Kosova: Do bëj fushatë model, por Ilir Beqja s’të jep siguri

May 23, 2015 12:02

Kosova: Do bëj fushatë model, por Ilir Beqja s’të jep siguri

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova tha se nuk ka ndërmend të bëjë një fushatë bazuar në shpifje, akuza dhe mashtrime.

Gjatë një takimi në zonën e Laprakës, Kosova tha se fushata e tij do të jetë model për politikën shqiptare, pasi ai nuk ka ndërmend t’i përgjigjet akuzave apo të akuzojë rivalët në garën për kryebashkiak.

“Nuk kam ndërmend të merrem me akuzat që më bëhen, pasi unë kam një veti që thith ato që më interesojnë. Nuk kam ndërmend as të deklaroj se do bëj 200 shkolla apo 150 kopshte e cerdhe, sikundër deklaron ndonjë tjetër, që flet pa asnjë plan, sikur po premton shkolla dhe kopshte për gjithë Ballkanin dhe jo për një qytet. Unë s’bëj shumë premtime, sepse dua që ato që premtoj ti realizoj“, tha Kosova.

Por duket se kandidati i PD­së nuk ka mundur të mbajë fjalën kur tha se nuk ka ndërmend të merret me kundërshtarët politikë, pasi përmes një batute ka sulmuar ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. “Nëse unë do të jem në një stacion furgonash, fillimisht do të shoh shoferët. Ja p.sh tek ti do të hipi menjëherë pasi ti të jep siguri, por po të ishte Ilir Beqaj, as do hipja hic, sepse ai stë jep asnjë siguri”, iu drejtua Kosova njërit prej të pranishmëve në takim. Në vijim Kosova tha se e ka të sigurtë fitoren më 21 Qershor dhe ishte i bindur për këtë që në momentin që u caktua si kandidat.

“Unë s’pyes fare për sondazhet që bëhen. Madje kur më thonë je kaq vota pas i them: lere këtë punë. Unë shikoj sytë e njerëzve, njerëzit duan shpresë, duan punë, duan dinjitet. Ndaj më 21 Qershor unë fitoj si kryebashkiak dhe do ti le të gjitha punët dhe do merrem me qytetin. Unë do bashkëpunoj me Qeverinë për të mirën e qytetarëve dhe këtë e kam treguar edhe më parë në detyrat që kam pasur. Drejtimi i bashkisë dhe realizimi i projekteve ka edhe një sekret, që duhet të jesh nikoqir me lekun, që duhet të kontrollosh cdo punë që bëhet hap pas hapi“, tha Kosova.

May 23, 2015 12:02
Komento

24 Komente

  1. arti May 23, 12:07

    doktor me duket se paske lajthitur

    Reply to this comment
    • kiu May 23, 12:08

      cfare sigurie te te japi beqja ty mer hajdut qe kishe menje vetem te vidhje dhe te abuzoje me tenderat dhe me ilacet.dhe ke dhe ftyre qe te dalesh ne tv dhe te thuash beqaj ste jep siguri.

      Reply to this comment
      • Dante May 23, 15:44

        Po cfare fushate te ndershme do te besh ti kur akoma nuk na ke deklaruar se si e bere kliniken 2.6 miline euro kur ke qene vetem drejtor i maternitetit mbreteresha geraldine.

        Si e ke bere gjithe ate klinike, une kerkoj shpjegim sepse neser mund te marre drejtimin e bashkise???????

        Pres nje pergjigje Halimo!!!!!!!!!!!!!!!

        Reply to this comment
    • dor May 23, 12:11

      ishal;lah nuk te vjen naj padi nga miku nga zvicra se dhe atij ja perbalte personin.

      Reply to this comment
    • keko May 23, 12:12

      dhe cfare fushate model do besh ti kur ti nuk respekton etiken e doktorit,dhe i ke bere grate e tiranes barcaleta fushate.turp te te vije.

      Reply to this comment
    • tuti May 23, 12:14

      dhe per cfare do besh fushate model ti ,se cdo hall te qytetarve qe ke degjuar aty ke shkelur urdhrin e mjekut.

      Reply to this comment
    • turjani May 23, 12:17

      model fushate duke i tregu robve barcaleta dhe duke e shty fushaten me te qeshur dhe nuk po ben asnje plan per fushaten e tiranes.

      Reply to this comment
    • etnori May 23, 12:25

      po ik o doktor.bej naj gje te hajrit,dhe jo me modelin e shqupit te shpifjeve dhe dembelizmit

      Reply to this comment
    • Lagunari May 23, 15:19

      Te lutem boll na bere si i derguari i zotit ne toke..ben mire te dalesh e te thuash noi gje konkrete nga plani jot shpetimar se ngele duke na treguar barsaleta

      Reply to this comment
    • Devolliu May 23, 23:26

      Do fitosh Leshtë e Xhozit ti o Halem.
      Ai që të jep votën ty, ia ka dhënë Sali Kriminelit.

      Reply to this comment
  2. teri May 23, 12:09

    mos ki merak doktor se gati e ke kerkes padine se dhe ti je pale e hajdutave te shqupit.

    Reply to this comment
  3. jori May 23, 12:10

    po 100 mije euro abuzime me ilacet e listat e barnave.

    Reply to this comment
  4. elisa May 23, 12:37

    Si mund te mos votosh nje njeri te tille?! Kaq te thjesht, i gatshme per te bere me te miren!

    Reply to this comment
  5. dori May 23, 12:39

    Qente le te lehin, karvani ecen perpara! Fitore Halim Kosova!

    Reply to this comment
  6. lori May 23, 12:40

    Une do thoja qente le te lehin, por prap se prap vota shkon per Halim Kosoven!

    Reply to this comment
  7. genci May 23, 12:42

    Qenkan versulur rilindasit! E kuptoj qe si militant po i sherbeni partise por mos shkruani budallalleqe se e felliqet partine!

    Reply to this comment
  8. ardi May 23, 12:47

    hahahaha… c’jane keto 100 mije euro dhe 600 mije euro abuzime? Ku i gjeni kesisoj budallaliqesh aman? Hjadutet i keni ne qeveri dhe populli e di mire, mos u mundoni te hidhni balt mbi Halimin se dilni qesharak, per te teper dhe vete Rama thote qe Halimi eshte burre zotni!

    Reply to this comment
  9. beratsi May 23, 13:40

    po tallen te gjithe me doktorin, i madh e i vogel

    Reply to this comment
  10. anis May 23, 14:22

    Po ato leket e vjedhura i harrove doktorr?

    Reply to this comment
  11. baftjari May 23, 14:26

    Lista e planeve te Dr. kosoves duken reale dhe me ato qe une kam ndjekur deri ta ni kam pare se njerzit me te vertet mbestesin keto plane ! nuk mund te mashtrohen njerzit ashtu sic ben Zogu i Tiranes ! Eshte nje ballafaqim i dy palneve te ndryshme njeri i cili u perket njerzve ai qe doktor kosova ka dhe ai qe u perket mashtruesve ate qe zogu mban me vete dhe brockullis cdo dite !

    Reply to this comment
  12. vili May 23, 16:15

    nese paskan kape shkelje gjate kohes se Dr.Kosoves pse nuk i cojne ne prokurori? duke qene se nuk kane fakte dhe mashtrime e tyre jane allogjike dalin per te shpifur por nuk idne as te shpifin. Dr.kosova eshte Kryebashkiaku i tiranes pas 21 Qershorit.

    Reply to this comment
  13. superman May 23, 16:20

    ilir beqja as per shofer furgoni nuk eshte, se do deshtonte, imagjinoni ne cfar gjendje e ka katandisur ministrine dhe spitalet te cilat kane 2 vite pa ilaçe, edhe ato qe ka sjlle keto dite jane te skaduara. mendjen e ka vetem si te vjedhi nga tenderat prandaj. dhe ne vend te krevateve ne urgjence te QSUT-se ka vendosur tavolina shkolle, se nuk ka krevate per spitalin, shumica e pacjetve qe vine ne urgjence shtrihen ne toke ose rrine ne karrike, kjo eshte rilindj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*