Kosova nuk tërhiqet nga taksa. Serbët tregojnë efektet e para

December 6, 2018 16:04

Kosova nuk tërhiqet nga taksa. Serbët tregojnë efektet e para

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina është marrë pas sjelljes së këtyre dy vendeve në raport me Kosovën.

Shala shprehet i vendosur se taksa do të qëndrojë 100% derisa Serbia dhe Bosnje-Hercegovina ta trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur.

Vendosja e kësaj mase ka qenë akti ynë i fundit që Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ta trajtojnë Kosovën, ashtu siç duhet”, u shpreh Shala.

Vendimi për taksen 100 % nuk e ka ndryshuar gjendjen në terren. Janë njoftuar me vonese dhe malli serb ka mbetur në depot e tyre

Serbet e Kosovës janë shprehur të shqetësuar dhe ankohen për mungesa.

“Nuk kemi as bukë, as qumësht, as asgjë. Ky është problem për serbët e Kosovës dhe ne nuk e kemi merituar këtë. Është e vështirë edhe për shqiptarët, edhe për serbët”, shprehen disa prej tyre, për top channel.

“Kjo ndikon pozitivisht në rritjen e produkteve të vendit, si edhe rritjen e produkteve nga Shqipëria”, u shpreh Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërkaq edhe kryeministri Ramush Haradinaj, para pak ditësh ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa prej 100% që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, do të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

l.h/ dita

December 6, 2018 16:04
Komento

4 Komente

  1. mirel December 6, 16:10

    Te hane miellin serb qe dergojne ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  2. Toni December 6, 17:08

    Shikoni mer cfare behet. Serbet dhe Greket me djersen e Shqiptareve (por edhe me parat e Evropes) korruptojne politikanet Shqiptare per te na gllaberuar edhe centimetrin e fundit ne toke dhe Det.

    Reply to this comment
  3. fteri December 6, 17:40

    Bravo z. Ramush ,vetëm kështu i do mushka drutë !

    Reply to this comment
  4. Gezim Kulufi December 6, 17:52

    Nje mase qe mund te jape efekt shume me te kundert nga ai qe pritet prej qeverise se Kosoves.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*