Kosova i bashkohet tryezës së ‘Shengenit Ballkanik’

November 9, 2020 12:15

Kosova i bashkohet tryezës së ‘Shengenit Ballkanik’

Kosova duket se ‘ka thyer akullin’, për sa i përket ‘Shengenit Ballkanik’!

Burime për mediat në Kosovë kanë bërë të ditur se në takimin që pritet të mbahet sot online për ‘Shengenin Ballkanik’ do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ajo Serbisë, Ana Bërnabiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, e cila ka thënë se Hoti ka pranuar ftesë për të qenë pjesë e kësaj konference para 10 dite.

“Video konferenca do të mbahet në ora 11:00, pjesë e saj do të jetë edhe kryeministri Hoti”.

“Nuk e di se çfarë raportojnë mediat serbe por mund të konfirmojë se Hoti ka pranuar ftesë për këtë konferencë më datën 30 të muajit të kaluar pas takimit të krerëve të tri shteteve tjera pjesëmarrëse. Nuk kam ende ndonjë detaj rreth agjendës”, deklaroi Baxhaku./ Top Channel

o.j/dita

November 9, 2020 12:15
Komento

1 Koment

  1. mirel November 9, 15:58

    Ky verremliu qenka Kosova. Keta po e rrasin popullin ne nje humnere tjeter gjaku, dhe po thone Fitore. Dhe ankohen pse bota nuk po i ben gjyqin Serbise.
    A mos eshte mareveshje qe Thaci te shkoje ne Hage dhe lirimin e merr vetem nese Kosova i nenshtrohet Serbise ne MiniShengen?
    Kjo eshre e gjitha loje e kurdisur midis Ramutit Vucic e Thacit. Futja e Abdullahit ne MiniShengen lehteson dramen e Ramutit nderkohe qe Gjyqi i UCKse behet ne Hage, ndersa Ramutit i duhet te laje duart me Hotin per tradhetine serbe.
    Ky eshte kulmi i.pisllekut. UCK, i oeni spiunet brenda.Thaci ju ka shitur te Ramuti e Vucic te gjithe. Hoti eshte vegla qorre e kesaj trioje te poshter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim