“Kosova u njoh falë lobistëve të Shqipërisë në SHBA”

July 31, 2016 10:37

“Kosova u njoh falë lobistëve të Shqipërisë në SHBA”

Njohja e Kosovës nga Perëndimi erdhi falë aftësive të Shqipërisë për të lobuar pranë politikanëve amerikanë.

Kështu thuhet në një studim të Institutit për Politikat Ndërkombëtare dhe Ekonominë në Beograd.

Nenad Vasiç i këtij instituti i tha Sputnik se politikanët shqiptarë dhe ata kosovarë i kanë arritur me sukses objektivat falë lidhjeve të ngushta me lobistët amerikanë.

Vasiç tha se rasti i kryeministrit Edi Rama, që pagoi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin Obama, është një shembull i zakonit të suksesshëm të politikanëve shqiptarë në arritjen e qëllimeve.

Sipas tij, politikanët shqiptarë përdorin sistemin e korruptuar në avantazhin e tyre.

Sipas këtij studimi, lidhjet mes lobistëve amerikanë dhe politikës shqiptare datojnë që në fund të shekullit të 19-të.

Por lidhja u thellua sidomos në fund të viteve ’80, kur politikanë të lartë amerikanë vizituan Jugosllavinë, përfshi këtu Kosovën.

Mes tyre ishte edhe Bob Dole, kandidat republikan për president.

Vasiç thotë se Dole është një prej figurave kryesore të lobit pro-shqiptar në SHBA.

July 31, 2016 10:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*