Mynih, nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi për infrastrukturën

February 14, 2020 10:36

Mynih, nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi për infrastrukturën

Kosova dhe Serbia nënshkruan mëngjesin e sotëm në Mynih marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

I pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell dhe presidentët e të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën Marko Gjuriç.

Për ambasadën amerikane në Gjermani, kjo është një ditë historike.

“Ambasadori Grenell e ka hapur Konferencën e Sigurisë në Mynih me nënshkrimin e marrëveshjes historike për hekurudhat dhe autostradat midis Serbisë dhe Kosovës, pas marrëveshjes së muajit të kaluar për të rivendosur fluturimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës”, njoftoi Ambasda.

j.l./ dita

February 14, 2020 10:36
Komento

5 Komente

  1. fteri February 14, 11:56

    A’ të kam thënë ore Bedri Islami i plotfuqishëm kosovë e rajon është rojtari i pyllit .Po e damkosI pishën ai i madhi ka marr fundë çdo gjë .
    Kurse ti nuk përmendë fare ,ti akoma te ura me ato shkrimet tuaja.

    Reply to this comment
    • korçari February 14, 15:18

      Ketu ka tradheti burra dhe Rama nuk eshte i vetemi por qenkan dhe amerikanet.t’i hapin syte dhe veshet ata qe akuzojne per tradheti Ramen apo Thaçin …Haradinaj apo Kurti …

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 February 14, 12:05

    ore kush e ka nënshkruar këtë marrveshje??
    sepse nuk i plas kujt kush është në ceremoni,firmat i vendosin ata që kanë kmpetencat dhe jo ver llapa a vali korleone!!
    me sa di unë presidenti i kosovës nuk e ka një të drejtë të tillë për të firmosur!!në sërbi nuk e di si funksionon!!

    Reply to this comment
  3. ramushi February 14, 14:04

    Edhe dy a tre poteza e me gjas thaqi do me na i liberalizue vizat per serbi po mos te harrojm se edhe ajo eshte pjes e Europes . Suksese zoti president i republikes te ——— !!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. xxx February 14, 21:03

    e 10ne kosoven dhe shqiperin kta qe mbeshteten te nderkombetaret

    te vjen padroni- amerika te jep urdher per heqje takse, per hekurudhe, e aeroport, me serbin

    ku te kam politike e vendit te lire e te pavarur e Enver Hoxhes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*