera me grada të ndryshme ; nuk të mjafton të thuash u vesha ushtarak ?!
    Kam shumë vrejtje , por , nuk po zgjatem . Nuk më pëlqejnë ushtarakët që flasin shumë …….

    Reply to this comment
    • Lisi March 31, 19:43

      Lapsus
      Takimi i Hajros është në 24 mars jo në 29 mars .
      Mu kujtua diçka :
      Anglia ishte në luftë me Hitlerin që nga 3shtatori 1939 dhe Çerçilli ishte në merak te madh , se veç bombardimit të Londrës me raketat fau , Hitleri si Hitleri , mund edhe t’a pushtonte .
      Kam bërë një gjumë top , thotë Çeçilli , vetëm atë natë qe Hitleri sulmoi BRSS ( 22 qershor 1941 ora 4 e mëngjezit ) , tani Anglia shpëtoi !
      Edhe Hajrua kështu të bënte , kur NATO u fut në valle , t’a qetësonte edhe djaloshin civil , k/m Pandi .
      Apo jo Hajro ?

      Reply to this comment
      • mirel March 31, 20:55

        Lisi, nuk shikoj ndonje gabim historik te thuhet se Turqia ishte gati te nderhynte ushtarakisht per mbrojtjen e SHqiperise. Nato ishte aktivizuar me bombardime, por trupat ushtarake me sa mbaj mend une, ato qe luftuan ne terren ishin UCK.
        Ne asnje rrethane rreziku kombetar nuk mund te injorosh aleanca te tilla, konrete dhe te shpejta.
        Pavaresisht raporteve historike te se kaluares, Turqia eshte balancuese e ekuilibreve politike ne Ballkan per SHqiperine. Me nje fjale eshte faktor pozitiv.
        Dhe ajo qe shpjegon Hajro me poshte eshte e vertete, Erdogan po priret per muslimanizimin e Shqiperise, dhe kete po e ben me kerkesen e politikaneve shqiptare, qe po ofrojne territore per xhami, shkolla turke, dhe organizata fetare, vetem per leke..
        Nuk ka faj askush, as turku, dhe as greket e serbet pse shqiptaret levrojne tradhetarin brenda vetes.
        Po ne kohen e Demirelit ka qene tjeter politik
        Pastaj mos harroni faktorin shqiptar ne Turqi.

        Reply to this comment
        • Lisi March 31, 22:13

          Turqia do ndërhynte ushtarakisht për të mbrojtur Shqipërinë !
          Këto janë përralla për kalamaj !
          Kush e tha këtë , ka traktat midis dy vëndeve për ndihmë ushtarake në rast rreziku , ka vendim parlamenti , apo muhabete kafenesh me uiski përpara ?
          Me ç’ushtri do ndërhynte Shqipëria kundër Serbisë per te mbrojtur kosovarët , me ushtarët dhe gjeneralët bashibozikë të Saliut dhe me depot bosh të armatimit dhe të ushqimit , me një Shqipëri të bërë copë e thërrime , të shpartalluar moralisht e fizikisht nga lufta civile me mijëra të vrarë dhe me një klasë politike të degjeneruar e tradhëtare , antipatriotike – të majtë e të djathtë ?
          Nuk ka gjë më serioze e më tragjike se lufta si për individin edhe për kombin . Nepër hartat ushtarake lufta është kollaj dhe fitoren e ke të sigurtë , se shigjetat i hedh sipas qejfit , por në fushë të luftës punët janë ndryshe .
          Temë e gjërë kjo !
          Por , të mendosh se Turqia do ndërhynte ushtarakisht për të mbrojtur Shqipërinë duhet të jeshë në mos debil , por të paktën mëndjelehtë je me siguri !
          Na iku jeta në botën e gënjeshtrave e përallave , ushqehemi me to , në vend që t’i vemë gishtin kokës e të bëjmë analiza serioze . Se jemi për të qarë hallin , nga do që ta kapësh !

          Reply to this comment
      • Lisi March 31, 21:01

        I bëra lëmsh datat, më falni !
        NATO bombardoi Jugosllavinë nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999 . Hajrua ngriti më këmbë Turqinë 6 ditë pasi filluan bombardimet – më 29 mars !
        Edhe një herë ndjesë !

        Reply to this comment
    • Faik Ko Nica March 31, 21:00

      Degjo Gradat ne Shqiperi jepen falas Kolonel Gjenerale me 100 ushtar qe ka Shqiperia eshte qesharake Dhe Hajro flet si Kolonel I i ushtris Turke prandaj thote Turqia aleat steadegjik” dhe anashkalon Naton pra I meshon me shume Turqise Politikisht jo korrekt sepse aleatet steadegjik jane vetem amerikanet mbrojtesit kryesor te shqiptarve
      Bombardimet ne Beograd u kryen nga Nato dhe me urdher jo nga Ankaraja !
      Cudi eshte qe Shqiperia kerkon te shkoj ne Europ ne Perendim po koken e ka nga Baba Dovleti !
      Dhe fakt eshte qe ne jeto 30 vjet Shqiperia eshte turqizuar shume ne aparence !

      Reply to this comment
      • mirel March 31, 21:33

        Besoj qe Hajro eshte i kohes se xhaxhit. Atehere kishin ngelur ca vlera, jo si tani gjeneralet bajga dhiare te Ramutit.

        Reply to this comment
      • mirel March 31, 21:42

        Faik flet dy gjera te ndryshme. Turqia shprehu gadishmeri, qendrimi zyrtar i shtetit turk, nderhyrjen e beri Nato.
        Ti kofuzohesh me mendimet e tua.
        Fakti eshte fakt, Turqia eshte faktor pozitiv ne pozicionin e Shqiperise me Greqine dhe Serbine perreth.
        Kur ty si shtet ti ul breket nje cope Dule, duhet te mendohesh me mire per aleancat.
        Te besh gerr gerr kot, kur greku ti merr 6 milje detare, ndersa Turku i thote rri urte dhe mos kaperce nje meter me tutje, atehere kemi realisht nje problem te shtetit shqiptar qe merr nje fare perkrahje nga Turqit.
        Po eshte e vertete, shajme turqit si trima, po asnje nuk ben ze pse greku merr detin
        Qeveria po ja jep me zor grekut me sa shoh une, me deshire, sic u shprehen pas protestes se Turqise.
        Dhe latinet u persekutuan nga amerikanet e bardhe, por i ke te gjithe katolike tani, me shume nga papa.
        Ky eshte realiteti i vendeve te vogla dhe te dobeta. NJe aleance me shume eshte gjithmone me shume vlera.
        Sidomos kur perballe amerikes ke dhe ruset..

        Reply to this comment
  9. Lexoni Faik Konicen te kuptoni kush jeni ! March 31, 19:21

    Faik Konica

    Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri!

    Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim.

    Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut.

    Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.

    Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.

    Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten.

    Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme…

    Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.

    Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë zenga, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara.

    Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme.

    Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.

    Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit.

    Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.

    Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen.
    Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës.

    Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë.

    A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes?

    Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj”.

    Mesoni nga njerzit e mencur te Shqiperise Shqiptaret harrojne njerzit e mencur ckane thene

    Po shkepus vetem nje fraze nga Konica :

    ” Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot. ”

    Gdhendeni mire keto fjale dhe nxirni mesime !

    Reply to this comment
  10. Musa Ujku. March 31, 20:32

    Hahahah cfare mashtrimi bene surat Hajro Limaj,kolonel I dal boje! kur thote ish shefii shtabit te pergjithshem Aleks Koqe Andoni kishte vajtur ne Kukes me 60% te ushtrise,dhe nje brigade tankesh. keto forca detyruan serbet te zbrapseshin,hahahah kam qene I pranishem,asnje kembe ushtari apo oficeri nuk arriti ne Kukses,te gjithe dezertuan ne Qaf Prush,ushtaret u hodhen nga makinat,po ashtu edhe oficeret.Popullata e kuksit u spostua ne nen e liqenit,dhe rrinte ter frike.Serbet u terhoqen vete,mbase presioni I nderkombetarve.Kaq si fillim,po te doje Hajro koloneli I jap me shum informacion.

    Reply to this comment
    • Koqa March 31, 22:05

      Kete qe thote Musa e kame degjuar.
      Mos degjoni qe hiqemi si trima koti.
      Po te donte serbi e merrte Kuksin brenda dites,fatkqsisht.

      Reply to this comment
      • 2vjet pas rebelimit April 1, 01:12

        Ne Mars 1999 ushtria shqiptare e kolonelit Hajrulla ishte e shpartalluar Ishin hapur Depot e ushtrise Ushtria shqiptare ishte goditur nga rebelimi dhe e paafte pa disiplin pa organizim

        Reply to this comment
    • Fidel Kastro April 1, 14:05

      Musa, unei besoj fjaleve te tua , ne shqiptaret jemi patriote vetem me fjale dhe aq me keq ne jemi dhe mosmirenjohes!!!!Nje sqarim dhe per te gjithe ata qe injorojne ose ironizojne mbeshtetjen e Turqise ,kete meshtetese te flakte te popullit shqiptar, por me hidherim e them se brenda nesh agjenturat serbo-greke kane ndikim te madh. RROFTE REPUBLIKA E TURQISE KJO MIKE E MADHE E KOMBIT SHQIPTAR.

      Reply to this comment
  11. realisti March 31, 22:08

    Shtetet nuk kane miqesira me baza morale te tipit miku i mire ne dite te veshtire. Shtetet kane vetem interesa. Nese dikush na shpjegon ku qendron interesi shteteror turk ne rastin konkret kjo do kishte kuptim dhe vlere. Te tjerat , ana emocionale, dobesite njerzore, nuk kane ndonje vlere ne mardheniet ndershtetrore. Dhe levdatat si asllan apo si kapllan per turqine jane gjera jasht mardhenieve shteterore. Jane folklorizma!

    Reply to this comment
  12. thirrje April 1, 07:39

    Nese tenderi per veprimtarine e qeverise i eshte lene serbeve(ruseve) atehere kjo eshtte tradhti kombetare dhe pergjegjesit duht te ndeshkohen ti tradhetare !

    Reply to this comment
  13. gjermani i fundit April 1, 09:51

    ne situata te ketilla ke leverdi te gjesh mbeshtetje kudo e nga kushdo. Historikisht shtatmadhoria e ushtrise turke vepron autonome dhe nuk drejtohet si robot nga kryeministri apo presidenti.Njerez qe nuk kane informacion per maredheniet ushtarake me Turqine nga ’90 e ketej mund te flasin per sulltanet dhe lufterat e Skenderbeut, por çeshtja eshte krejt tjeter.Prandaj shikoni aspektin pozitiv te ketij rrefimi. Nuk e ka fajin Turqia qe ne qeverisjen e Salih rrumpalles u shkaterrua ushtria dhe iu vu zjarri strategjise se Mbrojtjes

    Reply to this comment
  14. Arben April 1, 10:23

    Amin

    Reply to this comment
  15. SHQIPTARI... April 1, 11:06

    O vdekatare me SHENJE, te llojit kara~mahmuter e kara~sotire,…turku asnje pushke nuk shkrehu kunder serbit..ndersa avionet e Aleances, ngriheshin nga brigjet e Italise.!!!Perkundrazi, GENOCIDI ZHDUKES serb, ishte i kordinuar me GENOCIDIN 500~vjecar turk, pikerisht se shqiptaret identifikoheheshin si islamike te ardhur ne keto troje…! KOLERA TURKO~GREKO~SLLAVE, kane qene, jane dhe do jene ne unison kunder interesave kombetare shqiptare…! Kara ~mahmutet e kara~majkot shqiptare, kane te drejta ta quajne pushtuesin, perdhunuesin e percudnuesin 500~vjecar , “vella”, sepse kane gjakun e tyre…!!! Dhe kjo , ne fakt eshte FATKEQESIA JONE KOMBETARE, qe po na ndjek brez pas brezi…!!!…………….

    Reply to this comment
  16. kusare, hajdute, tradhtare, grackaxhinj = shqiptare April 1, 11:48

    JENI TE GJITHE BYTHQIRA DHE MOSMIRENJOHES !

    Rrace e poshter qe nuk doni as veten tuaj, ca te grekofile, ca luajne rolin e atdhetarit. Harruat shpejt se kush ishit para 30 vjeteve.

    Fakt eshte qe Turqia na ndihmoi e ishte gati te bente edhe me shume nqs gjerat pershkallezoheshin !

    Reply to this comment
  17. Hajro Limaj April 1, 22:16

    Me vjen keq per nivelin e pa mjaftueshem te disa prej komentuesve te mesiperm.Kjo tregon se ata jane pa arsimin e nevojshem dhe nuk kane lexuar fare per zhvillimet e atyre viteve.Ne jemi te detyruar qe ato qe deklarojme jo vetem te jene te verteta dhe te sakta,por ti shprehim ato te dokumentuara,te cilat po te hapen arkivat e presidences,ministrise se jashtme dhe ministrise se mbrojtjes jane me te detajuara.Shteti nuk mbahet me genjeshtra e mashtrime,mbasi po te jene te tilla i kane kembet te shkurtera.Historia shkruhet nga njerez te pjekur,te pa anshem dhe qe mbi atdheun dhe kombin nuk vendosin as jeten e tryre.
    Hajro Limaj
    Ish atshe ushtarak ne Republiken e Turqise (1995-2000)

    Reply to this comment
  18. Neri April 5, 09:52

    Dinakerite dhe pabesine e turkut na e ka mesuar Gjergji.
    Hapini pak syte ju anadollak. Shikoni pak rezultatet e “miqesise” me turkun: -qindra xhamia kane shemtuar trojet e arbrit, – prapambetja, xhihadistet dhe femra te mbuluara si majmun po lulezojne perdite. Turku mund te mburret per keto arritje……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim