“Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”

February 11, 2019 09:31

“Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, është shprehur i bindur se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë synim Kosova duhet t’i thellojë përpjekjet politike dhe diplomatike.

Ramadani ka mohuar çdo mundësi që moslargimi i taksës për mallrat serbe të ndikojë në raportet e FSK-së me ShBA-në.

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, këto dy gjëra nuk janë të lidhura mes vete.

“Partneriteti strategjik special me ShBA-në nuk është ad hoc, por i qëndrueshëm dhe i përgjithmonshëm”, ka thënë Ramadani.

Në këtë intervistë dhënë me rastin e shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ramadani ka bërë thirrje që tërë skena politike dhe institucionale të reflektojë edhe një herë përkushtimin për të avancuar, mbrojtur dhe garantuar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

l.h/ dita

February 11, 2019 09:31
Komento

1 Koment

  1. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET....... February 11, 14:32

    O mije kenetash.po si nuke paska lidhje kerkesa e SHBA-se per heqjen e taksen per mallrat serbe me mundesine e futjes ne NATO te Kosves Martire,kure kjo eshte kerkese e SHBA-se e shtetit me te fuqishem ne bote qe i dhuroje lirine e pavaresine kosovareve?O mijekenetash po ku keni ju bythe te perdhosni autoritetin e SHBA-se.Turp e marri sebashku.O mije kenete qe mbete po mizekali,ke provokon ti o djalle me fytyre njeriu SHBA,e shqiptaret e tej martirizuar ne dite e vite me kete dacibao?Prisni se nuke keni pare gje akoma ju o mizakali te shitur tek serbo-ruset,kure e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja nga superlukset ne bangen e DREJTESISE dhe ne nje fund te turpshem e pakthim.O docerit e docerve,per ju nuke ka pushtet e leke te piset qe t’u shpetoje nga ndeshkimi.Besoni,binduni e ndaluni ne marrite tuaj e rrefehuni sa nuke eshte vone qe SOVRANI,SHBA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshiroje.Shkarkimi juaj pas kesaje dacibao nga detyra nese nuke eshte bere,duhet te behet sa me shpejt dhe te filloje hetimi per ju si bashkepuntore me serbo-ruset,pra si armik i popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*