Kosovë, 5 Maji kërkohet të shpallet Ditë kombëtare e Dëshmorëve

May 4, 2016 15:31

Kosovë, 5 Maji kërkohet të shpallet Ditë kombëtare e Dëshmorëve

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së i kërkuan zyrtarisht qeverisë, që 5 majin ta shtojë në kalendar si Ditën kombëtare të Dëshmorëve në Kosovë.

“Po bëhen 17 vite që pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe organet shtetërore të Republikës së Kosovës heshtin. Heshtja ka shërbyer si përpjekje, që kjo kërkesë të tejkalohet pa i dhënë një përgjigje legjitime, pra pa ligjëruar një ditë që do t’iu kushtohej të gjithë të rënëve për lirinë tonë”, tha Xhavit Jashari, kryetar i organizatës.

Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga Instituti Albanologjik i Kosovës.

“Si institut që merret me të kaluarën e shqiptarëve dhe vlerat kulturore të tyre, natyrisht nuk mund të kemi asnjë qëndrim tjetër, përveçse të mbështesim pa rezerva dhe të përpiqemi ta argumentojmë, ndonëse do të duhej të ishte e argumentueshme kjo çështje, edhe për organet tona shtetërore”, tha Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik të Kosovës.

Familjarët e dëshmorëve janë të zhgënjyer nga fakti që, ende nuk ka një datë kur të nderohen të gjithë të rënët, por për këtë nuk fajësojnë vetëm qeverinë.

“Kjo është një neglizhencë ndoshta edhe e vet shoqatave, përveçse qeverisë. E ndiejmë veten shumë keq që pas 17 vitesh nuk ka asnjë ditë të shënuar, edhe pse në disa komuna ka filluar të respektohet kjo datë”, tha Avdullah Krasniqi, baba i dëshmorit të UÇK-së, Mentor Krasniqi.

E ndërsa qeveria ka marrë kërkesën për plotësimin e ligjit për festat zyrtare, 5 maji pritet të shënohet me homazhe në varrezat e dëshmorëve në të gjithë Kosovën.

May 4, 2016 15:31
Komento

3 Komente

  1. Leshi May 4, 16:25

    UÇK nuk ishte parti komuniste qe te marri festen qe caktuan komunistet, 5 Majin.

    Reply to this comment
  2. Shqiptarin nuk e ka çit nana prej barkut, por huta prej çarkut May 4, 16:38

    5 Maji duhet tè mbetet si dita e tè gjithè atyre qè i dhuruan Atdheut gjakun e tyre, çdo shqipètari nè tè gjitha trojet ku ata banojnè. Kjo datè èshtè e vendosur njè herè, èshtè nè datè e pèrzgjedhur nga ata burra qè i dolèn zot Shqipèrisè nè momentin mè tè vèshtirè tè ekzistencès sè sajè. Pavarsisht se siç dhe dihet, pas njè brezi qè lufton & ndèrton, vjen njè tjetèr qè djeg dhe shkatèron, por Kombi duhet qè gjithmonè tè pèrparojè, duke u mbèshtetur nè mundin, djersèn dhe gjakun e tyre qè Shqipèrinè e deshèn mè shumè se Nènèn e tyre !!! UçK u mbèshtet mbi traditat liridashèse tè shqipètarit,por lufta e sajè ishte e suksesèshme veç tè tjerave qè u mbèshtet nè pèrvojèn dhe moralin e UNçL !!! Rroftè 5 Maji ! Lavdi Dèshmorève tè Atdheut ! Pa Heronjtè e Lavdishèm Shqipèria kurrè nuk do tè bèhet !

    Reply to this comment
  3. teuta May 4, 17:06

    A e pyrtet Saliun per kete date JU te nderuar vllezer kosovar,pasi ai u dergoi naften qe u ngrohet gjate luftes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*