Kosova, pavarësia, Thaçi

February 17, 2016 11:29

Kosova, pavarësia, Thaçi

Sot, 17 shkurt, u bënë 8 vite nga dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Tetë vite më parë, askush nuk e kishte menduar se një përvjetor i tillë mund të vinte në Kosovë. Që nga viti 1999, pas qershorit, e deri më sot, gjendja nuk ka qenë asnjëherë si tani; askush nuk e di se si do të vijë një ditë e nesërme politike, ashtu si nuk e di askush se kur jeta do i sillet rrjedhave normale. Përballë njeri tjetrit janë pushteti dhe opozita, secili në llogoren e saj, nuk duket asnjë urë që mund të lidhë njerëzit dhe, i vetmi veprim që ndërmori lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, për të shkuar në një takim rutinë në zyrën e Presidentes së kosovës, zgjoi reagime të ndjeshme, nganjëherë deri në tepri, a thua se ai shkoi në zyrën e Millosheviqit.

 

Pushteti ende nuk e ka kuptuar se i duhet të qeverisë, dhe të qeverisë seriozisht, pasi po humbet edhe atë që është thelbësore, memorjen e njerëzve ndaj saj. Është interesant se pikërisht në pragun e Përvjetorit të Ditës së Pavarësisë, kur gjërat mund të bëhen disi më të afrta, policia thyen ditën duke arrestuar shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes; dhe nga ana tjetër, një ndër liderët e kësaj të fundit, pa asnjë droje politike, thotë se ata nuk e njohin këtë pavarësi, sepse është gjysmake, dhe vetëm kur ata të vijnë në pushtet, do të jetë pavarësia e vërtetë.

Opozita shikon para vetes jo një qeveri që ka fituar në zgjedhjet e fundit shumicën e votave, aq sa ishin ata që votuan; ajo sheh një vazhdim të pushtimit serbomadh; qeveria nuk sheh njerëz që kanë të drejtën të aspirojnë për pushtetin, por mafiozë politikë të lidhur me gjithëfarë shërbimesh. Kjo kundërvënie qëndrimesh, sepse nuk është fjala më për vizione, është sfondi në të cilin njerëzit janë thirrur për të festuar 8 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të tyre.

 

Megjitatë, duhet thënë, se ka diçka të përbashkët me atë që ndodhi tetë vite më parë. Ky është Hashim Thaçi, asaj kohe njeriu që bëri shpalljen e pavarësisë, si shefi i qeverisë, sot zevendeskryeministër dhe i propozuar të jetë presidenti i ri i Kosovës.

Tetë vite më parë ai, Thaçi ishte pa asnjë dyshim në zenithin e politikës së tij; figura e Thaçit ishte njëmend më e aspiruara, më e votuara dhe më shpresëdhënëse. Opozita e asaj kohe ishte forcë minore, statura e tij politike ishte e përceptueshme për të gjithë, dhe dashje pa dashje ai u bë sinonimi i Pavarësisë së Kosovës.

Tani, nuk është e njëjta gjendje, më saktë, nuk është në ato përmasa që ishte më parë. Përdallimi reth figurës së tij është bërë më i thellë, ai është “koka e turkut” e opozitës, e cila e shpreh haptas gjysmën e qëndrimit të saj: jo, Thaçi president. Në të vërtetë duhej ta shpallnin të gjithë qëndrimin e tyre: nuk duam asnjë president nga kjo shumicë qeverisëse, sepse duam zgjedhje të reja. Dhe është në të drejtën e saj të kërkojë këtë, ashtu si edhe shumica e tashme qeverisëse është në të drejtën e saj për të provuar zgjedhjen e presidentit.

 

Dilema ka kapërcyer normalen, por edhe prerogativat e hedhura janë të shumta. Duke mos dashur Thaçin si president, disa nga figurat e njohura të opozitës, marramendshëm shpejt, synojnë të minimizojnë rolin e tij në pavarësinë e Kosovës, megjithëse disa prej tyre ishin në krahun e tij kur u bë kjo shpallje. Shkohet edhe më tej, duke e vënë emërin e tij në kahun e kundërt të asaj që ka ndodhur vërtetë.

Natyrisht, askush nuk është aq miop politik sa që të njësojë shpalljen e pavarësisë me Hashim Thaçin. Por, në të njëjtën kohë, institucioni që ai përfaqësoi, strukturat e luftës, ishin vendimtaret për të shkuar deri në këtë ditë. Dhe,nëse njeriu i zgjedhur apo i vetëcaktuar në këtë detyrë bëhet në një kohë të caktuar njësimi i asaj që bëhet fakt publik, atëherë asgjë nuk duhet mënjanuar.

Vërtet, në se qetësisht mendojmë për kohën e shkuar: a ka rol Hashim Thaçi në shpalljen e pavarësisë, apo ishte vetëm një lojë e fatit që e solli ditën e 17 shkurtit pikërisht atëherë kur ai ishte shefi i qeverisë së Kosovës?

 

Mund të jesh pro ose kundër figurës politike të Hashim Thaçit, por është e vështirë të jesh kundër të vërtetës historike. Ka shumë njerëz që e kanë të largët figurën e tij politike, ka të tjerë që e kundërshtojnë atë, ashtu si ka edhe të tjerë, ndoshta më të pakët, që e luftojnë fuqishëm. Nuk është vetëm Vetëvendosja ajo që është përcaktuar skajmërisht kundër Thaçit, pa e bërë të qartë përcaktimin e saj: vetëm kundër tij apo edhe kundër PDK-së, si forca e parë politike. Ka edhe të tjerë, të cilët janë grumbulluar rreth një mjegulle opinionistësh dhe” të pavarur” intelektualë, të cilët, megjithëse dikur ishin zgjatje e tij dhe dorështrirë ndaj gjithçka që ai kishte në figurën dhe në pozitën e tij, sot janë bërë njësh me klane të përcaktuara qartë të tribuve politike serbe.

 

Të jesh ose të mos jesh pro figurës politike të Hashim Thaçit, të jesh pro ose kundër zgjedhjes së tij si president i Kosovës, kjo, në Asnjërin kah nuk përbën faj, e aq më pak krim. Ashtu si ka njerëz që e besojnë, ashtu ka edhe të tjerë që nuk e duan. Kjo është jeta politike, por tashmë, në Kosovë, në këtë përvjetor pavarësie, është bërë aq e mprehur sa të duket sikur po kërcasin thikat e mendimit politik.

Është e drejtë thënia se Thaçi nuk e bëri pavarësinë e Kosovës, dhe nuk kishte se si ta bënte, krejt i vetëm. Janë shumë breza që e kanë bërë detyrën e tyre për të qenë më në fund një 17 shkurt. Por, nuk mund të mohohet se ai ishte pjesë e rëndësishme e një lëvizje të rezistencës, e cila nuk nisi në vitin 1998 e nuk mbaroi në 15 muajt e ardhshëm: ai ishte aty ku duhej të ishte. Një e sotme, e ngritur mbi mos dëshirën e një të ardhmeje, nuk mund të shkatërrojë pikërisht të shkuarën. Sepse ajo ka vendin e saj. Një vend që nuk mund të zhbëhet, sepse ashtu kanë rrjedhur gjërat në një kohë që erdhi. Nëse themi se lëvizja çlirimtare ishte themeli i pavarësisë së Kosovës, dhe kjo është një e vërtetë historike, ky grupim njerëzish, ku ishte pjesë edhe Hashim Thaçi, duhet njësuar me pavarësinë, ashtu si duhet njësuar edhe mendimi vërtetë i pavarur i dhjetra intelektualëve të shquar shqiptarë në Kosovë.

Përmes këtij binomi, lëvizje çlirimtare dhe mendim filozofik çlirimtar, ka ecur një plejadë e tërë, mes të cilëve, të paktën që nga viti 1990, do të jetë edhe vetë Hashim Thaçi.

 

Kam para vetes një proçesverbal, mbajtur në marsin e vitit 1994 , të Trupës Drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila bashkonte strukturat brenda e jashtë Kosovës. I jam rikthyer shpesh herë këtyre proçesverbaleve të Trupës Drejtuese për disa arsye.

Kjo Trupë është ngritur pas arrestimeve masive të ndodhura në Kosovë të disa nga bijtë më të shquar dhe organizatorë të talentuar, mungesa e të cilëve do të ndjehet edhe më pas, sidomos e Xhavit Hazirit. Kjo Trupë, e drejtuar nga Adnan Asllani, “Bashkimi”, ku bënin pjesë edhe Halil Selimi, Ali Ahmeti, Hashim Thaçi, Emrush Xhemajli, Azem Syla, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Fazli Veliu, do të merrte përsipër atë që nuk e mendonte njeri se mund të ndodhte më tej: vazhdimin e lëvizjes çlirimtare. Kam menduar shpesh se çfarë do të kishte ndodhur në se edhe kjo strukturë e të tjera të lidhura me të, do të kishin heshtur e do të thonin se tashmë është koha e paqëtimit dhe përmes paqëtimit do të kemi pavarësi.

 

Mes të tjerave, për shkrimin e sotëm, kam shkëputur një pjesë nga diskutimi i Thaçit, të cilin po e sjell pjesërisht:

“Selimi”( Hashim Thaçi) – unë jam i gatshëm të futem në Kosovë. Duhet ndryshuar gjithçka që është bërë keq deri tani. Njerëz të gatshëm për të luftue ka mjaft, duhet të mbështetim ata dhe të mësojmë nga njerëzit e mendjes. Duhet ndryshuar metoda, sepse nuk shkon kështu: ilegalë në Kosovë e legalë jashtë Kosovës. Askush prej nesh nuk ndalet deri në pavarësinë e Kosovës. (nga proçesverbali i Trupës Drejtuese në Tiranë, mars 1994)

Pushteti është një pjesë e jetës, nuk është gjithë jeta. Secili që është pjesë e politikës e synon pushtetin. Është njerëzore dhe normalisht e besueshme. Megjithatë kjo nuk do të thotë të hedhim gjithçka në një humnerë besimi, sepse urat nuk mund të ngrihen për mbi to.

Është një debat e pafrytshëm mohimi për hir të një kohe jetër.

Duam apo nuk duam, Thaçi ishte aty, pjesë e ngritjes së shtetit e më pas pjesë themelore e pavarësisë së Kosovës.

Ajo që ka ndodhur e do të ndodhë më pas, është në temat e së ardhmes, jo në këtë ditë.

 

 

 

 

February 17, 2016 11:29
Komento

8 Komente

  1. TJ February 17, 11:50

    Po korupsioni Z. Bedri?! A ka emer tjeter pervec Thacit si personi qe uhehoqi Kosoven! Po qe i korruptuar Largohu!

    Reply to this comment
  2. shpatar February 17, 14:22

    Dikur enderronim sot me politikat tregojme se per shqiptaret pavarsia nuk ka vlera historike e ndjenje kombetare.Jemi i vetmi popull ne rajon qe i veme ne medyshje momentet kulmore te historise sone.
    Eshte nje dore e dukshme dhe epadukshme qe, si ne Shqiperi ,Kosove e kudo ku jetojne shqiptaret, kerkon ta zbehi ose te na qorrollepsi kur fasim per pavarsi e komb.Kete e shohim ne Kosoven martire si dhe ne token e ashtuquajtur Meme.
    Me ardhjen e demokracise ne Shqiperi politikanet, qe dualen nga vrima te padukshme, u pozicjonuan jo ne thellimin e reformave demokratike e shtet formuese, por ceshte 28 e 29 Nentori ,kush ishte Plaku I.Qemali e kush ishin udheheqsit e deshmoret e kombit.Ishte lufte partizane per tu cliruar apo lufte civile per pushtet.E me kete llogjike politike “kunder”komunizmit e vlerave te popullit shqiptare mohuam dhe devijuam gjithcka historike e qytetare qe populli i nderonte e i respektojne ne vite.Kjo sindrom po manifestohet kohet e fundit dhe nga politikanet kosovar.Gjithe ai entusjazem kombetar po kthehet ne urrejtje e deshperim mbarkombetar.Pra bota te mos merret me ne se shqiptaret nuk meritojne vlerat e kombi te tyre.
    Kur u detyrua I.Qemali te largohet nga drejtimi i shteti te pare shqiptar ,mbas sundimit shekullor Otoman ,deklaroje para miqve te tij.Shqiperia do behet kur te zboje nga radhet e saje politikanet tradhetar.Kjo ka nje domethenje per gjithe brezat, se deri me sot ,tradhetia po mban te ckoqur e pa arthmeni kombin shqiptar.
    E nese duhet te krenohemi, ne keto dite madhore, shpirti vuan e me keqardhje hedhim syte duke kujtuar ato qe prishim me duarte tona.

    Reply to this comment
  3. D O K L E A T I February 17, 14:30

    Me te vertete clirimi i Kisoves ishte nje proces. Ketu muaren pjese te gjith shqiptaret por barren me te rende e moren ata te Kosoves. Ne linjen e kuqe qe e kishin caktua SHBA eksistonin rregullat e lojes.Intelektualet e Kosoves te udhehequr nga Ibrahim Rugova luajten lojen, kurese Kosoven e cliruan forcat e NATOS dhe SHBA. Kosoven u desht te e leshojne me se nje milion. Me tregoni te cilin fshat, jo me qytet, mbrojti UCK. E mira eshte qe sot asnje pilot i NATOS nuk po kerkon te jete veteran e as hero lufte. Ne ato vite Kosova ishte europiane. Nen udheheqje te Thacit po i perngjan Kosovestanit.

    Reply to this comment
  4. Mollosi February 17, 15:04

    Hashim Thaci dhe te gjithe anetaret e ish Drejtorise Politike te UCK-se, nga heronj po behen tradhetare. Se sa eshte e vertete une nuk mund ta di por eshte e sigurte se ish shoket e ngushte te LPK-se tani po akuzojne njeri tjetrin per vrasje dhe tradheti. Ja disa shembuj:
    Murat Jashari, vellau i komandant Kumanoves, hapur dhe pa doreza e tha qe Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli dhe Hashim Thaci e akuzonin Adem Jasharin per bashkepunetore te Serbise.
    Murat Jashari e akuzon Hashimin dhe Kadri Veselin per vrasjen e patrioteve Behajdin Hallaqi dhe Shaban Shalen.
    Qerim Kelmendi e akuzon Xhavit Halitin per vrasjen e Ilir Konushevcit dhe te Hazir Males.
    Xhavit Haliti e akuzon Ibrahim Kelmendin per planifikim te atentatit ndaj tij.
    Ibrahim Kelmendi e akuzon Hashimin per bashkepunim me pjesetarin e inteligjences franceze, z. Arnaud Danjean i cili eshte pro-serb.Ai perkrahjen per Serbi kurre nuk e mohoi, biles ne nje interviste e tha qe ai eshte i detyruar ndaj Serbise, pasiqe gruaja e tij eshte serbe.

    Reply to this comment
  5. Dreçani February 17, 18:44

    z. Islami,
    Do tju sygjeroja te mbaheni ne parime dhe ne realitetin e sotem,mos reflektoni mbeturina te gazetarit te ish-sistemit monist.Edhe Enveri ishte kreu i epopese se luftes nacional-çlirimtare por ku perfundoi mbasi mori pushtetin. Mbahu zoti Islami,mbahu,qendro parimor dhe kritik ndaj rreshqitjeve te Thaçit e kompani drejt autotarizmit,korrupsionit dhe servilizmit nderkombetar.Mbahu z.Islami,Thaçi kryetar partie,Thaç kryeminister,Thaçi zv.kryeminister,Thaçi President,Thaçi litari dhe qilari. Mbahu z. Islami,mbahu,Kosova dhe Shqipëria kanë plotë bij dhe bija për të bërë rotacion pushtetaresh.

    Reply to this comment
  6. DRENICA E KUQE February 17, 20:11

    A e dini ju z. Islami se projekti i “Pavaresise se Kosoves” ishte dhe mbetet projekt afatgjate i Beogradit per mbajtjen te copetuar te Shqiperise, i cili fillimisht u realizuar permes LDK te Ibrahim Rugoves dhe sot po trumbetohet si “projekt kombetar”… Po, ju bile, nuk do duheshit te binit ne kete gracke! Sidomos ju qe e dini Betimin e UÇK dhe e shkelet e po e shkelni me kater kembet!…
    Kujdes, kujdes maksimalisht, ju lutem!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  7. Llapjani Drenices February 18, 17:21

    Z.Islami, Hashim Thaci vetem sa e lexoi deklaraten e pavaresise,sepse ajo qe pergatitur ne SHBA dhe nuk i takonte atij ta lexonte, por Presidentit. Ai perdori forcen dhe e lexoi, por mos harro, qe ajo u nenshkrua nga tre titullaret e larte te asaj kohe: Presidenti sejdiu, kryekuvendari Krasniqi dhe kryeministri Thaci dhe jo nga vetem nga Tjhaci. dhe nenshkrimet u bene si nga keta te tre edhe nga deputetet pasi u votua nga te gjithe deputetet. Edhe shtetin Shqiptar, nuk u tha kurre qe e krijoi Ismalil Qemali, por e kryesoi kuvendin Ismail Qemali, i cili ishte edhe President edhe Kryeminister. Boll me keto servilizma, o Bedri Islami, se te doli boja.

    Reply to this comment
  8. TJ February 19, 12:58

    Une denoj me shume force perdorimin e forces nga qeveria! Deputeti ka imunitetin e dhene nga populli, qe nuk mund ta preke policia e sidomos ne sallen e parlamentit! Tashti eshte shume e qarte qe ne Koasova eshte vendosur nje regjim policor! Ka menyra te tjera qe parlamenti te punoje! Kjo menyre e perdorimit te forces eshte kriminale! Me falni, por ne shqiptaret jemi armiq te njeri tjetrit! Eshte e njejte si krimi i Berishes me 21 Janar! Po folet kunder ju denon policia!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim