Kosova ka një verë kritike përpara, çfarë mund të ndodhë me Thaçin

July 4, 2020 12:12

Kosova ka një verë kritike përpara, çfarë mund të ndodhë me Thaçin

Janusz Bugajski

Kosova ka një verë kritike përpara. Me Presidentin Hashim Thaçi që përballet me një aktakuzë për krime lufte, një qeveri koalicioni të dobët dhe e vlerësuar si jolegjitime nga opozita, një pandemi në vazhdim dhe me nismat e ngecura të ndërkombëtarëve për të rifilluar bisedimet me Serbinë, përparimi i vendit gjatë muajve të ardhshëm do të jetë i bllokuar.

Thaçi ka deklaruar se, nëse aktakuza për krime lufte konfirmohet nga një gjyqtar i procedurës paraprake të Dhomave Speciale, ai do të japë menjëherë dorëheqjen. Beogradi do të përfitojë nga kjo akuzë nga (pikëpamja) e përpjekjeve të tija për të delegjitimuar Kosovën. Duke e përcaktuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si të udhëhequr nga kriminelë lufte, pretendimi i vendit për shtetësi dhe integrim ndërkombëtar mund të dëmtohet.

Krimet e pretenduara të një numri të vogël guerrilësh gjatë një lufte nuk mund të barazohen me ato të shtetit serb kundër mbarë popullatës shqiptare të Kosovës. Konteksti dhe shifrat janë me rëndësi. Përndryshe, vrasja e SS-ve gjermanëve, e zyrtarëve nazistë dhe e bashkëpunëtorëve të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore do të shihej e barazvefshme me masakrimin e miliona civilëve të pafajshëm nga nazistët.

Prishtina duhet të jetë e palëkundur se Gjykata Speciale nuk po heton UÇK-në si një lëvizje çlirimtare, por individë që janë akuzuar për krime specifike lufte. Për më tepër, zyrtarët e qeverisë dhe analistët duhet të flasin hapur për krimet e luftës të kryera nga forcat ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës dhe mungesën e drejtësisë për vrasjen dhe zhdukjen e mijëra civilëve shqiptarë kosovarë. Edhe pse një pjesë e vogël e zyrtarëve të lartë serbë janë dënuan për krime lufte nga Gjykata e Hagës, një Dhomë Speciale për Serbinë e cila do ndërmerrte hetime më të thella dhe më përfshirëse është më se e vonuar.

Kosovarët gjithashtu po i shkaktojnë dëme politike vetes nga paaftësia për të formuar një qeveri të gjerë koalicioni e cila do përballet me kërcënimet në rritje përpara shtetit të ri. Kjo nuk është koha për të debatuar mbi interpretimet e kushtetutës ose legjitimitetin e qeverisë, pasi kjo është në avantazh të forcave të jashtme që mundohen të provojnë se Kosova është një shtet i dështuar. Kosova ose ka nevojë për një qeveri më gjithëpërfshirëse me një mbështetje më të gjerë parlamentare ose zgjedhje të reja që do t’i jepnin legjitimitet të përtërirë institucioneve shtetërore.

Kryeministri Avduallah Hoti mund të përfshinte ose Partinë Demokratike të Kosovës ose Vetëvendosjen në koalicion, duke bërë thirrje për një front kombëtar në periudhë vështirësie. Nëse Thaçi dorëhiqet me të vërtetë, parlamentit gjithashtu do t’i duhet të zgjedhë një president të ri ose të përballet me zgjedhje të reja të përgjithshme. Zgjedhjet do të jenë copëtuese dhe konfliktuale, pikërisht në një kohë kur Kosovës i duhet stabilitet politik dhe shoqëror.

Momenti i akuzës ndaj Thaçit ngriti dyshimet se zyrtarët e BE ishin të përfshirë, në mënyrë që ta pengonin atë të kërkonte një marrëveshje në Uashington, nga frika se kjo mund të bllokonte hetimin e mëtejshëm të krimeve të luftës. Brukseli gjithashtu mund të ketë qenë i shqetësuar se një marrëveshje e mundshme e shkëmbimit territorial e mundësuar nga Shtëpia e Bardhë do të destabilizonte më gjerësisht rajonin. Ka spekulime të tjera se vetë administrata e SHBA-së u pajtua me përhapjen e procedurave të aktakuzës, duke llogaritur se samiti i Uashingtonit do të dështonte, çfarë do të krijonte një imazh të keq për Trump.

Hotit do t’i duhet të udhëheqë delegacionin kosovar në çfarëdo bisedimi të ardhshëm, por atij i duhet të këshillohet imtësisht me koalicionin e tij qeveritar dhe parlamentin përpara se ta bëjë këtë. Dobësia dhe vonesat e qeverisë për rifillimin e bisedimeve do të jenë në interes të Presidentit Vuçiç, i cili ia ka frikën çdo presioni amerikan që Serbia ta njohë Kosovën. Vuçiç u ndihmua nga fitorja e tij e thellë në zgjedhjet e bojkotuar nga opozita dhe nuk ka përballë rezistencë të qenësishme kundër sundimit njëpartiak.

Para vizitës së tij të planifikuar në Uashington, Vuçiç gjithashtu vizitoi Moskën. Putin po mundohet të forcojë pozicionin e Beogradit në bisedime dhe padyshim që ka dhënë udhëzime se si duhet të përballesh me zyrtarët e Trump. Moska parapëlqen të ketë një konflikt të ngrirë dhe ta shndërrojë Kosovën në një shtet të ngrirë. Kjo do të dëmtonte fushatën për njohje ndërkombëtare (të Kosovës) dhe do t’i mundësonte Serbisë të pretendojë se po tregon vullnet të mirë, porse Kosova nuk është partner i besueshëm.

Një (element) kyç i paditur është nëse i dërguari i posaçëm i Trump, Richard Grenell, do të kërkojë të rinisë bisedimet ose thjesht do t’ia transferojë iniciativën BE-së, e cila po planifikon një samit Kosovë-Serbi në Paris, në vijim të këtij muaji. Ai është përpjekur të përqendrohet në çështjet ekonomike dhe të bindë Beogradin dhe Prishtinën të krijojnë një zonë ekonomike speciale. Kjo ide nuk merr parasysh faktin themelor që lidhjet dypalëshe ekonomike nuk mund të shtohen pa siguruar një marrëdhënie simetrike midis Serbisë dhe Kosovës, sipas së cilës të dy palët njohin shtetësinë e njëra-tjetrës. Një zgjidhje e tillë nuk arrihet dot këtë verë.

 

Dita76, Albania
KOSOVA’S SUMMER CRISIS
Janusz Bugajski, 3 July 2020

Kosovarconfronts a critical summer. With President Hashim Thaci facing a war crimes indictment, a weak coalition government considered illegitimate by the opposition, an ongoing pandemic, and stalled international initiatives to restart talks with Serbia, the country’s progress will be blocked during the coming months.

Thaci has asserted that he will immediately resign if the war crimes indictment is confirmed by a Specialist Chambers pre-trial judge. The indictment will benefit Belgrade in its attempts to delegitimize Kosovar. By depicting the Kosova Liberation Army as being led by war criminals, the country’s claim to statehood and international integration can be undermined.

The alleged crimes of a small number of guerrillas during a war cannot be equated with those of the Serbian state against the entire Albanian population of Kosova. Context and numbers matter. Otherwise, the assassination of German SS-men, Nazi officials, and their collaborators during World War Two would be equivalent to the Nazi slaughter of millions of innocent civilians.

Prishtina must be adamant that the Special Court is not investigating the KLA as a liberation movement but individuals who have been accused of specific war crimes. In addition, government officials and analystsneeds to speak openly about the war crimes committed by the Serbian military and police forces during the war and the lack of justice for the murder and disappearance of thousands of KosovarAlbanian civilians.Although a handful of senior Serbian officials were convicted of war crimes by the Hague Tribunal, a Specialist Chamber for Serbia involving deeper and broader investigations is long overdue.

Kosovars are also inflicting political damage on themselves by an inability to form a broad coalition government to confront the mounting threats facing the young state. This is not the time to argue over constitutional interpretations or governmental legitimacy, as this plays into the hands of outside forces seeking to prove that Kosova is a failed state. Kosova will either need a more inclusivegovernment with wider parliamentary supportor a new election that would bestow fresh legitimacy on state institutions.

Prime Minister Avduallah Hoticouldinclude either the Democratic Party of Kosova or Vetevendosja in the coalition by appealing for a national front in difficult times. If Thaci indeed resigns, parliament will also need to elect a new President or face new general elections. Elections will be disruptive and conflictive precisely at a time when Kosova needs political and social stability.

The timing of Thaci’s indictment raised suspicions that EU officials were involved to prevent him seeking an agreement in Washington, fearing that this could block further war crimes investigations. Brussels may also have been concerned that a potential land swap deal facilitated by the White House would destabilize the broader region.There are additional speculations that the U.S. administration itself concurred with the release of indictment procedures, calculating that the Washington summit would fail and create a bad image for Trump.

Hoti will need to lead the Kosovar team in any upcoming talks but he must consult closely with his government coalition and parliament before he proceeds. Government weakness and delays in restarting talkswill benefit President Vucic who is fearful of any U.S. pressure that Serbia recognize Kosova. Vucic was helped by his resounding election victory boycotted by the opposition and faces no credible resistance to one-party rule.

Vucic also visited Moscow before his planned visit to Washington. Putin is seeking to strengthen Belgrade’s position in the talks and no doubt issued guidelines on how to dealwith Trump’sofficials.Moscowprefersto maintain a frozen conflict and transformKosovainto a frozen state.This would undermine the campaign for international recognitionand enable Serbia to claim that it is showing good will while Kosova is not a credible partner.

One major unknown is whether Trump’s special envoy Richard Grenell will seek to resume the talks or simply transfer the initiative to the EU, which is planning a Kosova-Serbia summit in Paris later this month. He has tried to focus on economic issues and to convince Belgrade and Prishtina to create a special economic zone.This ignores the basic fact thatbilateral economic tiescannot be intensified without ensuring a symmetrical relationship between Serbia and Kosova, in which both sides recognize each other’s statehood.Such asolution will not be reached this summer.

 

Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

July 4, 2020 12:12
Komento

17 Komente

  1. aktualiteti July 4, 12:54

    Vera mund te jete kritike per Thacin por jo per Kosoven se Thaci ka qene c’do dite te pushtetit tij jo nje president i kosovareve por nje president i nderkombetareve (qe po e hedhin tani qe e shrydhen)

    Reply to this comment
  2. Isa July 4, 13:53

    Asgje nuk ka per te ndodhur me Thaçin. Akuzat jane refren i perseritur nga avokati i lobit serb Marty. Ky Marty a i ka denoncuar ne Hage, krimet montruoze te serbeve ndaj popullsise shqiptare ne Kosove? Jo! Kjo flet qarte se cfare qendron prapa akuzave te tij per Thacin, sabotimin e dialogut Kosove-Serbi.

    Reply to this comment
  3. Dardan July 4, 14:35

    Per bindjen time, Thaci u eliminuar nga Melania sllave dhe e te kapurit Donald Trump, te cilet deshirojne qe serbet te marrin Trepcen. Po supozoj se Thaci, ashtu si une, eshte dakord per kalimin administrativ te komunave serbe ne veri te Kosoves ne Serbi, po ashtue edhe te kalimit administrativ te komunave shqiptare ne jug te Serbise ne shtetin e Kosoves. Por kusherinjte e Melanise duan Trepcen, qe une dhe Thaci nuk e japim.

    Kryeministri ne detyre, Avdullah Hoti, me duket si trumcak, por do ta zhgenjeje ciftin antishqiptar Trump, pasi, pikerisht per kete arsye nuk do te guxoje kurre te hedhe firmen as te jape Trepcen, as te legjitimoje kthimin e pushtimit ekonomik serb ne Kosove.

    Perfundimisht, Thaci do ta kaperdije “furtunen” ne goten e tij te shampanjes, do vazhdoje ne detyre, ndersa Kosova do vazhdoje te lengoje bashke me Shqiperine ne shtratin e semundjes se rende te Corones…

    Reply to this comment
  4. intelektuali July 4, 15:24

    Te gjitha variantet e konspiracioneve boterore kunder Kosoves jane te mundeshme, por i vetmi variant qe nuk mund te kundershtohet nga askushi eshte qe:

    HASHIM THACI RA NE GROPEN SEPTIKE E KURTHIT QE PERGATITI PER ALBIN KURTIN DHE RAMUSH HARADINAJN DO KOHE ME PARE

    Duke terrhequr pas vetes edhe Kosove ne kete grope septike te mbushur plot e perplot me MUTIN e korupsionit dhe hajnise tipike enveriste shqyptare,

    prandaj:

    Gropes Septike te Hashim Thacit di t’i vije era shume kohe edhe pasi Kosova ne me fund te kete dale nga kjo HALE e improvizuar ku e futi lakmia e Hashimit dhe e banditeve te tij per leka dhe pushtet.

    Reply to this comment
    • Mehmet Shehu July 4, 18:57

      PER KORRUPSION E JANI RNVER HIXHS TE VARTE PER BOLESH DUKE KENDUAR KENGEN
      “ ENVER HOXHA TUNGJSTJETA…”

      Reply to this comment
      • intelektuali July 4, 23:33

        Mehmet Poliagjenti:

        Te jane ngaterruar gishtat ne kompjuter more mavri nga frika e Sillos dhe i ke shkruar gjerat carap fare sa qe nuk meren vesh, megjithate degjo kete histori:

        Kur Enveri i tha Gjylos se do te martohej me Nexhmijen, Aneja e thrri nusen nga Manastiri dhe i tha:

        “PO TE KESH SHKUAR ME NDONJE TJETER ENVERI DO TA VARI PER BOLESH DASHNORIN TEND DHE PREGATITU SE DJALI IM E KA HALLATIN SA BLENDI FEVZIU SHTATIN”

        Nexhmija qe i kishte mare masat paraprakisht, njashtu si me antarsimin ne Partine Fashiste ja ktheu vjehrres se saj ne nje forme artistike:

        “MOS E MBURR, MOS E LEVDO,
        SONTE MBREMA DO TA SHO”

        Por ne mbremje Enveri shkoi dhe fjeti me Mugoshen e Titos dhe Nexhmija pa c’pa shkoi tek miku i Partise, Milladini i Komunizmes Jugosllave.

        Reply to this comment
        • Aliu nga Selenic July 7, 15:29

          Kure shkruan keshtu “intelektual” dijeni mire te dashur komentues se gjkerat jen shume mire.
          Sa here nxin Intelektuali pa koke , aqe me mire ecin punet e shqiptarve.
          Ketij i ka ngelur ore tek Enveri ne ket liste ka futur edhe Edi Ramen dhe Hashim Thacin nuk eshte qudi qe nje dite do te futet ne ket liste edhe Trampi se Clintoni po se po.!
          Keshtu qe gjerat do te ecim mjafte mire dhe intelektuali pa koke me shoket e tije do te ngelin si gjithnje me goj hapure pse jo edhe si tradhtare te shqiptarve.!

          Reply to this comment
  5. Vatra July 4, 22:40

    Një është e sigurt se Kosova nuk pati llogore koncentrimi si servët

    Reply to this comment
  6. prishtin July 4, 23:32

    Hashim Thaqi si gjithmon do dali fitimtar dhe do te pastrohet Kosova nga gropat septike(surroi,v.osmani,kurci,bota sot….)Edhe BE edhe SHBA e dine s e keto jane shpifje te fabrikuara ne serbi me ndihmen e shqifolesve nga Kosova,Kosova kurre ne historine e saje nuk ka qene me mire se sot.Thaqi nr,1.

    Reply to this comment
  7. intelektuali July 4, 23:34

    Mehmet Poliagjenti:

    Te jane ngaterruar gishtat ne kompjuter more mavri nga frika e Sillos dhe i ke shkruar gjerat carap fare sa qe nuk meren vesh, megjithate degjo kete histori:

    Kur Enveri i tha Gjylos se do te martohej me Nexhmijen, Aneja e thrri nusen nga Manastiri dhe i tha:

    “PO TE KESH SHKUAR ME NDONJE TJETER ENVERI DO TA VARI PER BOLESH DASHNORIN TEND DHE PREGATITU SE DJALI IM E KA HALLATIN SA BLENDI FEVZIU SHTATIN”

    Nexhmija qe i kishte mare masat paraprakisht, njashtu si me antarsimin ne Partine Fashiste ja ktheu vjehrres se saj ne nje forme artistike:

    “MOS E MBURR, MOS E LEVDO,
    SONTE MBREMA DO TA SHO”

    Por ne mbremje Enveri shkoi dhe fjeti me Mugoshen e Titos dhe Nexhmija pa c’pa shkoi tek miku i Partise, Milladini i Komunizmes Jugosllave.

    Reply to this comment
  8. Ethem Lalaj July 5, 15:57

    DITA:Januzi Amerikan analizon bukur.Ne kete situat te rende-po ra H.Thaçi-Ra UÇK,ra Kosova.
    Eshte momenti te themi troç se H.Thaçi ka shume kundershtar ne Kosove dhe Shqiperi,pasi agjentura Serbe me perkrahjen Ruse,Greke,etj,eshte shume e forte per te pergatitur kurthe ndaj Hashimit,UÇK dhe Kosoves.Shkuarja e Vuçiçit ne Moske tregon se Ai i ka marre te gjitha diraktivat nga Putini per te mos e njohur kurre Kosoven si shtet duke perfituar nga apatia Europiane dhe deri diku Amerikane,ku kjo e fundit her fajson Boltonin e her Thaçin per ndryshim teritoresh.
    -Ne kete situate te rende shume drejtues Kosovar ne vend qe te jene grusht-bashkuare merren duke share njeri-tjetrin dhe çeshte me e jeqa e shtrijne mellefin deri te Edi Rama pse shkoi ne Kosove me jelek antiplump.
    Mrsashihet nuk jane ne unison SHBA dhe BE.Dhe ketu perfiton Rusia dhe simotrat e saj.
    -FLM-DITA

    Reply to this comment
  9. veliu July 5, 20:22

    Nje shkrim realist dhe nese e krahasoni me ate me larte te v.surroit,konkludon se askush nuk na ka faje.Vete shqiptari eshte hasmi i shqiptarit.Vetoni dhe shume si ai i bejne varrin shqiptareve me shprese se ato do triumfojne si individ.

    Reply to this comment
  10. poradeci July 6, 17:59

    E,Lalaj,me pake fjale ke thene shume,po kujt tja thuash?Edhe Zoti Bugajski bukur dhe kjarte e thote.

    Reply to this comment
  11. Justinunurb July 8, 18:51

    What the HELL is Padak?

    Reply to this comment
  12. Helenesome July 9, 14:04

    EASY Flywheel Puller… using ONLY industrial lathe and milling machine

    Reply to this comment
  13. Natalierob July 9, 21:02

    SMACKING THISTLESI MADE A CHANGE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim