Analiza e DW: Kosovarët dhe serbët vendosin duart në hartë

September 7, 2018 09:45

Analiza e DW: Kosovarët dhe serbët vendosin duart në hartë

 

Sot takohen në Bruksel presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksander Vuçiç. Prej javësh flitet në Kosovë dhe Serbi po flitet për këmbimin e territoreve. A është kaq i lehtë këmbimi si në një treg mallrash?

Volker Wagener*

Paprekshmëria e kufijve janë kompleti më i shtrenjtë i së drejtës europiane shtetërore. Kufijtë janë të shenjtë. Kështu thuhet, se në Bosnje-Hercegovinë para 20 vitesh u bë zhvendosja e kufijve në bazë të kritereve etnike-kulturore. Faktet për këtë u krijuan më parë me dhunë. Tani po tentojnë Kosova dhe Serbia të përsërisin pikërisht këtë. Por me një ndryshim: Ato duan të bien në ujdi për kufijtë. Ende janë të paqarta objektet që do të këmbehen, por duket se “deal” është gati. Një projekt me rrezik për të gjithë rajonin.

Një plan si shkëmbimi në bursë

Prej më shumë se shtatë vitesh Kosova dhe Serbia negociojnë nën moderimin e së ngarkuarës për Politikën e Jashtme të BE, Federica Mogherini. që përpiqet të bëjë të pamundurën të mundur. Çmimi i një ujdie është pikant. Parimi bazik gati i BE për mosndryshimin e kufijve është kthyer kokëposhtë, sepse plani duket se është – më jep mua këtë, të jap atë. Do të ishte e kundërta e asaj që BE e nënvizon prej vitesh: të stabilizojë e jo të ndajë shoqëritë multietnike. Kosova si shtet i ri është faktikisht në Europë e pakontestuar, vetëm pak vende në BE, që kanë vetë probleme me separatizmin nuk e kanë njohur. Pushteti i faktikes u jep kosovarëve një pozicion ndërmjetësimi, që para dhjetë vitesh vetëm mund ta ëndërronin.

Për dorëzimin e veriut të Kosovës Serbisë, ku jetojnë afër 45.000 serbë, Prishtina mund të marrë Luginën e Preshevës në Serbinë jugore si kompensim. Një rajon kompakt me shqiptarë.

Por tregtia me territorret përgjatë strukturave etnike të popullsisë është vetëm një kriter. Bëhet fjalë edhe për burime dhe monumente kulturore. Nëse nga njëra anë palët shohin interesa ekonomike, humbja me gjasë e kishave ortodokse dhe manastireve zgjon tek serbët ndjenjat kombëtare. Sepse Fushë Kosova shihet nga serbët si “djep i Serbisë”.

Miti dhe lufta – parahistoria

Fushë Kosova, që në Mesjetë ishte një qendër ngulimi e serbëve, humbi pjesë-pjesë me marshimin e ushtrisë osmane në rajon. Nga ana politike miti i Fushë Kosovës është sjellë e risjellë për propagandë rregullisht, me pasojat më të rënda në vitin 1989, kur Slobodan Millosheviçi, i hoqi autonominë Kosovës, 600 vite pas betejës legjendare të Kosovës. Kjo ishte ora që ra për shpërbërjen e Jugosllavisë, fundi i së cilës kërkoi jetën e më shumë se një çerekmilioni viktimash.

Slobodan Millosheviçi i hoqi autonominë Kosovës

Kur u ulën armët në Slloveni, Kroaci, dhe Bosnje e Hercegovinë shpërtheu konflikti i Kosovës në pranverën e vitit 1998.

Mediat raportuan për dëbimin sistematik të shqiptarëve nga serbët, shumë janë dokumentuar, ka pasur edhe inskenime. Pas kësaj filloi një maratonë negociatash, pas dështimit të të cilave, NATO sulmoi nga ajri Serbinë duke bombarduar 90 ditë rresht objektiva serbe. Kosova që u fut nën protektoratin ndërkombëtar përjetoi një fazë tranzicioni që mori fund më 17 Shkurt 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shteti më i ri i Europës.

Bombardimet e NATO-s, sulmi ndaj rafinerisë në veri të Beogradit

Skenare me rreziqe pasuese

Nëse arrihet të bëhet një këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, në Ballkan do të ndizej fitili, të paktën juridikisht. Si pasojë të tjerë në rajon mund të ndiznin zjarrin. Më vështirë është të parashikohen pasojat në Bosnje-Hercegovinë. Përfaqësuesit e vijës së ashpër në Republikën Srpska nuk i kanë varrosur asnjëherë planet e tyre për bashkimin me Serbinë, por i kanë lenë vetëm përkohësisht mënjanë. Po kjo vlen edhe për nacionalistët kroatë në Hercegovinën Perëndimore, që po të mundnin do të bëheshin që sot pjesë e Kroacisë. Por edhe Maqedonia dhe Mali i Zi janë shoqëri multietnike.

Në mënyrë paradoksale, këmbimi i territoreve i kontestuar si nga ana juridike edhe politike i afron këto vende më shumë me BE. Të dyja vendet duan të futen në një plan afatmesën në familjen europiane, por kanë ende përpara plotësimin e kritereve.

Edhe këtu ka pozicione kundërthënëse. Nëse presidenti francez Macron kërkon të arrijë perfeksionimin e BE, dhe e frenon zgjerimin e unionit, të tjerë duan t’i sjellin në rrugën e duhur këto vende, si pjesë e BE, para se t’i lënë këto vende nën influencën e Kinës, Turqisë apo Rusisë.

Kush është pro kush është kundër?

Lista e përkrahësve dhe kundërshtarëve të planit të këmbimit të territoreve është e gjatë. Këshilltari i Trumpit për sigurinë, John Bolton, e ka mbështetur një “deal” mes vendeve. Se sa do të rezistojë ky pozicion nuk ka rëndësi para rënies së dukshme të interesit të politikës së jashtme amerikane ndaj çështjeve europiane.

Këshilltari i Trumpit, John Bolton pro marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Qeveria gjermane, edhe kancelarja Merkel, është e përmbajtur. Po ashtu edhe burrat kompetentë të shtetit, Carl Bildt, ish-i ngarkuari i BE për Jugosllavinë dhe Wolfgang Ischinger, një nga autorët e Marrëveshjes së Dejtonit.

Edhe eksperti i njohur i Ballkanit dhe dora e djathtë e Richard Hoolbrooke në Bosnje, James W. Pardew flet kundër këmbimit të territoreve. Tek kritikët e idesë bën pjesë edhe Christian Schwarz-Schilling, ish-ministër i kabinetit të Helmut Kohlit, si edhe paraardhësi i tij si përfaqësues ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, Paddy Ashton.

Por ora politike po troket. Më 8 shtator, njeriu i fortë i Serbisë, Aleksander Vuçiç do të mbajë para serbëve në Mitrovicë, “fjalimin më të madh të jetës së tij”.

Oferta e tij është në fakt një leksion interesant për transformimin e një fajkoi nacionalist në pro-europian.

Sepse Serbia kërkon të hyjë në klubin europan. Pikëllimi për humbjen e pjesshme të “djepit të Serbisë” duket të jetë i përmbajtur në Beograd.

*DW

a.s/dita

September 7, 2018 09:45
Komento

1 Koment

  1. vasili September 7, 11:42

    Po shohim,nje tallava te vertete,nga politikane te larte amerikane,gjerman etj apo profesora te permendur pa fund,qe kundershtojne ne ekstrem njeri tjetrin.
    Kur ishim te mbyllur ne erresiren hoxhiste fetishizonim cdo emer perendimor,dhe e kthenim ne rreze drite,pamvaresisht se ai mund te ish nje bagatell i vertete.
    Duke u kontaktuar me perendimin,jane zhdukur dhe shume iluzione per te,duke mbetur kryesorja,ate qe e gjejme tek thenia e Cercillit:
    Demokracia mund te moste jete rendi me e mire,por sistem politik tjeter, me te mire per njeriun nuk egziston.
    Aty dhe ne shkence mashtrohet,ku nga 10 milion punime cdo vit gjysma jane skarco te prezantuara me lodra fjalesh.
    Pa le me ne politiken boterore sic po e prekim cdo dite.
    Mendoj,qe se pari,qe te japesh nje mendim objektiv ne politik e kudo,se pari duhet te jesh i paanshem,se dyti duhet te jesh i ditur,ne shume drejtime.
    Duke pretenduar per te paren dhe jo shume per te dyten,ndjej qe Thaci eshte treguar nje politikan dhe diplomat i vertete i sotem dhe i te ardhmes, se nje Kosove vertet te pavarur dhe te sigurt.
    Perse e them kete?
    Enklavat me popullsi serbe dhe ato me popullsi shqiptare,ne shtetet perkatese me popullsi ndryshe,nqse vazhdojne te mbeten te tilla si sot do te jene perjetesisht,vecanerisht ketu ne Ballkan si gozhda e Nastradinit,per te shkaktuar zenie dhe konflikte te pafundeme.
    Do ti isha shume mirenjohes dikujt qe me argumente te paaneshme te me mbushte mendjen per te kunderten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*