Kosovë-Shqipëri, një gjuhë, por nuk merremi vesh!

November 27, 2017 13:48

Kosovë-Shqipëri, një gjuhë, por nuk merremi vesh!

 

Prej pothuajse një dekade në Ballkan ka dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova. Por lidhjes shpirtërore mes dy vendeve nuk përgjigjet i njëjti bashkëpunim mes dy shteteve.

Këtë e konfirmojnë edhe dy ambasadorë, ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Syl Ukshini, të cilët ishin të ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi që transmetohet në RTSH!

Në fushat ku nuk ka “angazhimi” qeveria, bashkëpunimi ka ecur mjaft mirë, si në sport, kulturë, media. Aty ku “punon” qeveria bashkëpunimi ka mbetur tek “abetarja” e klasës së parë.

Konstatimit të gazetarit Dervishi se në nivele të larta është ndezur drita jeshile, ndryshe nga nivelet e poshtme ku ka dritë të kuq, ambasadori Minxhozi i përgjigjet se kjo vjen për shkak të mungesës së profesionalizmit, administrata e dobët për të kaluar disa probleme.

“Në mbledhjen e ardhshme do të shikohet mundësia e intensifikimit të standardeve mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Minxhozi.

Ndonëse shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë e Kosovës kanë shënuar rritje vit pas viti, duke arritur në vlerën e 200 mln eurove, ato mbeten më të vogla se shkëmbimet e Kosovës me Serbinë.

Një ndër çështjet që do të diskutohet në mbledhjen e qeverive të dy vendeve në 27 nëntor është edhe pika e përbashkët doganore në portin e Durrësit.

Ambasadori kosovar Syl Ukshini tha se është i mjaftueshëm shfytëzimi i kapacitet të portit të Durrësit. “Rruga e Kombit ka mbetur në Milot. Deri në Tiranë ajo rrugë bëhet nganjëherë 2 orë”, tha Ukshini.

“Porti ekziston, por kjo pjesë e rrugës duhet të finalizohet”, shtoi ai.

Pavarësisht vështirësive, të dy ambasadoret e shohin me nota pozitive të ardhmen e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë.

“Ne jemi sot tek gota gjysmë plot. Mbledhjet që janë zhvilluar me dy qeverive kanë patur ujë, por kanë patur dhe shtytje”, tha ambasadori Minxhozi.

“Unë mendoj se disa procese po ecin më shpejt se politika. Ajo duhet ti ndjekë me hapa dhe procese të caktuara”, tha ambasadori Ukshini.

Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit mbetet sfida kryesore e dy qeverive, bashkë me integrimin europian.

November 27, 2017 13:48
Komento

4 Komente

  1. miri November 27, 15:56

    Cfare tavoline…ne forme arkivoli.

    Reply to this comment
  2. KALI I SADIJES ME EMERIN FAZLLIQ November 27, 16:41

    Ç’FARE GJUHE FLASIN KOQEVARET SE NGA KETO ANE 25 VJET NUK FLASIN ME SHQIP SHQIPETARET!?

    Gjuha shqipe e ‘babait’ te saj Eqerem Çabejit eshte zevendesuar nga serbishtja e ‘Supermbeses’ se rbo-boshnjake autore e ‘Guides se LeterDhise’ qe ka shktuar kur ish ne kopesht me mdihmen e Fev Zinjve..

    Reply to this comment
  3. FLAMUR NOKA ME DAJAT E VET NE BEOGRAD November 27, 18:14

    Sa per formen e arkivolit , qe ka tryeza , eshte fantazi e analistit “me emer” , Lytfi Dervishi , per te treguar jo vetem me fjale , por edhe vetem me nje veshtrim , se ne cfar niveli i katandisi marredheniet me Shqiperine serbovici Isa Mustafa me ate idjotin tjeter qe vuri ne postin e minstrit te jashtem , te cileve u erdhi keq dhe e muaren per paternalizem , kerkesen e drejte qe E.Rama i beri Vucicit ne Beograd per njohjen e pavaresise se Kosoves dhe perkatesine ekskluzive kosovare te Trepces ! Ndihme me te mire se kaq , ne ato caste , nuk mund te gjendej . Me pastaj firmosi per Republiken Serbska ne mes te Kosoves dhe ashtu si idjoti tjeter serb , qe kemi ne Shqiperi , bajraktari i Vicidolit me detij shqiptar , i beri dhurate Malit te Zi nje ngaster te paster shqiptare edhe pse gjysmen e territorit te tij sot , Mali i Zi ua ka grabitur shqiptareve me bekimin e Europes , qe mburret per rekorde universale te parimeve demokratike !

    Reply to this comment
  4. beho November 27, 18:53

    KOSOVA eshte SHQIPERI. Gjuha jone eshte Shqip.Dialektet nuk jane pengese.E vetmja gje eshte mos harroni vlerat e verteta qe perbejne kombin dhe gjuhen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*