Kosova, më paqësore se Maqedonia dhe Mali i Zi

Redaksia Online June 11, 2013 08:33

Kosova, më paqësore se Maqedonia dhe Mali i Zi

Një pjesë e vendeve të botës, por edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të vlerësohen si vende më pak paqësore. Kjo bëhet e ditur sipas një studimi të ri ndërkombëtar “Indeksi Global i Paqes 2013”, ku janë monitoruar 162 shtete të botës sa i përket paqes. Studimi  informon se rritja e numrit të vrasjeve dhe rritja e shpenzimeve ushtarake nga disa vende janë duke e bërë botën një vend më pak paqësor. Raporti i “Indeksit Global të Paqes 2013”, thekson se 110 vende u bënë më pak paqësore në vitin e kaluar, ndërsa 48 vende u bënë më paqësore. Kosova ndërkaq në mesin e 162 shteteve të monitoruara gjendet në vendin e 72-të, prapa Shqipërisë(69) e Serbisë(62) si vend më paqësor. Ndërsa Maqedonia vlerësohet me kuota më të larta duke u radhitur në vendin e 79 si vend më pak paqësor. Mali i Zi radhitet në vendin e 73-të. Studimi përmend luftën civile siriane, dhe shpenzimet e rritura ushtarake në Iran, Irak, Afganistan dhe vende të tjera. Raporti thotë se Rusia dhe Euroazia mbetën ndër rajonet më pak paqësore në botë, prapa dy rajoneve tjera që janë edhe më pak paqësore, Azisë Jugore dhe Lindjes së Mesme e Afrikës së Veriut. Studimi tha se Islanda është vendi më i qetë, ndërsa Afganistani është në fund të listës së të qenit paqësor. Studimi kryhet çdo vit nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, së bashku me një panel ndërkombëtar ekspertësh të pavarur. / INA

 

Redaksia Online June 11, 2013 08:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*