Kosovarët i kemi vëllezër, por gjithkush zot në shtëpi të vet!

January 11, 2019 12:56

Kosovarët i kemi vëllezër, por gjithkush zot në shtëpi të vet!

Emërimi i Gentit,
në postin e vyer,
do qe marrëzi,
po të ishte kryer!

Që ditën që Rama,
e ka propozuar,
gjithë inteligjencën,
e ka injoruar!

Këtë s’e them sot,
që s’u dekretua,
e shkrova që ditën,
që u propozua!

Dhe gjithë qënia ime,
thellë-thellë besonte,
se Meta-çunakun,
s’do ta dekretonte!

Se duhet dikush,
herë pas herë të dali,
që në marrëzi,
Edvinin ta ndali!

Sigurisht marrëdhënia,
përsëri u kris,
po Bota nga kjo,
aspak s’u përmbys!

Natyrisht do ishte,
një budallallëk,
për të tilla çështje,
të ketë tifozllëk!

Rama na mendon,
si të turpëruar,
ndaj falje Kosovës,
dje i ka kërkuar!

E quan gjithë ngjarjen,
një paturpësi,
për një Gent të vockël,
që s’e njeh njeri!

S’e dimë nëse Rama
do t’i japi zjarr,
dhe do gjejë një tjetër,
gjeni kosovar!

Me shigjeta kot,
Ramën nuk e gjuaj,
por dhe kosovarët,
janë shtetas të huaj

Gjer më sot s’ka ndodhur,
shteti kosovar,
të ofroj një post,
për shtetas shqiptar!

Vëllezër të një gjaku,
ne jemi vërtet,
por seicili zot,
në shtëpinë e vet!

Dhe unë e mendoj,
ky mosdekretim,
për gjithë socialistët,
është një bekim!

Ka një Kaligulë,
kur qe Perandor,
kalin personal,
bëri Senator!

Senati i Romës,
mund të protestonte,
por nuk kish një ligj,
që këtë ndalonte!

Kaligula vetë,
me dy fjalë ja hodhi:
“Një gjë që s’ndalohet,
edhe mund të ndodhi!”

Kali në seanca,
normal që thërritej,
pjesëmarrja e tij,
gjithnjë llogaritej!

Kali-Senator,
nuk është fort i ngjashëm,
me Gent Kosovarin,
Ministër i Jashtëm!

Emër që ka ngritur,
goxha tym e mjegull,
ama ligjërisht,
Rama është në rregull!

Rama do na linte,
vërtetë pa fjalë,
nëse si ministër,
do vinte një kalë!

I vjen për të qeshur,
tash kush e mendon,
se s’ka ndonjë ligj,
që Ramën ndalon!

Kokëulur ta presim,
të gjithë atë djalë,
sepse Kaligula,
emëroi një kalë!

Ndaj të gjithë ta marrim,
këtë si një lodër,
Rama mund të gjente,
një çerr më të vogël!”

Arben DUKA

January 11, 2019 12:56
Komento

14 Komente

  1. Andrea January 11, 15:22

    Vellezerit kane lidhje gjaku. Shqiptaret dhe Kosovaret nuk kane lidhje gjaku.
    Ky eshte nje mit krijuar nga kisha dy shekuj me pare, si pjese e perpjekjes per t’i zhdukur Shqiptaret.

    Dy shekuj me pare, as ekspertet, njerezit ne biznesin e edukimit te te tjereve mbi gjeografine e Europes nuk ishin ne dijeni te ndonje kombi Grek qe ta vendosnin ne harte, sepse nuk kishte ndonje popullsi “Greke” ne terren. Kishte vetem ca “Romioi” ne kufi me Turqine.
    https://legacy.lib.utexas.edu/maps/historical/europe1815_1905.jpg
    http://dailyinfographics.eu/wp-content/uploads/2016/09/d8NYkr1.jpg

    Por historia e Cifutit qe “u ngrit nga vdekja” eshte shkruar ne Greqisht nga kisha, sepse Greqishtja dhe Latinishtja jane gjuhe fetare, por pa nje komb “Grek” kjo perralle religjoze i kishe themelet ne ajer.

    Keshtu qe me urgjence duhej Shpikur kombi “Grek” mbi token Shqiptare.
    https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/a/a8/Map%5fof%5fAlbania%5f-%5fHughes%5fThomas%5fSmart%5f-%5f1820.jpg

    Por nje popull duhet te kete edhe histori, se pa histori kuptohet menjehere qe eshte nje krijese artificiale. Keshtu qe historia e Shqiptareve duhej t’u jepej “Grekeve”. Epirotet, sic referoheshin Shqiptaret ne kohet e vjetra, u bene “Grek”.

    Legjenda e hartes me poshte thote (Epiri, tani quajtur Albania)
    https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/c/ce/Atlas_Van_der_Hagen-KW1049B12_091-EPIRUS_hodie_vulgo_ALBANIA.jpeg

    Fjalet e Skenderbeut drejtuar princit te Tarantos:
    “Paraardhesit e mi ishin nga Epiri, prej nga ku Pirroja doli, forcen e te cileve Romaket mezi mund ta perballonin”
    https://images-wixmp-ed30a86b8c4ca887773594c2.wixmp.com/intermediary/f/10d51a2d-b60f-49b3-ab94-9c3d38ffdecb/da7gg4g-0a491d41-865a-4efa-894c-86e7686d23dc.png

    Ylli i mengjesit, afer-dite sic i thone Shqiparet, sepse kur ai shfaqet dita eshte afer, u interpretua si krijim i mitologjise “Greke”.
    Deti jon (quajtur deti yne sepse ndodhet fiks perballe kufijve te Shqiperise se atehershme), fillimisht u perkthye ne latinisht si “mare nostrum” per t’jua hequr Shqiptareve autoresine e emrit, por natyrisht askush ne terren nuk kishte degjuar per ndonje det me emrin “nostrum”, ndersa te gjithe e njihnin me emrin Jon, keshtu qe nje fis imagjinar “Grek” ne kufi me Turqine u shpik me emrin “Jonian” dhe “Dorianet” nga ana ketej e kufirit per nder te “Jonianeve” prane Turqise vendosen ta quajne deti Jon. Cuditerisht, “Jonianet” nuk jua kthyen nderin “Dorianeve” duke e quajtur detin Egje deti “Dorian”.

    Flamuri i Shqiptareve, me te cilin paraardhesit e tyre kryqezuan Cifutin ne fjale,

    http://media.gettyimages.com/photos/brera-gallery-milan-crucifixion-michele-da-verona-1501-picture-id629535093
    https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/4/48/Pieter_Coecke_van_Aelst_-_Christ_Carrying_the_Cross.jpg

    u interpretua si flamuri i perandorise Bizantine, qe eshte “Greke”, edhe pse ne hartat autentiket te Botes se asaj kohe pasqyrohet si Albania

    http://www.helmink.com/Antique_Map_Porcacchi_World/Scans/Porcacchi%20World%202.jpg

    E keshtu me rradhe vazhdon kjo perralle sa naive aq edhe bajate, qe quhet “histori”.

    Mbasi Shqiptareve u ke marre token dhe historine, e vetmja gje qe ngelet, si nje prove qe deshmon per ekzistencen e tyre me gjurme te panumerta ne histori, si dhe te krimit per shfarosjen e tyre, eshte Emri.

    Gjerat qe nuk i zhduk dot, si ne rastin e Aferdites apo emrit Jon te detit, duhet t’ja japesh dikujt tjeter. Dhe keshtu emri Alban ju dha Jugosllaveve Shqip foles ne kufi me Albanet, duke i bere ata Albanet “origjinal”, ndersa Shqiptaret vete u interpretuan si malok (“Shqiptaret origjinal”) te civilizuar nga Greket.

    Testet gjenetike e kane rrezuar tashme kete pretendim, duke treguar se Kosovaret nuk kane lidhje gjenetike me Shqiptaret, dhe jane po aq larg Shqiptareve sa Rumunet dhe Bullgaret.

    http://blogs.discovermagazine.com/gnxp/files/2011/05/sobpc.jpg
    https://media.nature.com/full/nature-assets/nature/journal/v456/n7218/images/nature07331-f1.2.jpg

    Duke ua dhene emrin Alban nje popullsie sllave sjelle si skllever ne antikitet, me nje kulture barbare gjakmarrjesh, Albanet nuk mund te kene me pretendim per token e tyre, e cila eshte toke mbushur me gjurmet e nje civilizimi, se barbaret nuk mund te krijojne civilizim. Keshtu qe Greket mund te justifikojne pretendimet e tyre edhe per ate pjese te Shqiperise qe ka ngelur pa u perfshire ne territorin Grek si “vorio Epiri”.

    Ca varreza me eshtra fshataresh Shqiptare te varrosur si ushtare “Grek” ofrojne edhe nje prove tjeter per pretendimet Greke, sepse nje popull nuk nderton varreza perkujtimore per kriminelet apo pushtuesit, por per deshmoret qe bien per atdhe, dhe keta ushtare “Grek” duhet te kene qene heronj – do thone – perderisa vendasit u munduan ta mbajne gjalle kujtimin e tyre duke u ngritur vareza, pra i bie qe toka eshte “Greke”, per lirine e se ciles keta deshmore dhane jeten.

    Ata qe i quajne sllavet Shqipfoles Shqiptar apo vellezer te Shqiptareve, jane pjese e perpjekjes per t’i zhdukur Shqiptaret, nje perpjekje e pashprese, se kur ca fshatra Shqipare nuk u asimiluan dot nga 50 milione Italiane per 500 vjet, nuk ka asnje gjase qe 2-3 milion sllave primitiv te zhdukin kombin Shqiptar.

    Rama e di qe marrezise se tij po i vjen fundi, dhe po perpiqet te marre sa me shume te jete e mundur ne kohen qe i ka ngelur. Perpara se te jape llogari per gjithe felliqesirat qe i ka bere ketij kombi.

    Reply to this comment
    • katarakti January 11, 16:13

      Nga na dole ti mor idiot me keto budallalliqe qe shkruan. Qenke bere gati per ne psikiatri me duket. “Shqiptaret dhe Kosovaret nuk kane lidhje gjaku. Dhe keshtu emri Alban ju dha Jugosllaveve Shqip foles ne kufi me Albanet, duke i bere ata Albanet “origjinal”, ndersa Shqiptaret vete u interpretuan si malok (“Shqiptaret origjinal”) te civilizuar nga Greket.
      Testet gjenetike e kane rrezuar tashme kete pretendim, duke treguar se Kosovaret nuk kane lidhje gjenetike me Shqiptaret, dhe jane po aq larg Shqiptareve sa Rumunet dhe Bullgaret”!
      Duhet menjehere te çohesh ne psikiatri sepse perben rrezik per ata qe te rrine afer.

      Reply to this comment
      • emigrant January 11, 17:27

        Andrea keto duhen publikuar ne ndonje liber jo ne komente gazetash.
        @katarakti. Po ti o dylber nuk i shikon linket apo thuaj ku kupton maloku nga testet gjenetike.

        Reply to this comment
        • Andrea January 11, 18:59

          Pershendetje emigrant. Verejtja jote eshte e drejte dhe besoj se kane per tu publikuar ne ndonje liber se autori ishte shume i pregatitur dhe kishte mbledhur shume me teper material. Keto qe postova ketu i kam kopjuar nga nje forum i huaj kohe me pare. Kur autori, nje Shqiptar brilant, i vuri perpara me Grek me Sllav, edhe atje maloket vec te sharat kishin per “argument”, por shumica e anetareve ishin nga Europa veriore dhe qendrore dhe nuk e toleronin ate lloj gjuhe, dhe as kishin ndonje simpati per muslimanet, dhe i perjashtonin si mizat.

          Reply to this comment
  2. GRANIT DRENICA January 11, 16:08

    Prandaj, vëllezërit që nuk jetojnë në NJË SHTËPI, po në DY, janë VËLLEZËR vetëm sa për të thënë, por jo më ndryshe e jo më shumë.

    Reply to this comment
  3. shqipe-pelivani January 11, 16:18

    A e mbani mênd,
    Sa vjeç ishte Meta,
    kur supeve hodhi
    te artat spaleta?!

    S’e besonim kurre
    N’a dukej si ëndërr,
    Qe nje dite dhe GJINUA
    Do n’a bëhej dhenderr!

    Pse po bëka namin
    sot liro hajduti
    Kujton se s’te njohim
    more, M… stërr M…

    Po, vërtetë, që Genti
    Eshte nje axhami,
    Por,qenka shkolluar
    më shume se sa ty!…

    O lirua i mbushur
    me flori të situr…
    harrëm e pastë “Dita”
    Qe te rri gatitur!

    Reply to this comment
  4. katarakti January 11, 16:21

    Asnjehere nuk e kam kuptuar Ramen ne zgjedhjet qe ben. Qef te madh ka me anonimet, rioshet pa pike eksperience dhe reputacioni, me njerez te dale nga hiçi, qe nuk te ngjallin asnje lloj respekti. Nuk i duron dot te mesuarit, te vjetrit me ekperience politike dhe jete, figurat e njohura ne shkence, arsim, kulture etj etj.
    Nuk di si t’i spjegoj keto marrezite e tij veçse si haluçinacione dhe paranoja te nje mendjeje te semure. Perse nuk ve ne krye te puneve, jo vetem njerez te afte dhe te perkushtuar, por edhe figura jashte çdo dyshimi, qe kane reputacion edhe ne popull?! Por se nga gjen sa hiçkerrkusher dhe i ve ne krye! Duke shkaktuar skandale pas skandalesh?! Keq me vjen si per te, si per Partine Socialiste, si per Shqiperine.

    Reply to this comment
  5. kokepalari January 11, 21:25

    E more shoke mos u merzisni!!
    Behet fjale per ministrin e jashtem te Shqiperise dhe kaq.
    Kudo qe do veje e ka te caktuar çfare do thote dhe si do votoje.
    Mos e beni tragjike kaq shume Ramushi jone do ndonje çerr qe ti bindet dhe kaq.
    Dhe per me teper eshte nga Kosova qe nuk ja ka haberin hiç per hallet e Shqiperise.
    E çfare na duhet eksperienca apo pesha ne shoqerine e ne politiken e sotme ??
    Duke emeruar njerez te panjohur indirekt Ramushi ja shton vlerat vetes si lideri suprem de duam.

    Reply to this comment
  6. demo January 12, 07:28

    Del nje budalle hedh nje gure ne lumeee…
    Ky Andrea cfare arsimimi gjuhesor,historik,bio-gjenetik ka?
    Se Linke idiotesh ne internet ka pa fund.

    Reply to this comment
  7. Flaka.al January 12, 08:37

    Shqiptaret jane nje popull bejtexhi.

    Ne mungese te nje gjuhe te shkruar, bejtet perhapeshin dhe fiksoheshin me lirshem ne kujtesen popullore.

    Bejtexhinjte me te talentuar dhe me te shkolluar arriten edhe maja artistike qe lane gjuhe ne gjeneratat e krijuesve te kohes por edhe ne shtresat e gjera qe e konsumonin kete lloj poetike.

    Duhet thene sidoqofte se, edhe me te talentuarit e bejtexhinjeve tane, nuk e arriten dot kurre nivelin e artit te madh te krijimeve popullore.
    Sa per ilustrim, po mjaftohem duke permendur Eposin e Veriut.

    Krijimtaria e Arben Dukes eshte nje publicistike e vacante, qe ndjek flak per flake kohen dhe zhvillimet socio-politike te vendit, nje fare trakti ditor-javor agjitpropi, nje publicistike shume e angazhuar dhe nje reflektim emocional i Dukes per cka ngjet perreth.

    Eshte dicka midis poetikes dhe bejtes dhe, shi sepse eshte e shpeshte dhe si pergjigje e menjehereshme e zhvillimeve, nuk ka sesi mos te humbe/bjerre ne cilesi dhe nivel artistik, duke u shndrruar jo rralle ne nje varg thjesht propagandistik, per te cilin besoj edhe vete autori nuk ka ndonje pretendim apo kredo artistike.

    Megjithate kjo krijimtari e Dukes, pelqehet nga te ngjashmit e Dukes ne rreshtimin politik e ideologjik nepermjet te cilit ata e marrin dozen e nevojshme ditore te tyren ne “betejen” ku ndjejne veten ushtare.

    Duhet thene se shpesh Duka ja qellon dhe arrin te jete objektiv per sa reflekton.

    Por jo gjithmone eshte i tille.
    Per shembull, vargjet e sotme jane nje perpelitje per te qitur pushke te huaj, jo te veten, ne nje front te ri Anti-Rama qe, prej nje fare kohe tashme jo te shkurter, gazeta Dita ka hapur me nje zell per t’u patur zili dhe me nje stil e llogjike jo shume te fisme, ne shume raste me teza dhe tematika te marra te gateshme nga nje opozite destruktive e cila baltos reth e rreth Ramen dhe maxhorancen me balten dhe te pegerat e marra direkt nga fytyrat opozitare dhe te lidershipit i vet, me kritika dhe akuza me te cilat proverbialisht jane damkosur vete gjate gjithe tranzicionit, si kur kane qene pushtet, ashtu edhe ne opozite.

    Arben Duka ne bejten e sotme anti Rama, eshte marre ne menyre thellesisht te gabuar dhe vulgare me Gentian Cakaj, duke e percmuar per moshen e re si dhe per faktin se eshte kosovar.

    Nese tam-tamet e bashkimit kombetar rrafin per unifikimin e shume fushave dhe drejtimeve zhvillimore Shqiperi-Kosove si pararendese dhe garantuese te realizimit te motos “nje komb, nje shtet”. defi i Arben Dukes sot kercet kunder ketij cunami.

    Nese vazhdojne akuzat per nje klase politike te zvarritur gjate gjithe tranzicionit me fytyra te vjetra me draga te thella korrupsioni, pa-aftesie dhe mungesa vizioni, defi i Arben Dukes sot kercet kunder nje te riu ne politike, me nje formim dhe shkollim te spikatur dhe me nje perspektive per te rinovuar lidershipin shqiptar ne rajon, ne mentalitet dhe ne vizione, ne anen profesionale dhe ne aftesine per t’u perballur me diplomacine e konsoliduar te shteteve fqinje me te cilet akoma diskutohen kufinjte, minoritetet dhe vetot e antaresimit ne BE.

    Arben Duka sot, i ngjan nje cingie qe luan defin ne orgjite e nje fronti regresiv antikombetar dhe anti perendimor, i cili te vetmen kredi qe perdor per te pellitur me te madhe, eshte fakti se eshte ne opozite.

    Por, te qenurit ne opozite nuk eshte automatikisht diplome se ke te drejte, as garanci per pasterti dhe aftesi dhe as leje per te penguar zhvillimin me akte destruktive.

    Ashtu sikurse, fakti qe nje force eshte ne pushtet apo ne
    maxhorance, nuk perben automatikisht nje aktakuze se cdo akt, ligj, reforme apo vendim ikesaj force eshte korruptiv, i gabuar dhe se duhet permbysur me force, me shpifje dhe me mashtrime.

    Dhe, fare shkurt, pasi kjo qe do them me poshte, meriton nje analize dhe reflektim me te thelle e me te detajuar, per lexuesit dhe ndjekesit e majte te Gazetes Dita, duhet shtruar sqaruar dhe parashtruar ne menyre koncize:

    Cilat jane arsyet baze qe Dita ka ndryshuar kursin e vet, duke kaluar ne nje sulm te ashper, me akuza shpesh pa baza kunder Rames.

    Cili eshte orientimi qe Dita do t’i jape lexuesve te saj:

    Mos votoni PS, apo
    Abstenoni ne votime, apo
    Votoni kualicionin opozitar PD-LSI ?

    Megjithe gabimet e shumta te Rames si
    Zbythja para grekut, ne cdo front.
    Lepirja e kolaboracionisteve, si Mithat Frasheri krahas
    lenjes ne harrese te heronjve dhe memorialeve te LIIB
    Mosndeshkimi i krimeve dhe korrupsionit PD-LSI
    Ndjeshmeri e ulet ndaj varferise se masave
    Moseficenca ndaj dominimit te oligarkeve ne ekonomi
    Papunesia e te rinjve dhe diplomat pa vlere te tyre
    Mungesa e nje strategjie efektive te zhvillimit ekonomik
    Braktisja tronditese e zonave rurale
    Injorimi i pritshmerive te elektoratit te majte per te
    spastruar administraten nga shushunjat e PD-LSI-se

    Pra, megjithe keto gabime dhe te tjera po te kerkosh me vemendje, eshte e padiskutueshme qe qeverite Rama1 dhe Rama 2, kane bere reforma te thella e te guximeshme ne drejtim te forcimit te shtetit ligjor e social, ne drejtesi e ne arsim, ne lirite dhe te drejtat civile te qytetareve per te protestuar apo per cdo lloj aktiviteti tjeter opozitar, ne rinovimin e urbanistikes urbane dhe turizmit, ne modernizimin e infrastruktures se administrates shterore dhe sherbimeve per popullin, ne stimulimin e biznesit te vogel dhe sistemit te taksave, ne bashkpunimin me Kosoven dhe ndihmen direkte dhe indirekte per te ne perballjen me Serbine etj.

    Por, mbi te gjitha, eshte perceptimi im se, te gjitha gabimet e PS-se te renditura me siper, me nje PD-LSI ne pushtet do te ishin shume me katastrofike per vendin, sic e ka treguar tashme historia e korrupsionit galopant te tyre, perfshire edhe kufizimin e lirive dhe te drejtave civile, thellimin e politizimit, militantizimit dhe nepotizimit te administrates shterore te cdo niveli.
    Por sidomos, do vazhdonte kalbezimi i sistemit te drejtesise, degjenerimi korruptiv i gjykatesve, notereve, avokateve e prokuroreve shoqeruar me akaparimin e plote nga oborret politike PD-LSI te ketij sistemi duke zgjeruar trasene e nje korrupsioni te pandeshkuar ne cdo qelize te ekonomise dhe piramides shoqerore te vendit.

    A mendon redaksia e gazetes Dita se t’i turresh me buke ne traste Rames dhe PS-se, rrit shanset e ardhjes ne pushtet te PD_LSI-se, sic ndodhi ne fakt ne 2005?

    Pasi, sic dihet mirefilli, nuk ka alternative tjeter, perpos tyre.

    A do te ndjehej me komode dhe me e plotesuar Dita ne perparesite e vete sociale, ekonomike, politike dhe te lirive e te drejtave te njeriut, te kufizimit te korrupsionit dhe modernizimit te administrates mbi kriteret e meritokracise dhe jo militantizmit e nepotizmit, nese PS-ja do dilte ne opozite dhe Mona-Basha do ndanin tepsine e pushtetit?

    Nese jo, pyetjet me pakez humor jane:

    A dini historine e atij qe kishte hypur ne peme, qe ulur ne nje dege dhe po sharronte degen ku ishte ulur sepse ajo dege i leshonte frutat ne bacen e komshiut?

    Po ate historine asaj nuses inatcore qe per inat te vjehrres vajti e ngriti kembet tek mullixhiu, a e keni degjuar?

    Mbase Kryeredaktori i gazetes “Dita”, gjen pak kohe dhe na ndricon pakez me ndonje editorial nga ky terr(or) anti-Rama qe ka perskuqur faqet e gazetes.

    Reply to this comment
  8. DRENICA E KUQE January 12, 18:30

    Populli shqiptar thote: Nuk mbahet shtepia me çivia! As me vellezer m..ti nuk mbahet shtepia as behet shteti! Edhe dhjete vellezer gjaku pse te mos jetojne nen nje pullaz! Bashkimi ben fuqine, Arben-o! Shtepia qe nuk e ka nje Zot shtepie, as shpi s’eshte. Shteti eshte familje e madhe gjaku dhe gjuhe. Ne kemi luftue dhe luftojme me e pase shtepine tone te perbashket, po jo mej pase UDBashat e Tites ne krye te asnje shpie shqiptare. Prandej, Beno – kujdes, se puna e jote t’lavdon e puna e jote t’shane. Shqiptaret duan nje ship dhe nje Zotshpie!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  9. Shqiperi etnike January 13, 02:38

    Cfare i jep shkak e goje trapave te flasin broçkulla. Ca jane keto tralalara jo Shqiptari apo Kosovari ….kur ata jane komb Shqiptar ne shtepi te vete. Strofa bajate

    Reply to this comment
  10. GRANIT DRENICA January 13, 19:22

    DRENICA E KUQE -qofsh gjithmonë dhe, gjithmonë qofsh E KUQE sepse, pse gjithmonë ke qenë dhe je e tillë, je DRENICË SHQIPTARE prej TOKËS e deri NË QIELL…
    se, në ty fillon, është dhe do vazhdojë të jetë përgjithmonë
    SHQIPTARËSIA dhe SHQIPTARIZMI i Shqipërisë dhe i shqiptarëve T’VËRTETË !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*