“Kosova nuk mund të lidhet me statusin e Republikës Serbe”

August 12, 2018 21:31

“Kosova nuk mund të lidhet me statusin e Republikës Serbe”

Anëtari i presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviq, tha se nuk ka argumente sipas të cilave çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës mund të lidhet me statusin Republika Serbe.

“Nuk ekzistojnë argumente juridike, as historike, as morale me të cilat zgjidhja e marrëdhënieve Serbi-Kosovë mund të ndërlidhet me Bosnjën dhe njësinë e saj Republika Serbe. Statusi i Bosnjë Hercegovinës dhe njësive të saj është zgjidhur nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit,” tha ai për portalin boshnjak “Faktor”.

Izetbegoviq u shpreh se teza e kompesimit të humbjes së Kosovës me lidhjen e Serbisë me Republikën Serbe është e pranishme për një kohë të gjatë, por sipas tij, tani është intensifikuar akoma dhe më shumë, si rezultat i bisedimeve për zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij kjo histori ka dy caqe. Njëra është afatshkurtër dhe tjetra afagjatë.

Izetbegoviq thotë se dimensioni i parë shërben “për t’u trembur bashkësia ndërkombëtare për një destabilizim të ri të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Ballkanit, dhe në këtë mënyrë të marrë një zgjidhje më të favorshme për Serbinë në çështjen e Kosovës.”

Ndërsa dimensioni i dytë, sipas tij, “shërben për të përforcuar tezën se serbët pas humbjes së Krajinës dhe Kosovës, diçka duhet të marrin si kompensim, dhe presin për rrethana të favorshme historike që kjo të realizohet – dobësimin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, duke e kthyer Serbinë në Rusi.”

s.a/dita

August 12, 2018 21:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*