Kosto e jetesës 2016, Tirana mbetet më e shtrenjta në rajon

July 11, 2016 09:36

Kosto e jetesës 2016, Tirana mbetet më e shtrenjta në rajon

Jetesa në kryeqytetin shqiptar, një të huaji i kushton më shumë se në Maqedoni, Serbi e Bosnjë. Ndonëse Shqipëria renditet ndër 20 qytetet më të lira në botë, sërish ajo mbetet më e shtrenjta në rajon. Të dhënat jepen në Indeksin e Kostos së Jetesës 2016, publikuar së fundmi nga Mercer.

Anketa vjetore e Kostos së Jetesës nga Agjencia Mercer, për të 22-tën herë këtë vit, rendit nga më i shtrenjti te më i liri qytetet botërore, nga kostoja e shtëpive, transporti, ushqimi, kafeja dhe veshjet etj (në total 200 artikuj dhe shërbime) dhe i adresohet kryesisht të huajve që punojnë e jetojnë në vende të ndryshme nga ai i origjinës-raporton Monitor.

Tirana renditet në vendin e 186, mes 209 qyteteve që janë marrë në konsideratë. Beogradi është më i lirë se Tirana për një të huaj dhe ndodhet në pozicionin e 193. Sarajeva është në vend të 195 dhe Shkupi mbetet më i liri në rajon, por edhe ndër 10 më të lirët në botë, në vendin e 199.

 

Hong Kongu më i shtrenjti në botë

Hong Kong kryeson listën e qyteteve më të shtrejta për të huajt, duke e kaluar Luandën e Angolas në vend të dytë për vitin 2016. Zyrihu dhe Singapori mbeten në vendin e tretë dhe të katërt përkatësisht, ndërsa Tokio është në të pestin, duke u ngjitur me gjashtë vende në raport me vitin e kaluar. Kinshasa, renditet e gjashta, duke u shfaqur për herë të parë në top 10, nga pozicioni i 13.

Qytete të tjera që shfaqen në listën e 10 më të shtrenjtave të Mercer për të huajt janë Shanghai (7), Gjeneva (8), N’Djamena (9), dhe Pekini (10). Qytetet më të lira janë Windhoek-Namibi (209), Cape Town-Afrika e Jugut (208), dhe Bishkek-Kurkizistan (207).

Renditja e Mercer është ndër më domethënëset në botë dhe këtë vit përfshin 209 qytete në pesë kontinente dhe mat kostot krahasuese për më shumë se 200 njësi në çdo vend, përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, produktet e shtëpisë dhe zbavitjen.

9

 

July 11, 2016 09:36
Komento

2 Komente

  1. Arben July 11, 20:55

    ME E SHTRENJTA DHE NE TE NJEJTEN KOHE ME E VARFRA.

    POR, PRAPE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, NUK DEVIJON NGA RRUGA E PARTISE.

    VETEM UDHEHEQJA TE MBATHET MIRE ME PARATE E POPULLIT, SE KY I FUNDIT EDHE BAR DO TE HAJE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  2. Arben July 11, 21:27

    ME E SHTRENJTA DHE NE TE NJEJTEN KOHE ME E VARFRA.
    POR, PRAPE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, NUK DEVIJON NGA RRUGA E PARTISE.

    VETEM UDHEHEQJA TE MBATHET MIRE ME PARATE E POPULLIT, SE KY I FUNDIT EDHE BAR DO TE HAJE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*