Kosta Rika mund Italinë dhe siguron kualifikimin

June 20, 2014 19:16

Kosta Rika mund Italinë dhe siguron kualifikimin

Mbyllet sfida e Grupit D, ku Italia u përball me Kosta Rikën në një ndeshje shumë interesante. Të dyja ekipet para fillimit të takimit ndanin nga 3 pikë secila në këtë grup, dhe sot kërkonin fitoren për të siguruar kualifikimin për në fazën tjetër. Skuadra që e ka arritur ishte Kosta Rika e cila triumfoi duke u kualifikuar edhe pse ishte në grupin më të vështirë në Botëror.

Ndeshja ka startuar me italianët përpara të cilët po tregoheshin më agresiv në fillim të takimit por pa mundur dot t’i afrohen seriozisht portës të kundërshtarit. Në fundin e pjesës së parë, Ruiz kalon Kosta Rikën në avantazh duke shënuar një gol me kokë, dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë është kopje e së parës por me ndryshimin që nuk shënohet asnjë gol, pavarësisht përpjekjeve të italianëve. Mbyllet gjithçka 1-0 dhe Kosta Rika është ekipi surprizë i grupit D, ku mes ekipeve të mëdha si Anglia, Italia apo Uruguai, siguron kulifikimin.

Tani gjithçka do të duhet të ndahet në xhiron e fundit ku përballë do të jenë Italia dhe Uruguai. Fituesja e kësaj ndeshje do të kualifikohet për në fazën tjetër duke iu bashkuar Kosta Rikës. Anglia ndërkohë i thotë zyrtarisht lamtumirë Kupës së Botës. / ORA

June 20, 2014 19:16
Komento

1 Koment

  1. eglantina June 20, 23:58

    Kur humbi Anglia me Italine thashe eshte normale!
    Kur humbi Spanja thelle me Holanden U HABITA!!!
    Kur humbi thelle Portugalia me Gjermanine m’u shtua dyfish HABIA!!!
    KUR HUMBI prap Anglia,thashe “MBAROI FUTBOLLI NE EUROE”!!
    Kur humbi ITALIA me nje loje te NDYRE ndaj Costa Rikes,atehere thashe me gjithe bindje:
    -KETE KAMPIONAT BOTEROR E KOMANDON ……..MAFIA E BASTEVE!!! http://goo.gl/PBcKvt

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*