Kosovarët e lindur në Kukës duan shtetësinë, kreu i Gjendjes Civile: Nuk figurojnë asgjëkundi

September 3, 2018 13:37

Kosovarët e lindur në Kukës duan shtetësinë, kreu i Gjendjes Civile: Nuk figurojnë asgjëkundi

Qytetarët nga Kosova, që kanë lindur në Kukës gjatë kohës së luftës, duan shtetësinë shqiptare dhe korrigjimin e vendlindjes së tyre.

Kreu i Gjendjes Civile në Kukës, Shkëlqim Shehu, thotë se diçka e tillë nuk është e mundur, pasi këto qytetarë kosovarë nuk figurojnë të regjistruar në Kukës.

Ai shton se në atë kohë iu dha përparësi mbijetesës, jo regjistrimit.

 “Kemi një numër të madh kërkesash nga qytetarët e Kosovës që duan ndryshimin e vendlindjes për të marrë pasaportën shqiptare. Por nuk kemi një regjistër për kosovarët e lindur në Kukës gjatë luftës, pasi në atë kohë iu dha përparësi mbijetesës, jo regjistrimit të tyre.

Të lindurit nga Kosova s’janë regjistruar në Kukës, por u regjistruan në qytetet kosovare. Janë rreth 300 fëmijë të lindur në mars-qershor 1999 në Kosovë”, shprehet Shehu.

s.a/dita

September 3, 2018 13:37
Komento

1 Koment

  1. Lili September 3, 19:32

    Ku kane lindur ne spital,apo jo
    Ne qofte se kane lindur ne spital,deshmia eshte aty,pra zyra e gjendjes civile duhet t’i pranoje.
    Problemi eshte se gjendja civile ne kukes as shqiptaret e lindur jashte nga babe e nene te lindur ne kukes nuk pranon me i regjistruar ,edhe pse kjo eshte nje e drejte kushtetuese

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*