Kosova dhe Mali i Zi arrijnë marrëveshje për Demarkacionin

February 16, 2018 11:07

Kosova dhe Mali i Zi arrijnë marrëveshje për Demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Thaçi, përmes një konference për shtyp.

Në këtë 10-vjetor të Pavarësisë, Kosova po shënon progres të rëndësishëm, që po përshëndetet nga të gjithë. Duke vlerësuar edhe vullnetin e mirë të shtetit të Malit të Zi dhe udhëheqjes kosovare në 48 orët e fundit, por edhe përpjekjet tona për dy vite e gjysmë, unë si President i Kosovës dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç nxorëm një deklaratë të përbashkët, që të inkurajojmë Kuvendin e Kosovës të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit”, ka thënë Thaçi.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës për marrëveshjen mbi Demarkacionin.

Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, shkruan kryeministri i Kosovës.

Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në formën e marrëveshjes si instrument ligjor detyrues ndërkombëtar, i jep fund një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë detyrimin e fundit për liberalizimin e vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Deklarata e dy presidentëve erdhi fill pas vizitës dyditore të kryeministrit malazez, Dusko Markoviç.

o.j/dita

February 16, 2018 11:07
Komento

5 Komente

  1. demo February 16, 13:37

    Nuk e kam te qarte kufirin e vjeter midis Rep.Cernagores dhe Krahinjes Autonome te Kosoves,por edhe ky duhet te qartesonte njehere ne nivel speccialistesh kufirin,ta shtronte ne referendum popullor,pastaj te bente Demarkacionin.Thaci mos kopjoje keta bytheshiturit tane,se keta nuk kane Atdhe.

    Reply to this comment
  2. mirel February 16, 15:20

    Ariten nje mareveshje tradhetie si Edi Ramuti.
    Praktika e kurvave poliitke.
    Shikoni deklaraten e Albin Kurtit.
    Tradheti e pafytyre.
    Mareveshje delimitimi, percaktim kufiri te ri, sic beri Rama.

    Reply to this comment
  3. Mollosi February 16, 23:01

    Mos i beso shume Albin Kurtit!

    Reply to this comment
  4. Haraqxhia February 17, 00:17

    Ramush Haradini shkaktari numër 1 i kësaj afere i paskrupullt u tregua ndaj Murat Mehes një njeri me integritet të lartë thua se ai e obligonte qeverinë ta zbaton ate qka ka me thënë neser haraq mbledhësi i vetëm në Europë ky do ndjekje penale mjaft ma me mafiozllëk

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*