Kosovë-Serbi, Milo: Kompromisi në heshtje nuk i zgjidh problemet

March 24, 2019 21:15

Kosovë-Serbi, Milo: Kompromisi në heshtje nuk i zgjidh problemet

20 vjet pas bombardimeve të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë, arritja e një marrëveshje mes dy vendeve është e vështirë, por që duhet të ndodhë sa më parë.

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, tha se çështja nuk është aq rozë, sa e shohin disa politikanë që mendojnë se me një kompromis në heshtje dhe pa transparencë mund të kapërcehen të gjitha problemet me Serbinë.

Unë nuk e besoj se do të ketë një marrëveshje të shpejtë. Për shkak se problematika e vetë marrëveshjes është shumë delikate, e vështirë dhe nuk mund të arrihet qoftë edhe me vullnetin politikë të individëve të veçantë. Mirë është që marrëveshja të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Është një marrëveshje që duhet t’i japë fund konfliktit të ngrirë prej shumë vitesh dhe që do t’i hapte rrugën Kosovës për njohje të mëtejshme kombëtare. Të gjithë e kërkojnë një gjë të tillë, të paktën nga pala shqiptare urohet që të arrihet në një përfundim të tillë. Por unë nuk e shoh kaq shumë rozë, saç bëhet nga individë të veçantë, qoftë dhe të politikës që mendojnë se një kompromis në heshtje, ose një kompromis pa transparencë do të mund të kapërcejë gjithë atë mal mosmarrëveshjes historike që ekzistojnë mes Kosovës dhe Kosovës.  Marrëveshja duhet bërë, por duhet të përqendrohet në ato çështje që kapërcehen më lehtë, sesa në një problematike të tillë kaq delikate dhe kontroverse siç është çështja e kufijve“, tha Milo.

Për Milon, kohët e fundit është shuar optimizmi për arritjen e një marrëveshje shpejt. Sipas tij liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë një stepje, që gjoja e lidhin me taksën e mallrave.

Po vë re përkundrejt një optimizmi që ka ekzistuar muaj të shkuar, këto javët e fundit nuk ekziston më një optimizmi i tillë dhe deklaratat kanë ardhur gati-gati duke u shuar për sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshje të shpejtë mes Serbisë dhe Kosovës. Liderët e Prishtinës dhe Beogradit na tregojnë se ka një stepje që gjoja sikur justifikohet me taksën që ka vendosur Kosova ndaj mallrave. Unë nuk besoj se kjo është thelbi i mosmarrëveshjes. Mendoj se është më delikate, ka një dimension jo vetëm kombëtar. Ka një dilemë, ka një debat të madh në Kosovë lidhur me këtë marrëveshje, por ka mbi të gjitha një mosmarrëveshje ndërkombëtare. Vende anëtare të NATO-s ose BE nuk bien dakord për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës dhe kjo nuk bëhet vetëm qoftë edhe me ndërmjetësimin e SHBA, që për hir të së vërtetës kanë thënë nëse bien dakord dy vendet mund të mbështet, por gjithsesi është një problem delikat dhe specifik që kërkon kujdes të madh për tu zgjidhur“, u shpreh Paskal Milo.

v.l/Dita

March 24, 2019 21:15
Komento

2 Komente

  1. Niku March 25, 01:42

    Milo ke folur gjate por nuk ke thene asgje. Duhet nje plan te studjuar mire dhe te gjithe ti sherbejne atij plani. Jo njeri thumbit dhe tjetri patkoit. Serbet jane me bashkepunues midis tyre. E dyta, zgjidhja e shpejte eshte ne interes te serbeve, me shume se sa kosovareve, sepse kerkon te futet ne Europe. Shaban Murati i spjegon me qarte keto gjera.

    Reply to this comment
  2. labi i vlores March 25, 11:25

    Po te kishte ngelur bota ke anal-listet e Albanistanit,
    po ik o trap kush pjerdh per ju,c’far kane vendosur te
    tjeret ka rendesi,vendim marresit e politikes boterore,
    Ky flet sikur e kane keta ne dore si do zgjdhet,do veshi
    Harajdinaj cizmet e do na bej zap boten,boll or me pordhe se nuk ua fershellen njeri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*