Kosovë-Shqipëri, 7 marrëveshjet që do shqyrtohen mes qeverive

June 1, 2016 15:43

Kosovë-Shqipëri, 7 marrëveshjet që do shqyrtohen mes qeverive

Ditën e premte do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Takimi do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare, dhe fillon në orën 11:00. Në këtë takim pritet të shqyrtohen disa marrëveshje. Ndërkohë që sot janë zbardhur edhe detaje nga mbledhja e përbashkët në të cilën pritet që të miratohen edhe 7 marrëveshje të rëndësishme, të cilat i ka shkruajtur portali i lajmeve Lajmi.net.

-Marrëveshja, për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore,

-Marrëveshja për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore

-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik

-Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese

-Marrëveshja për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë

-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë

-Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë

Kjo mbledhje e cila mbahet të premten në Prishtinë, do të jetë e treta me radhë e këtij lloji, pas dy të parave të mbajtura fillimisht në Prizren, dhe më pas në Tiranë.

June 1, 2016 15:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*