Kosova bën bashkë politikën. Por Rama i shmanget rreshtit të parë të të ftuarve

February 11, 2015 20:25

Kosova bën bashkë politikën. Por Rama i shmanget rreshtit të parë të të ftuarve

Ambasada e Kosovës në Shqipëri organizoi pasditen e sotme në Tiranë një pritje me rastin e 7-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Përvjetori  ka mbledhur në një vend Presidentin Bujar Nishani, Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, ish-Presidentet Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e Parisë Demokratike, Lulzim Basha, përfaqësues të trupit diplomatik etj

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, tha se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

Suksesi i Kosovës do të ishte i pamundur pa mbështetjen politike të fuqishme të partnerëve tanë strategjike, Shqipërisë, SHBA-së dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Lirinë e fituam me beteja në shekuj, falë mbështetjes së shtetit shqiptar dhe implementimit politik e ushtarak të SHBA-së dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Jemi të bindur se me mbështetjen e partnerëve tanë do të arrijmë ëndrrën tonë evropiane”, deklaroi ambasadori.

Ra në sy qëndrimi i veçuar i kryeministrit Rama.

Ai është parë thuajse gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në mes të sallës, jo në rreshtin e parë ku kanë qenë krerët e tjerë të shtetit, respektivisht të Tiranës dhe Prishtinës.

February 11, 2015 20:25
Komento

4 Komente

  1. libohoviti February 11, 20:49

    Emocional si perher z.Rama
    Pastaj i cojne nja dy SMS dhe behet menjeher si qengj
    O telefon o vizatime
    Keto ben ky njeri kur i flet.
    Dhe zemerohet si kalama.
    Hajde mo lipsu, palo burre

    Reply to this comment
  2. loke February 11, 20:50

    Me ke te rrinte ne radhe te pare me ata qe duan ti hedhin bythen ne ere??

    Reply to this comment
  3. Une... ti... ne te gjithe... February 11, 20:57

    Populli kosovar ta gezoje lirine e merituar, por ai meriton me shume. Populli kosovar meriton lirine e vetvendosjes persa I perket bashkimit me shteti meme qe eshte shqiperia.

    Persa u perket psikopateve te politikes qe na toni sa jane bere bashke ne ambasaden e kosoves: keta gjithmone te bashkuar kane qene. Te ndare keta jane kur u duhet te hutojne popullin shqiptare dhe te largojne bashkimin e dy vendeve. Keta jane bashke dhe ne duhet ti leme bashke ne burg.

    Reply to this comment
  4. shqiptar sharri. February 11, 21:33

    Politika,eshte kurve sic eshte dhe paraja!
    Kete,e tregon dhe kjo est e cila tregon nji,mashtrim dhe nji demagogji dhe shum,paftyrsi se i shkon kurves paras,dhe politikes.
    Tani,nuk e dij ku ta filloi,por gjithsesi dote mundohem te shtjelloi kete dram komedi,tragjike.Po ky ambasadori e din vet,dhe ky kryeparllamentari si njeri i shikut e din po mir sesi eshte bere lufta dhe si ka veprue xhdo njeri politikan i shqipris.Ramiz LLadrovci,eshte vellai i FEHMI LLADROVCIT,hero i kosoves.Po,kyRAMIZ ishte me vellain kur u futen nga shqipria ne lufte ne kosove,dhe ku ishin te njekur ne tiran nga shiku i gazidedes dhe sali berishes,dhe m’duket se edhe jan arestur po nga sali serbi.Tani,ky RAMIZ e fton ne ftes,kuse kryeparllamentari i shkon ne zyre,dhe e takon njeriun qe ishte kunder uck,se luftonte kunder serbis.Pra kta te dyte,Ramiz lladrovci dhe Kadri veseli,kan mundur te thirin gjith polizikanet shqiptar,por sali serbin dhe lulzim bashen nuk ka lyp me i thirr se te dyte jan nen hakun e uck,njeri me veprimet e shikut,tjetri me,veprimet ne UNMIK,qe nxori dhe polli gjerat si shpia e verdhe ne mat.Pra,bilem kto dy individ ti donenconin dhe demaskonin se,kta nuk jan dashamir te kosoves,dhe luftes s’kosoves per pamvarsi.Pra spaku kete te benin kta dy indivi se te dyt,jan njerez te uck,dhe te dyte e din se kush eshte saliu dhe basha.Por,ngase jan politikan,jan dhe kurva,dhe me tradhtarin ulin bashk dhe atedhatarin kjo eshte ajo dyftyrsia dhe mashtrimi i nji prostitute,apo kuve politik.Sali serbi,dha lulzim basha nuk e meritoin te jen ne mesin e Rexhep meidanit,apo te moisut,po nuk e meriton as nishani por haj po ja falim nishanit se ne ato kohra me duket nuk ka pas funkcione te mdhaja po saliu dhe basha dhe shum te partis (fashiste)demokratike nuk e meriton se ja prishin festes bukurin dhe ftyren e hares kta tradhtar te poshter dhe bashkpuntor te serbit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*