Kosovë, përpjekje për ratifikimin e Demarkacionit në Kuvend

February 19, 2018 19:43

Kosovë, përpjekje për ratifikimin e Demarkacionit në Kuvend

Parlamenti i Kosovës nuk ka vendosur ende datën e mbajtjes së seancës për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pas shtyrjes së seancës së paralajmëruar për ditën e diel.

Shtyrja u bë, pasi ende nuk janë siguruar votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes.

Miratimi i marrëveshjes kërkon dy të tretat e votave të Parlamentit prej 120 vendesh. Lëvizja ‘’Vetëvendosje’’ ka paralajmëruar se nuk do ta votojë marrëveshjen, ndërsa “Lista Serbe” ende nuk ka bërë të ditur pozicionimin.

Qeveria e Kosovës e ka votuar tashmë dokumentin, që do t’i bashkangjitet marrëveshjes fillestare.

Sot, kryeministri Haradinaj tha se po punohet për votimin e marrëveshjes në Parlament, dhe bëri thirrje për përkrahjen e saj nga deputetët.

 “Për mua, kjo marrëveshje dhe ligji për ratifikimin që do t’i kalojë Parlamentit duhet të jenë një dokument dhe duhet të votohen së bashku. Do t’i marrim të gjitha procedurat dhe përgatitjet. Kemi humbur gati 3 vite, e nëse shkon edhe një javë, nuk ka problem. Por duhet të kemi kujdes në përgatitjen e séances, sepse nuk ka kthim prapa. Kemi hyrë në drejtimin e duhur, jemi në proçes dhe mund të marrë ndonjë ditë”, u shpreh Haradinaj.

E nënshkruar në fund të gushtit të vitit 2015, ajo është ratifikuar nga Parlamenti i Malit të Zi.

Politika në Kosovë është e përçarë kur flitet për marrëveshjen, sepse sipas opozitës i dhuron vendit fqinj 8.000 hektarë tokë.

Ratifikimi i marrëveshjes për shenjimin e kufirit me Malin e Zi është kusht i vendosur nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave.

s.a/dita

February 19, 2018 19:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*