Kosova kërkon të dhëna për “Babalen”, Prokuroria: E kemi vetëm dëshmitar

September 8, 2018 10:37

Kosova kërkon të dhëna për “Babalen”, Prokuroria: E kemi vetëm dëshmitar

Albert Veliu ose siç njihet tashmë me nofkën “Babalja” vijon të qëndrojë në Kosovë, ku së bashku me të birin i është nënshtruar procedurave të marrjes ose jo të azilit.

Pak kohë më parë autoritet e drejtësisë së Kosovës kanë kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke u interesuar nëse ndaj Veliut kishte nisur një hetim penal apo jo në Shqipëri.

Nga ana tjetër mësohet se prokurorët e Krimeve të Rënda, i kanë kthyer përgjigje ministrisë së Brendshme Kosovare, duke i pohuar se Albert Veliu nuk është nën hetim.

Por ai është pyetur në cilësinë e dëshmitarit që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, lidhur me audio-përgjimin e realizuar mes tij dhe shtetasit Agron Xhafaj.

Kjo ishte vetëm një përgjigje që ka dërguar Krimet e Rënda në Kosovë, ndërkohë autoritet e këtij shteti kanë kërkuar të dhëna për Veliun edhe nga institucione të tjera.

Megjithëse ka dështuar herën e parë për të lënë Shqipërinë dhe hyrë në Kosovë, “Babalja i PD” ka mundur të kalojë kufirin nga fshati Viçidol i Tropojës,duke hyrë në Kosovë, shtet në të cilin ka kërkuar së bashku me të birin azil politik, shkruan shqiptarja.com

Dyshimet e para se kush e nxori Albert Veliun e djalin e tij në Kosovë, lidhen me një person të njohur në selinë e PD me origjinë nga Tropoja, i cili ka mbajtur një funksion të rëndësishëm në kohën kur president dhe kryeministër ishte Berisha.

o.j/dita

September 8, 2018 10:37
Komento

3 Komente

  1. basha "ka fjet" me Babalen ne kull t'salis September 8, 11:51

    pasi asht strehue
    ne Kullen e shpellarit mgrit ne Vicidol ,
    si simbol i mashtrimit dhe pabesise shqiptarve ,
    asht nis per n’kosove ne bes te Tradhetise Shqiptare

    Reply to this comment
  2. xxx September 8, 13:43

    S’paska koment nga Arben loqja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*