“Kosovarët i thanë ‘stop’ provokimit të Vuçiçit. Serbisë i intereson vetëm veriu”

September 9, 2018 18:23

“Kosovarët i thanë ‘stop’ provokimit të Vuçiçit. Serbisë i intereson vetëm veriu”

Sociologu Fadil Maloku është shprehur për Ora News se reagimi i banorëve të Drenicës, të cilët nuk i lejuan vizitën presidentit serb në fshatin Banjë, ishte mëse i kuptueshëm.

Sipas tij, fshati Banjë është një nga zonat që ka pësuar dëme të panumërta nga pushtuesit serb në kohën e luftës, dhe vizita e Aleksandër Vuçiçit në të nuk mund të përkthehej ndryshe veçse si provokim.

“Ishte një provokim i rëndë, i thellë që i bëri demokracisë dhe proceseve të tjera që janë në evoluim. Reagimi është i natyrshëm dhe i kuptueshëm, për shkak se pjesa e Drenicës ku synonte ta finalizonte provokimin e tij Vuçiç është një zonë që më së shumti ka pësuar dëme, dhunë dhe masakra. Përshëndes reagimin e këtyre burrave që i thanë stop provokimit të presidentit Vuçiç”, është shprehur sociologu.

Lidhur me deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, se ushtria është e gatshme të ndërhyjë nëse kërkohet nga Vuçiç, Maloku ka dhënë këtë koment:

“Nuk e  shoh si kërcënim. Në Kosovë janë forcat e NATO-s akoma. Është policia jonë. Ishte sërish provokim, serbët janë të prirur për të tilla provokime. Ata e kanë fituar raundin diplomatik se ne u treguam mikpritës që të lejojmë presidentin serb të vizitojë Kosovën, por doli që axhenda e Vuçiç ishte tjetër, jo e një kortezie diplomatike.

Përfundimisht Serbia me vizitën e sotme të Vuçiç tregoi se nuk është e interesuar për demokraci, por për territorin e pjesës veriore ku janë katër komuna me shumicë serbe.”

s.a/dita

September 9, 2018 18:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*