Kosova në listën e kuqe/ Nga java e ardhshme qytetarët që kthehen në Gjermani duhet të kenë test për COVID-19

July 31, 2020 19:28

Kosova në listën e kuqe/ Nga java e ardhshme qytetarët që kthehen në Gjermani duhet të kenë test për COVID-19

Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë kaluar apo po kalojnë pushimet në Kosovë që t’i kenë parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Përmesë një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka bërë me dije se të gjithë ata që do të kthehen apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani nga java që vjen testet për koronavirus janë obligative.

“Të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutem të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës. Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen Testet për Covid janë obligative”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada në fund u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, maska dhe higjienën.

 

l.h/ dita

July 31, 2020 19:28

Njoftim

Njoftim

Njoftim