Kostot e mirëmbajtjes së rrugëve katërfishohen deri më 2021

August 9, 2018 09:11

Kostot e mirëmbajtjes së rrugëve katërfishohen deri më 2021

Kostot e ndërtimit të rrugëve dhe mirëmbajtjes së tyre po rriten me shpejtësi teksa argumentet me analiza mbështetëse për këtë ecuri mungojnë.

Ministria e Infrastrukturës ka lajmëruar se synon të trefishojë kostot për njësi për mirëmbajtjen e rrugëve duke i çuar ato në 11 mijë euro në vit për kilometër nga 300 euro në vit që shpenzohen aktualisht.

Por burimet nga ARRSH shpjeguan se kosto e mirëmbajtjes së rrugëve është rritur dukshëm me projektin e ri “mirëmbajtje me performancë”, duke përfshirë në mirëmbajtje me kushte dimri të ashpër edhe në qytetet ku ka mbi 300 ditë diell.

Sakaq, Ministria e Transportit në programin e saj buxhetor afatmesëm pohon se rritja e kostos së mirëmbajtjes synon të ulë numrin e aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numrin e pikave të zeza me 23%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit.

Mirëpo teksa fondet për mirëmbajtën janë duke u rritur vit pasi viti, pasi më 2017 ato ishin më shumë se 3 miliardë leke gati tre herë më shumë se 2013, numri i aksidentëve rrugore nuk është ulur, sipas pritshmërive, shkruan monitor.al.

Ndërsa sa i përket investimeve në infrastrukturë qeveria shqiptare synon që në tre vitet në vijim të kompletojë akset rrugore nacionale të koncensionuara me PPP, si: Rruga e Arbrit, Thumanë–Vorë–Kashar, Kashar– Rrogozhinë; Milot–Balldren; Orikum–Dukat; Kardhiq–Delvinë brenda vitit 2021 nëpërmjet partneritetit publik privat në kuadër të projektit “1 miliard.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe synohet rikostruksioni i segmentit hekurudhor Tiranë–Durrës, si dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore Tiranë-Rinas.

Fondet dedikuar infrastrukturës rrugore pritet të arrijnë në 31,6 miliardë lekë me 2021, ku pjesa më e madhe e tyre do të dedikohen për koncesionet dhe mirëmbajtjen. Fondet për transportin rrugor në tre vitet në vijim rriten me 30%.

o.j/dita

August 9, 2018 09:11
Komento

2 Komente

  1. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash,e ju o "trima"shqiptaresh,Drejtesia do te BEHET. August 9, 11:51

    PPP, skema te pastra korruptive me nje ndryshim nga skemat e djeshme piramidale qe i grabiten nje pjese te shqiptareve leke,dollar,e ,euro. Sot nga pangopesia e pandeshkueshmeria me ppp po grabisin te gjithe shqiptaret,qe do te thote nje krim ne vazhdim,qe nuk duhet injoruar por denoncuar,,hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve,ne sherbim te nje Shqiperie vertet te lire e demokratike dhe ne progres njerezor.MJAFT ESHTE MJAFT.Shqiptaret o sot o kurre duhen ti thone NDAL politikave bastarde te grabitjes nga fuqia e pushteteve,se ate qe nuke do ta beje njerezia,do ta beje perendia ndaj politikaneve te binjakezuar me boten e krimit e korupsionit imoralopolitik ne te tri pushtetet,por dhe ndaj nje populli qe flen.Dita e gjykimit te madh ndaj pangopesis,krimi e korrupsionit dhe indiferentizmit po vjen.Besoni,binduni dhe reflektoni e refehuni nje here te vetme ne jete,qe ligji,USA,BE e Zoti tjumeshirojne.

    Reply to this comment
  2. Arben August 9, 17:50

    Vidhe rrije dhe q…je, ky popull nuk thote gje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*