Kostot ekonomike të Erdoganit

August 28, 2018 12:55

Kostot ekonomike të Erdoganit

Timur Kuran, Dani Rodrik

Modeli politik i Turqisë e ka humbur me kohë shkëlqimin, por një krizë diplomatike në rritje me administratën po aq të çrregullt të presidentit amerikan, Donald Trump e ka shtyrë tanimë vendin drejt një krize të plotë valutore. Lira turke ka humbur thuajse gjysmën e vlerës së saj gjatë 12 muajve të fundit. E për shkak se bankat dhe kompanitë turke kanë huazur rëndshëm fonde në monedhë të huaj, rënia e lirë e lirës kërcënon të marrë me vete një pjesë të mirë të sektorit privat.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, që pas fitores së parë të zgjedhjeve pas ndryshimit të sistemit nga parlamentar në presidencial në qershor, e qeveris vendin në mënyrë autokratike. Ai mbështetet te ministrat e zgjedhur më shumë për besnikërinë e tyre (dhe lidhjet familjare me të) sesa për zotësinë e tyre.

Për më shumë se një dekadë, tregjet financiare i dhanë Erdoganit-kryeministër deri në vitin 2014, benefitin e dyshimit dhe e furnizuan ekonominë turke me kredi të lehtë. Rritja ekonomike u bë e varur nga rrjedhja e qëndrueshme e kapitalit të huaj për të financuar konsumin e brendshëm dhe investimet e buta në strehim, rrugë, ura dhe aeroporte. Ky lloj ekspansioni ekonomik rrallë përfundon mirë. Pyetja e vetme e vërtetë ishte se kur do të përfundonte.

Shpërthimi i menjëhershëm ishte vendimi i administratës së Trumpit për të vendosur sanksione (dhe më shumë kërcënime) për të ushtruar presion mbi Turqinë me qëllim lirimin e Andreë Brunson, një pastor evagjelist amerikan me seli në Izmir, i arrestuar gjatë spastrimeve që pasuan grushtin e dështuar të shtetit kundër Erdoganit në korrik 2016. Goditja ka përfshirë 80 mijë arrestime, 170 mijë shkarkime, mbylljen e 3 mijë shkollave, konvikte dhe universitete si dhe shkarkimi i 4400 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Masat drakoniane u ndërmorën mbi bazën e rregullave të gjendjes së jashtëzakonshme, përgjithësisht me urdhra nga rrethi i Erdoganit. Rezistenca ndaj pezullimit të lirive bazë ka qenë minimale, pasi mediat janë shumë të kontrolluara dhe shoqëria civile është dëmtuar përmes represionit dhe klimës së vazhdueshme të frikës. Brunson është vetëm një nga mijëra të akuzuarit për terrorizëm pas grushtit të shtetit të 2016-s.

Ashtu si çdo krizë financiare që shkaktohet nga politika ekonomike të paqëndrueshme, gjetja e një rruge për të dalë nga kriza kërkon njëkohësisht mjete të menjëhershme dhe afatmesme. Në një kohë të shkurtër, ekonomia ka nevojë për masa të rritjes së besimit për të stabilizuar tregjet financiare. Banka Qendrore e Turqisë mund të ketë nevojë të rrijë normat e interesit, pavarësisht kundërshtimit të thellë të Erdoganit ndaj një mase të tillë. Një program konkret dhe i besueshëm i forcimit të disiplinës fiskale dhe i ristrukturimit të borxhit në sektorin privat është thelbësor. Fondi Monetar Ndërkombëtar mund edhe të thirret për asistencë financiare të përkohshme.

Por këto zgjidhje afatshkurtra nuk adresojnë dobësitë afatgjata të ekonomisë, e rrënjosur në autokracinë e personalizuar që Erdogani ka ngritur.

Turqia nuk ka pasur kurrë një demokraci pa të meta. Përpara ngjitjes së Erdoganit në pushtet në vitin 2003, demokracia u ndërpre katër herë nga ndërhyrjet ushtarake. Por kishte kontroll dhe balancë politike, të cilat e kufizuan madje edhe ushtrinë dhe pushteti ndërroi duart në raste të shumta përmes zgjedhjeve gjithnjë më të drejta dhe të lira.

Asnjë person që nga Lufta e Dytë Botërore nuk kishte fituar kompetenca të pakontrolluara. Duke u nisur nga një bazë e dobët në vitin 1946-me vendosjen e demokracisë shumëpartiake, shoqëria civile u zhvillua deri në atë atë pikë sa qeveria këshillohej me shoqatat e biznesit, sindikatat, akademikët, shtypin dhe grupe të tjera të interesit privat.

Në vitet e tij të hershme, kur ndjehej ende i kërcënuar nga ushtria dhe elita sekulariste, Erdogan i kushtoi rëndësi hipokrite demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ai ndërmori inisiativa ndaj minoritetit të shtypur kurd. Liberalët vendas dhe mbështetësit në Perëndim u çoroditën me narrativën e “Islamit demokratik”, të cilën dëshpërimisht e besuan.

Por megjithëse ai fitoi lëvdata në Perëndimit, Erdogani kishte nisur të zhdukte mediat e pavarura përmes gjobave tatimore gjigande. Ai minoi gjithashtu sundimin e ligjit përmes gjykimeve të ashpra të gjeneralëve dhe udhëheqësve të tjerë sekularistë. Rënia e Erdoganit në autoritarizëm u përshpejtua pas ndarjes me aleatin e tij, klerikun mysliman në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen dhe ndjekësve të tij, dhe u përshpejtua në mënyrë dramatike pas tentativës së grushtit të shtetit.

Me zgjedhjet e qershorit, thotë Erdogan, “Turqia e Vjetër” i ka hapur rrugën “Turqisë së Re”. Nën rendin e krijuar nën këtë Republikë të Dytë Turke, çdo sfidë ndaj autoritetit të tij mund të konsiderohet si tradhti.

Erdogani merr meritat e gjithçkaje që shkon mirë dhe fajëson forcat e errëta-shpesh konspiratorë të huaj të paemërt- për dështimet. Glorifikimi i tij, pamja e pagabueshmërisë dhe mbijetesa politike portretizohen si qëllime supreme të Turqisë. Çdo objektiv tjetër, qoftë edhe rritja e produktivitetit, mbajtja e miqve të huaj, përmirësimi i arsimit, shërimi i plagëve sociale shërben për të forcuar sundimin e tij. Dhe në këmbim të shërbimit të tij sakrifikues për kombin turk, ai ka të drejtë të jetë mbi të gjitha ligjet dhe të pasurojë veten dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Logjika e sistemit të ri politik të Turqisë na kthen pas në “rrethin e drejtësisë” Otomane, e cila e ndau popullsinë në masa taksapaguese dhe një elitë e vogël e përjashtuar nga taksat, e kryesuar nga një sulltan i cili i nënshtrohej vetëm Sheriatit (ligjit islamik), ndonëse në praktikë ai e vendoste domethënien e tij. “Rrethi i drejtësisë” u shfuqizua zyrtarisht në 1839, me një dekret që çoi në një epokë ristrukturimi. Thuajse dy shekuj më vonë, Erdogani e ka kthyer Turqinë tek e shkuara që breza të tërë reformatorësh u përpoqën të lënë pas.

Sistemi i vendosur nga Erdogani nuk lë vend për politikanë apo burokratë kompetentë në krye të ekonomisë. Ata janë lënë jashtë, pasi qëllimi i tyre e kapërcen interesin vetjak të liderit. Frika parandalon debatet e sinqerta mbi çështjet. Biznesmenët, akademikët dhe gazetarët në krye të këtyre fushave janë bërë memecë në interes të ruajtjes së vetes. Rrethi i tij është i mbushur me Yes-men (dhe disa gra të tilla), të cilët përpiqen të kënaqin ndjenjën e tij gjithëditurisë dhe madhështisë. Edhe liderët e opozitës në parlamentin e tanishëm të heshtur të Turqisë bëhen tifozë sa herë që ai sinjalizon se mungesa e mbështetjes do të trajtohet si ndihmë për armikun.

Njësoj si në Rusi dhe Venezuelë, pak disidentë të guximshëm lejohen të ekzistojnë në kufinjtë e diskursit publik, për të dhënë një pamje të lirisë së shprehjes. Por ata bëjnë jetë të rrezikshme, gjithnjë me rrezikun e arrestimit si paralajmërim që të tjerët të qëndrojnë brenda caqeve.

Herët a vonë, presioni ekonomik do ta detyrojë Turqinë të adoptojë rregulla për të stabilizuar monedhën dhe tregjet financiare. Por kjo nuk do të ringjallë investimet private afatgjata, nuk do të sjellë pas talentet që po lënë vendin dhe as nuk do nxisë një klimë lirie që do ta bëjë Turqinë që të lulëzojë. Siç kanë treguar Kina dhe vende të tjera aziatike, disa autokraci mund të përparojnë nëse liderët e tyre u japin prioritet politikave të ndjeshme ekonomike. Por kur ekonomiksi bëhet thjesht një tjetër mjet për rritjen e fuqisë personale të Presidentit, ekonomia, siç edhe po e shohim, e paguan domosdoshmërisht çmimin./reporter.al

l.h/ dita

August 28, 2018 12:55
Komento

8 Komente

  1. Ekonomist August 28, 13:59

    Ekonomia e nje vendi rrenohet kur ka ne pushtet njerez qe nuk kane njohuri ekonomike. Erdogani eshte nje i tille, por rasti me tipik i ekonomise ne krize nga drejtimi i nje njeriu qe nuk ka idene minimale te saj eshte ketu ne Tirane. Eshte piktori Rama qe ne ekonomi ka njohuri ZERO. Por sikur mos mjaftoje kjo, ka per minister Ekonomie e Finance nje mesues te gjuhes angleze! Pra kaq mjafton per ta bere te plote krizen ne ekonomi.

    Reply to this comment
    • Futja kot August 28, 16:21

      LartGjatësia e Tij, VeshGjati, merr vesh nga gjithçka, dituria është mishëruar te AI, dhe te askush tjetër!!! Sa për Mistrin aktual të Ekonomisë, lutem mos fyeni gjuhën angleze, ai ka mbaruar për anglisht, por nuk kishte pas nxënë sa duhet për të dhënë mësim anglishteje. TALLAVA’ komplet

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 29, 10:52

      “Ekonomia e nje vendi rrenohet kur ka ne pushtet njerez qe nuk kane njohuri ekonomike.”
      ekonomisto e ke gabim!!
      drejtuesi i shtetit nuk duhet të jetë ekonomist!!
      koha ka treguar që njerëz që nuk ja kanë pasur idenë e ekonomisë kanë çuar vëndet përpara!!
      përse e them këtë!!
      nuk është drejtuesi i shtetit ai që “ndan paratë”,drejtuesi i shtetit ndan punët dhe shtyn për të shkuar përpara ata që marrin urdhërat!!
      i pari i shtetit ka një administratë burokratësh,teknikësh që çojnë përpara gjithçka!!
      pra nëse ai e lë në dorë të tyre gjithçka shkon në rregull!
      por nëse ai fillon e “bën dhe punën” e tyre!?
      nëse këtë e bën për të fituar famë si thotë fare bukur shkrimi”Erdogani merr meritat e gjithçkaje që shkon mirë dhe fajëson forcat e errëta-shpesh konspiratorë të huaj të paemërt- për dështimet. Glorifikimi i tij, pamja e pagabueshmërisë dhe mbijetesa politike portretizohen si qëllime supreme të Turqisë.”(zëvëndëso emrin e erdoganit me,enverin,saliun,edin,putinin,çavezin,etj,dhe turqinë me shqipërinë,rusinë dhe venezuelën) do të shohës se çdo të thotë të drejtosh si diktator dhe jo si drejtues shteti!!
      drejtuesi i shtetit duhet të ketë largpamësi për shtetin dhe jo për mbajtjen e pushtetit të tij!!
      -largpamësia për shtetin bën që shteti të shkojë përpara dhe të prodhojë politikanë largpamës që të vazhdojnë përparimin!
      -largpamësia për ruajtjen e pushtetit,bën shkatërrimin e shtetit dhe prodhon një grup politikanësh sakatë që do të kenë të njëjtin qëllim!në fillim marrjen dhe pastaj ruajtjen e pushtetit!

      Reply to this comment
  2. Analisti I Top Story(it) August 28, 15:27

    Erdogani eshte vecse nje demagog qe shfrytezon paditurine e popullit per tu pasuruar aq sa I kane caktuar ata qe e kane vene.Persa I perket ekonomise turke ajo prodhon makinat tofas nje patente e shitur e fiati(it) model I fillimit te viteve 70 dhe pjese avionash ushtarake si krah I lire pune dhe perdoret si fuqi ushtarake per te ruajtur ekuilibrat ne rajon:Iran,Palestine,Izrael.

    Reply to this comment
  3. Arben August 28, 15:39

    2001-2017

    1 Prodhimi per fryme 3-fishuar.

    2 Pagat e punonjesve 2.5 fishuar.

    sikur te kishim edhe ne nje si Erdoan, qe nuk merr vesh

    nga ekonomia

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 29, 10:54

      po moj bythë po!
      bytha jashtë e brith me vrap??
      2001-2009 ishin këto shifra!
      2010-2018 po shkon në të sëmës!!
      rritje nga 9% në 1.2%!!
      nuk po llogaris çvlerësimin e lirës për rrogat!!
      të vjen për të qarë!
      të leverdis për të q.rë!!

      Reply to this comment
      • Arben August 30, 14:28

        Hahahahahahaha

        Shifrat Jane 2001-2017.

        Turqia, vendi I vetem ne bote qe nuk importon ushqime I

        prodhon te gjitha vete madje eshte eksportues I madh.

        Me luften qe I ka shpallur amerika nuk ndikohen fare

        cmimet e shportes.

        Edhe per naften Po gjen zgjidhje me Iranin e Rusine per ta

        menjanuar totalisht dollarin, pastaj te mbese trapi me

        gisht ne goje.

        Edhe njehere

        Hahahahaha

        Reply to this comment
  4. Hena August 30, 13:55

    Turqi baraz me hale eshte e njenjta gjo osé mire gjriz

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*