Kosova e pushtuar nga mallrat “Made in Serbia”

October 27, 2018 20:32

Kosova e pushtuar nga mallrat “Made in Serbia”

Tregu i Kosovës në vazhdimësi edhe më i pushtuar nga mallrat ‘Made in Serbia’. Kosova përveç që ka importin e mallrave më të madh nga Serbia, këtë vit ka shënuar edhe ngritje të importit nga ky shtet. Vlera e importit të mallrave nga Serbia nga janari i vitit 2018 deri më 15 tetor të këtij viti është rreth 360 milionë euro, kryesisht mallra të industrisë ushqimore dhe të materialit ndërtimor.

Ndërkaq, Kosova ka eksportuar mallra në këtë shtet në vlerë jo më shumë se 23 milionë euro. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thekson se nëse vazhdon ky trend, importi deri në fund të vitit shënon 5 për qind rritje krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa, importi i produkteve të Serbisë është shumë i llojllojshëm, duke filluar prej makinerive deri te industria ushqimore. Sipas zëdhënësit Stavileci, nuk mund të ndahen në produkte të veçanta.

Ndërsa, vendet tjera të cilat renditen pas Serbisë për import, është Gjermania me 299 milionë euro e 374 mijë 314 euro. Vendi i tretë është prej të cilit importon Kosova mallra është Turqia me 251 milionë e 268 mijë e 185 euro, renditet pas saj Kina me mallra në vlerë prej 233 milionë e 328 mijë e 289 euro. Italia me 162 milionë e 238 mijë e 609, Shqipëria me 151 milionë e 894 mijë e 257, Maqedoni me 128 milionë e 52 mijë e 868 dhe në vendin e terë Greqia me 88 milionë e 474 mijë 619.

Ndërkaq, vlera e importit të përgjithshëm për dhjetë muaj e parë të këtij viti është mbi 2.5 miliardë euro, kurse vlera e eksporteve të përgjithshme është vetëm 230 milionë euro. Vendi në të cilin Kosova eksporton më së shumti është Shqipëria, ku çdo vit bilanci tregtar shkon duke u rritur. Mensure Çerkezi zyrtare për Statistikat e Tregtisë së Jashtme në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ka thënë për KosovaPress se prej muajt janar deri në gusht, Kosova ka eksportuar në Shqipëri 42 milionë e 333 mijë e 343 ose 18.6 përqind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Në Maqedoni janë eksportuar nga Kosova mallra në vlerë prej 28 milionë e 805 mijë e 360 ose 12.6 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq, eksporti i Kosovës për në Serbi, në këtë periudhë është 23 milionë e 299 mijë e 210 euro.

v.l/Dita

October 27, 2018 20:32
Komento

8 Komente

  1. Arben October 27, 21:01

    Kur vetevendosje bllokoi pikat doganore me serbine

    nuk ngeli me njeri pa i share si terrorrista.

    Cfare pavaresia ka kosova.

    Reply to this comment
    • Tani October 28, 17:48

      Ti gezoni ushqimet e helmuara sepse po ju helmojne dhe do te ngordhni nga semundj ete renda kancerogjene, me ngadale. Nuk ju mjaftuan qe ju helmuan femijetv neper shkolla por tani me deshiren tuaj i pranonijn ti hani keto ushqime te bera posaciresht per armiqte shqiptare. Jeni popull idiot! Do te me jepni te drejte kur te shikoni kur kanceri te plase sheshit dhe njerezit te semuren. Ky eshte idiotizmi shqiptar. Gjithmone budallenj! Eshte e paimagjinushme qe te bleshb ushqim nga armiku jot tradicional. I meritojne te gjitha qe ju kane bere serbet! Vazhdoni!

      Reply to this comment
  2. Ergys October 27, 21:11

    Turp e faqja e zeze.Mallra nga Serbia..biznes pa principe.

    Reply to this comment
  3. Arben October 27, 22:04

    Kosova nuk ka pavaresi.

    Perendimi ka vendosur se do te jete skllav i serbise.

    Cfare njohje do ti kerkoje kosova serbise, kur armen

    me te forte qe ka ne dore, shkembimet tregtare,

    nuk e lejon SHBA ta perdore.

    Kesaj i thone ti thosh derrit dajo.

    Reply to this comment
  4. Gjethi October 28, 06:32

    Jo more arben nuk ka te bej shba por bashkim-vllazerim-nderzimi eshte thjeshte dashuria per ato qe i kane pasur gjithmone e prape duan ti kene mallrat e te gjitha llojeve vllaut te madh Boro per vellain e vogel ramiz….

    Reply to this comment
  5. Flliqhanat e Kosoves dhe te Shqipnies. October 28, 08:57

    LOPA ban MOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO

    Reply to this comment
  6. SHTET LESHI October 28, 17:31

    ja dhe patriotet kosovare …..????????????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim