Kosovë, del nga rruga autobusi me 65 nxënës, 24 të lënduar

Redaksia Online January 26, 2013 13:53

Kosovë, del nga rruga autobusi me 65 nxënës, 24 të lënduar

Një autobus me 65 nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë është rrokullisur gjatë rrugës për në Prevallë. Një person i pranishëm në vendin e ngjarjes, i cili kishte dalë për t’u ofruar ndihmë, i ka thënë agjencisë së lajmeve Kosovapress se autobusi me 65 nxënës ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Sipas tij nxënësit të cilët gjendeshin në autobus kanë marrë lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën. Nxënësit e lënduar tashmë gjenden në Shtëpinë e Shëndetit në Shterpcë, ku kanë marrë ndihmën mjekësore.

Redaksia Online January 26, 2013 13:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*