Kosovë, qëllohet me vezë Albin Kurti

February 19, 2016 10:24

Kosovë, qëllohet me vezë Albin Kurti

Dy persona kanë sulmuar me vezë, deputetin e lëvizjes “Vetëvendosja”, Albin Kurti. Ngjarja ka ndodhur ndërsa ky i fundit po hynte në ambientet e Kuvend.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka mundur të ndalojë autorët, ndërsa sipas mediave ksosovare, Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si provokim të policisë sulmin ndaj Kurtit.

Vetëvendosja ka thënë se dy persona që kanë goditur me vezë deputetin dhe kanë qenë me veshje civile dhe po qëndronin me pjesëtarë të Policisë.

Media kosovare raportojonë se pak orë para fillimi të seancës së sotme plenare, policia ka shtuar masat e sigurisë duke blinduar hyrjen e Kuvendit, kjo dhe për shkak se Opozita ka paralajmëruara për protesta në shesh, nëse partitë në pushtet do të provojnë të zgjedhin kandidatin e vetëm për këtë post, Hashim Thaci.

February 19, 2016 10:24
Komento

2 Komente

  1. maks February 19, 10:31

    keta zoterinjt e vv kur gjuajn vete me vez e bomba tymse nuk qenka provokim kur gjuajn kundershtaret e vv qenkerka provokim jeni me dy standarte zoterinj te vv se

    Reply to this comment
  2. XXXL February 19, 17:12

    Policia i lejoji te dy goditesi me veze te futen brenda traut te ndalimit per qytetaret, pra bashkepunoi., kjo duket qarte ne vidio.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*