Kosovë/ Konfirmohen 148 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit nga COVID-19

October 17, 2020 15:15

Kosovë/ Konfirmohen 148 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit nga COVID-19

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 148 raste të reja me koronavirus dhe asnjë viktimë nga ky virus.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se rastet e reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas kryerjes së 1,028 testeve, që është shifër rekord e testimeve.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më 16 tetor, janë regjistruar 16,754 raste.

Prej tyre, 652 pacientë kanë vdekur dhe 14,617 janë shëruar. Kurse, raste aktive janë 1,485. Sakaq, ministri Zemaj tha se “e gjitha çfarë na duhet në këtë kohë është: disiplina, maska, distanca dhe higjiena duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze”.

h.b/dita

October 17, 2020 15:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim