Kostum i zi qepur me të bardhë

May 23, 2018 09:28

Kostum i zi qepur me të bardhë

 

Nga Bedri Islami

E gjithë ajo që filloi rreth 10 ditë më parë, megjithëse që nga fillimi tingëllonte si një lojë e pështirë, tani, sidomos pas publikimeve të fundit, qoftë në selinë e PD-së, qoftë në një emision TV, të qartësojnë deri në fund dy gjëra themelore: Pas gjithë kësaj ngrehine është një dëshirë e papërmbajtshme, deri në absurd, për denigrimin e qeverisë Rama dhe duke mos gjetur një kauzë tjetër, është krijuar një gjetje politike-investigative, dhe së dyti, në këtë lojë, veç dy njerëzve që menduan se deti kalohet në këmbë, oligarkët politikë të PD-së, pasi morën flamurin në ditën e parë dhe të dytë, tani janë gati t’ia hedhin atë “Babales”, njeriut X dhe gazetarit Olldashi, në këtë rast njeriut Y.

“Nga frika, thotë njëri e tjetri, në fakt, herë njëri e herë tjetri, e çuam përgjimin në selinë e PD-së, pasi aty janë njerëzit që luftojnë drogën dhe mes tyre, më i shquari qenka Salianji, pasi nuk mund ta çonin në prokurori, se ajo është zaptuar nga Edi Rama, as në Polici, se aty ishte Xhafa”. Ky ishte pretendimi i parë, që bie saora, kur e di se ai përgjim, nëse është përgjim, është bërë në tetor 2017, kur shefi i prokurorisë ishte miku i madh dhe i deleguari shqupas në atë institucion, Llalla. Ky njihej botërisht si njeriu që kishte mbyllur të gjitha çështjet e nxehta të njerëzve të PD-së, që nga vrasjet dhe deri tek droga e fortë në rrugën e parë të ditur të Kuliqajt të bananeve. Nga kush kishte frikë atëherë gazetari Olldashi dhe dëshmitari që nuk do të jepej, “Babalja”?

Duhet të jesh budalla apo mitingash i thekur të mos e dish tashmë se, përmes dy viktimave të politikës mafioze pëdëiste, nuk u nis të bëhej një përgjim i zakonshëm, por të krijohej një gjendje e pazakontë politike. Që nga tetori e deri në maj shkuan gjashtë muaj dhe në sirtarët e shqupasve rrinte ky përgjim, duke pritur rastin kur bomba e hedhur mund të kishte më shumë efekt. Nëse ka qenë fjala për një krim, përse PD-ja dhe dy “investiguesit” u bënë palë me krimin për gjashtë muaj duke e fshehur atë? Si mundet që “deputetë luftëtarë kundër drogës për gjashtë muaj heshtin dhe nuk dëshmojnë se në Vlorë, përmes një njeriu të njohur, droga po bëhet si një mall i zakonshëm dhe nuk ngritën peshë, të paktën prokurorinë që në tetor e kishin nën kontrollin e plotë?

Regjistrimi që u dha së fundi tregon dy vetë, njëri ish-trafikant i njohur, i burgosur, herë me punë dhe herë pa punë, që telefonon në një numër, i cili është i Agron Xhafës, e marrim të mirëqenë, i cili nuk i përgjigjet, që e kërkojnë, sipas gazetarit tri herë resht dhe nuk e gjejnë dhe që pastaj, për pesë minuta, pasi e kanë kërkuar gjithë ditën, bëjnë një bisedë të tipit mafioz, sikur mezi paskan pritur të gjejnë njëri-tjetrin.

Dy gjëra janë thelbësore: Nëse Agron Xhafa kontrollonte të gjithë kartelin e drogës në Vlorë, në tetor 2017, përse nuk i dërgoi “investiguesit” drejt “mallit” të tij, po i la të sorollaten rrugëve të Tragjasit, të pyesin dhe të stërpyesin, për të gjetur 20 kg hashash? Cilido trafikant kërkon të shesë mallin e tij, edhe në mos ai vetë nuk ka, kur është bosi apo pashai i drogës, ai e di se ku gjendet, te cili mund ta marrë, me cilin çmim, pasi i vendos vetë dhe nuk i lë dy njerëz të shkretë, njëri i dërguar me dietat e një force politike e tjetri duke pritur shpërblimin e tij, të vërviten, që nga kryeplaku e deri tek një shitës dyqani.

Së dyti, edhe pse askush nuk e di se cili investoi 20 deri 24 mijë euro për të “saktësuar” investigimin, kush qëndron pas gjithë kësaj duhet të qartësohet. Salianji është njeri me lekë, por, edhe nëse ai nuk ka, para me shumicë, të grabitura, gjenden tek shumë nga figurat e PD-së. Të jenë ata pas këtij investimi? Apo, mund të jetë krejt tjetër: dy “ investiguesit”, njëri i njohur në botën e trafikut e tjetri duke marrë mendjen e tij, kanë dashur vërtetë të përfitojnë nga trafiku i marijuanës dhe kanë dështuar? Apo e kanë shitur atë dhe tani nuk thonë se ku është? Mund të ndodhë që droga e shitur është kthyer rishtas tek ata në një përfitim tjetër dhe këtë e mbajnë ende në vete? Të dy ata, dëshmitari dhe gazetari, janë njerëz të varfër përgjithësisht; nuk i ka ecur puna dhe nuk mund të hedhin në det 24 mijë euro, veç për t’ia marrë hakun Agron Xhafës për një paketë cigare. Kush ka dijeni për drogën e blerë? Përse kjo e dhënë është fshehur kaq gjatë dhe e njohur vetëm tani që është hapur një dosje e veçantë dhe përgjimet mund të shkojnë përtej mendjes së tyre? Të kujt janë paratë e investuara: kush është njeriu me zemër të madhe që i paska besuar 24 mijë euro një njeriu të njohur si trafikant dhe i burgosur? Si quhet ai? Nëse teza se kush e bëri përgjimin po kthehet në një fantazmë, njeriu që dha paratë për blerjen e drogës, cilido të jetë, nuk mund të jetë fantazmë. Nëse tani, të gjithë, Babalja, Olldashi, Salianji,Basha, ish ministri i përkohshëm dhe ish ministri tjetër, nuk i dalin zot përgjimit, nuk i dalin zot investimit dhe në fund nuk do i dalin zot as dy të parëve, si mund të besosh se paska ndodhur në pesë minuta ajo që nuk shihet, nuk saktësohet, aq më tepër nga dy njerëz që në dy paraqitje të tyre, kanë mashtruar mbi njëzet herë, edhe kundër njëri tjetrit.

Nëse ka dyshime se ku është fillesa e këtij krimi, sepse është krim qëllimi i destabilizimit të vendit, këtë e bën të qartë vetë Olldashi. “Më morën një natë në të gdhirë nga PD-ja”, tregon ai, për të intervistuar Babalen. E kishin gjetur. E kishin gjetur edhe më shpejt se sa prokuroria. E kishin fshehur në selinë e tyre, si fshihnin në vitin 1998 armët për grushtin e shtetit. Mendonin se përmes tij, Babales, mund të bënin një grusht shteti tjetër dhe për këtë po përgatiten. Olldashi shkoi me vrap, që pa gdhirë, pasi Babalja po bëhej gati të kalonte kufirin dhe të mos ishte më. E pastaj?

PD-ja, e mbetur në humbëtirën e mendimit të saj politik, ngriti një kostum të zi, por e qepi me të bardhën. Dhe, si ndodh zakonisht në këto raste, gjithçka po shkon drejt zbardhimit të plotë. Atë që qepi e bëri ngadalë, iu deshën gjashtë muaj për të pritur këtë ditë, ndërsa penjtë e bardhë, dëshmitë e rreme, nuk i llogariti fare. Megjithëse e dinte se të gjitha janë të përdorshme lehtësisht dhe se, pas përgjimit të fabrikuar, gjërat mund të zbardheshin. Kjo nuk i ka interesuar asnjëherë. Do të thonë përsëri se “shteti është i kapur”, bile mund të shkojnë edhe më tej, si shkoi një kapter i politikës, Nishani, duke bërë thirrje që kjo qeveri të shkulet me zjarr e me hekur, apo si po bëjnë tani lësëistët, që janë shumë më me mend se shqupasit, ndoshta edhe nga përvoja me përgjimet, që kërcënojnë haptas të gjithë strukturat për një të ardhme të tmerrshme.

Përse e ravijëzuan këtë kostum të zi shqupasit?

Shumë vetë mendojnë se janë kundër hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Duke qenë e vërtetë, nuk është e plotë. Ata, edhe po të ishin në pushtet, nuk do e donin një kontroll të gjithanshëm të Bashkësisë Europiane mbi sundimin e tyre. Kanë qenë kundër nga fillimi, pavarësisht paraqitjes së tyre si demokratë, një leckë që i ka rënë prej kohësh.

Ka edhe një të vërtetë tjetër. Që është më e ndjeshme për to dhe më e pranishme në jetën e tyre.

Janë të paktë njerëzit e kupolës shqupase që nuk janë përfshirë në punë të errëta dhe që nuk qëndrojnë pas shumë ngjarjeve fatale. Një farsë elite politike që, më shumë se gjithçka tjetër mendon për të ardhmen e saj, dhe që, të mbetur në mëshirën e mendjes së Palokës, Ristanit apo të Nokës, përmes njerëzve të saj në institucionet e drejtësisë, ka të dhënat e duhura se jo shumë larg mund të jenë objekt hetimi dhe gjykimi.

Prokuroria është në fillesën e shkëputjes nga ndikimi dhe zotërimi i tyre. Duhet të jetë shumë i vëmendshëm një pjesëtar i strukturave të drejtësisë që haptas, si më parë, të shfaqet si pjesë e politikës dërmuese dhe zhvatëse të shqupasve. Ose që ka vendosur të jetë një kamikaz dhe shpërblyes i ndereve që u kanë bërë shqupasit.

Disa nga gjyqtarët e emëruar nga selia blu janë ende nën dhunën e dosjeve të përgatitura për ta dhe që gjenden në një zyrë ku e dinë fare mirë edhe se çfarë përmbajnë. Lëvizjet e ndonjë gjyqtari për të gjetur apo sajuar mbetje përgjimesh nuk janë më të panjohura. Ky ka qenë edhe ndër shanset e pakta që kishin shpresuar.

Ata e mbajtën gjashtë muaj “përgjimin” të fshehur, e mbajtën në sirtarë dhe në këto gjashtë muaj, përmes një strukture policore ilegale që kanë krijuar, vunë nën përgjim Agron Xhafën, Fatmir Xhafën, si ministër i Brendshëm, disa ministra dhe deputetë, vetë shefin e qeverisë, dhe fakti që edhe sot e kësaj dite deklarojnë pa ngurruar se janë jashtë ligjit në veprimtari ilegale për partitë politike se, shumë shpejt, do të publikojmë video të reja.

Çfarë është kjo strukturë: repart fashist, strukturë mafioze, organizatë politike apo një njësi e komanduar nga veriu kundër shtetit shqiptar?

Këtë do e themi në vazhdimin e këtij shkrimi.

May 23, 2018 09:28
Komento

12 Komente

  1. Ekonomist May 23, 12:09

    Titulli i shkrimit – Kostumi i zi qepur me te bardhe – me beri me shprese se mbase me ne fund do ish vene gishti mbi plagen kryesore te Shqiperise – EKONOMINE
    Por u zhgenjeva si shpesh here, shkrimi ish vetem nje klishe e sterperseritur retorike bajata mbase me vlera ushqimore per militantet por per asnje rendesi per shqiptaret.
    E thene kjo sepse dje FMN i dha nje dajak te mire kesaj qeverie per rritjen ne stratosfere te Borxhit Publik, etalonit te ekonomise. Qeveria Rama u kritikua fort per deshtime te renda ne ekonomi. Sot ekonomia eshte ne grahmat e vdekjes. Biznese mbyllen nga taksat e ster-taksat, varferia rritet, rritet dhe Borxhi Publik per te cilin jep alarmin FMN. Qeveria Rama ka deshtuar plotesisht ne ekonomi, aty ku preken njesoj gjithe shqiptaret, pervec militanteve te pushtetit qe jane gadi te hane bar e propagande por nuk hane arsyetim. Artikujt klishe pa vlere si ky ketu, por dhe plot tjere nuk fshehin dot krizen ekonomike qe ka sjelle ky pushtet i Rames. Te gjitha parametrat ekonomike jane te deshtuar. Deklaratat e djeshme te FMN ndonese me zellin per ti anashkaluar nga media pro-qeveri, jane kembana alarmi qe sinjalizojne humneren ku eshte gremisur ekonomia nga nje qeveri e afte te beje propagande por me e afte akoma per ta zhytur vendin ne kete humnere deshtimi ekonomik.

    Reply to this comment
    • Preza May 23, 14:02

      Duke dashur te vazhdoj komentin e Ekonomist

      i cili me duket nje koment per tu pershendetur, mbas leximit tanime pa deshire te shkrimeve te Bedriut i cili edhe titujt e shkrimeve i ka me penj e me te tjerre, sepse te njejten ceshtje e tjerr, e, e tjerr duke nxire faqet e gazetes.
      Nuk mendoj se baze e komentit tim u be ne kete rast shkrimi i Bedriut, por ne fakt detyrimi per nje sqarim te metejshem te disa komentuesve ketu, te cileve nderhyrjet e mija ju jane dukur si dalje nga linja dhe me keq akoma si dalje nga vetja.
      Ngjarja e pergjimit u be keto dite cudia e rradhes me te cilen me te drejte u moren mediat, u shkruan shkrime dhe u analizuan ne detaje levizjet e te gjitha paleve. Secili u perpoq te nxirrte konkluzionet e tij ne lidhje me ngjarjen, duke vene ato te cilat perceptohen si te rendesishme. Sigurisht qe nuk jam aspak dakort me konkluzionet dhe radhen e rendesise ne shkrimin e Bedriut, dhe parapelqej konkluzionin e Ekonomistit, konstatimi i te cilit eshte i nje rendesie te shkalles se pare per publikun shqipetar. Por meqe jemi tek afera e pergjimit e ritheksoj, se mua personalisht nuk me intereson xhaloja e pershkruar me lart midis aktoreve te diskretituar, por me intereson se sa e demshme eshte kjo ndodhi per publikun ne teresi, dhe a e zhyt akoma me thelle Shqiperine ne nje krize te afert afera e droges e percjelle tashme nga nje periudhe ne tjetren, krahas krizes ne ekonomi, ne borxhin publik, ne nafte, ne industri, ne koncesione, ne gjykata e drejtesi, ne rend, siguri e polici, dhe sidomos ne korrupsion.
      Keto jane pikat qe na shqetesojne.
      Ne e dime se kush eshte Saliu e Luli dhe nuk presim te na e tregoje nje njeri qe nuk jeton fare ne Shqiperi dhe tjerr lesh perdite.
      Ne e dime, por shpresen tone per drejtesi e vrau marreveshja e padrejte e 1 Prillit, e cila nuk i la me vend investigimit, hapjes se procesit te 21 Janarit, rishikimin e proceseve te Gerdecit, korrupsionin e Lulit etj. Qeverisja e 2013 nuk u muar me cakejte e PD, sepse nese do te merrej, gjurmet do te te conin nga PD tek aleati i dyfishte LSI. Dhe keshtu kapaku u vu.
      U munduan ta rindanin tepsine, dhe e rindane duke derguar njerin ne Presidence dhe tjetrin qe te rrutullonte timonin e nje anije te cilen era e dergon andej nga fryn, pa marre dot drejtimin e duhur, aq shume te kerkuar e te deshiruar.
      Te gjitha keto nuk i shoh aspak ne aspektin partizan, i shoh si nje qytetar qe aspiron nje vend me rregulla.
      Nga pergjimi pjesa me e rendesishme dhe e pamohueshme eshte se Shqiperia eshte e mbushur me droge dhe se nje industri e tere me njerez me dhe pa pushtet merren me te. Kjo duhet analizuar. Dhe po u analizua kjo, te con edhe tek komenti i Ekonomistit, qe ashtu sikunder droga vret njeriun, vret edhe ekonomine e nje vendi.

      Reply to this comment
    • Ylberi May 23, 16:48

      Po cfare pret te shkruaj enveristi Bedri Islami or zoteri.Ai eshte nje sherbetore i neveritshem i Partise.Ate detyra ka ai.Partia………….Partia mbi te gjitha,edhe mbi grate.

      Reply to this comment
    • K. Matik May 24, 07:55

      Si vazhdimesi e komenteve me vend, une doja te shtoja se “bedrinjte e partise”, disa prej te cileve na shfaqen here me emra reale e here me emra anonime, e kane zanat pune shperqendrimin e vemendjes nga ceshtjet pikante sic jane analizat mbi ekonomine, financat, shendetesine, arsimin etj., dhe perqendrimin e saj ke ato “patate te nxehta”, te cilat u interesojne vetem eproreve te tyre.

      Duke u kapur fort pas bishtit te gomarices me emrin politike, duke u kapur fort me teper pas zhurmave, skandaleve, inskenimeve dhe delikteve te politikes, ata qellimisht e kane lene pothuajse fare ne harrese ekonomine. Kete e bejne apostafat kete per te devijuar e per te minimalizuar interesin e lexuesve nga sferat ku deshtimet e tere qeverive pa perjashtim kane qene pothuajse te po te njejtit nivel.

      Ne shkrimin “SHTERPËSIA POLITIKE DHE PROFILIZIMI I EKONOMISË” autori G.Llakaj e ve theksin ke kaotizmi qe e mbizoteronte dikur ekonomine. “Ekonomia jonë duket të jetë kaotike sepse politika është e tillë. Një politikë kjo pa lidhje, e hallakatur deri në fazën e shterpësisë së ideve, mendimit kreativ dhe vizionit për të ardhmen. Strategjitë politiko-ekonomike janë po aq kazuale dhe pa ekuilibër sa është kazuale vet kjo maxhorancë dhe pa ekuilibër politika e saj. “ – shkruante ai aso kohe.

      E njejta situate kaotike, per mos dashur te the edhe me keq, mbizoteron edhe sot. Borxhi thuhet se po shkon drejt 8 miliardeshit. Nga ana tjeter, dy nga “partneret” e huaj me te fuqishem ekonomike po perjtetojne situata nga me te veshtirat. Shtypi beri para disa ditesjh te ditur se Italia eshte e mbytur deri ne fyt ne borxhe. Pyetja qe lind eshte se si ka mundesi qe “partneretve tane2 u kane rene breket ne fund te gjunjeve, u ka dale si te thuash bitha e tera perjashta, kurse shquperise qe po kollondriset nga “kthetrra akoma me te pastra” jo? Kush eshte ai mega-idiot qe i bie rasti te gjezdise ane e mbane shquperise, dhe te mos jete ne gjendje te konstatoje kaosin e tipit “ala-kandahar” qe mbizoteron kudo nga hedh syte? Ku jane arat e dikurshme te mbjellura me miser, grure, perime dhe pemetari. Ku jane kanalet vaditese? Sot nuk po perjetojme me kaos ekonomik, por tamam tmerr. Tmerr nga pasojat e mbi-drogimit. Ne nje situate te tille kaq problematike nuk ka aspak vend per trushplarje bedelash. Bedrinjte e partise duhet te nderrojne taktike. Kush bertet dhe e drejton gishtin vetem nga ujku, vjen nje dite e behet vete viktime apo pré e tij.

      Reply to this comment
  2. MH May 23, 12:53

    Ekonomist!
    Te thenqin!!!
    Te lexova dhe nxora konkluzionin qe Ti je ma shume ekonomist me terma ekonomisti se ekonomist qofte dhe per vetveten tande ne gjirin e familjes.

    Reply to this comment
    • shvejku May 23, 13:36

      Te kripsha trute o ekonomisti ine!
      E paske lexuar me BITHE shkrimin,o koqe kandari prandaj po ha ….mut kaq shume!

      Reply to this comment
      • Nickname May 23, 22:00

        Koment tipik ky i ketij Shvejkut, prej militanti idiot e analfabeti jofunksional. Per aq kohe sa ka njerez si ky, as mos prisni se mund te behet ky vend.

        Reply to this comment
  3. Claus May 23, 15:37

    Ne vazhden e nje serie komentesh, si pasoje e peshtirosjes qe shkakton paciperia shtypit te majte, gazetareve dhe opinionisteve te saj, duke marre me mbrotje nje qeveri teresisht te korruptuar dhe inkriminuar, por edhe kriminelet dhe trafikantet qe bashkepunojne me te – kete radhe do te flasim, se pse gjithe kjo paciperi, kjo ftyrshollesi e e ketij soji njerezish.
    Te gjithe keta jane enveriste, nostalgjike te diktatures. Nje pjese e mire e tyre, edhe ish-kontributore te Sigurimit famekeq, ne forma dhe menyra nga me te ndryshmet.
    Megjithate, edhe pse mund te gjendet nje justifikim tek indoktrinimi ne asht i tyre, per te cilin kemi folur ne komentet e meparshme, prapeseprape, kjo nuk e shpjegon pandjeshmerine totale te se keqes qe keta njerez po bejne.
    Dhe, jo vetem pandjeshmerine por, c’eshte me e ububushmja, edhe zellin e madh qe tregojne.
    Une kam nje fjale, nje fjale turke, por qe ka zene fend ne gjuhen shqipe, duke fituar qytetarine aty ,me te gjitha te drejtat: kjo eshte SOJSEZ !
    Sojsez, dmth, i pa soj, i pa fisme, pa origjine, ose me te tille qe eshte e tille, qe nuk mund te mburresh me te.
    Ne mesin e shekullit kaluar, kur komunistet erdhen ne pushtet, sic dihet , me nje shpjetesi te madhe eleminuan te gjithe ate qe mund te quhej elita e kombit, te pakten brenda kufijve shteterore; elita e e kombit, ne te gjitha kuptimet e fjales.
    “Elita” e re qe i zuri vendin, ishin ca gjysopinga , njerez pa origjine, sojseze e edepseze; te cilet sojseze dhe edepseze, te vetedijshem per origjinen e tyre pa origjine, u treguan shume brutale ndaj elites se vertete. Ne njohim vetem perndjekjet, internimet, burgosjet dhe vrasjet qe kane bere, por jo poshterimin, i cili ka qene po kaq i tmerrshem, dhe per shkak se lidhet me dinjitetin njerezor, edhe ca me keq akoma.
    Poshterimi si shoqerues i ndeshkimit, eshte vecori dalluese vetem e sojsezeve, kur arrijne te vijne ne pushtet apo ta marrin ate. Nuk se nje gje e tille ka ndodhur vetem ne Shqiperi. Ka ndodhur edhe ne Kine dhe Kamboxhia, kur sojsezet e ardhur ne pushtet, shihnin tek poshterimi i elitave kenaqesine e madhe te vertete, shume me ta madhe se vete eleminimi fizik. Bile, bile ka pas ndodhur edhe ne France me sankylotet e famshem, por kjo para dy shekujsh pothuaj.
    Por kjo e jona, ndodhi ne gjysen e dyte te shekullit 20. Me brutalja dhe kriminalja ne gjithe Europen Lindore; e barabitshme me ate c’ndodhi ne Kine dhe Kamboxhia.
    Dhe kjo e jona, njejte si ne keto dy vendet shume large Europes (se ne vendet e Europes Lindore as qe imagjinohet tashme) ,vazhdon te ndodhe akoma…
    Sepse, po ajo trupe lincuesish te agjitpropit, ku bente pjese B.Islami me shoke, vazhdon edhe sot e kesaj dite, pa ua bere syri terr, e natyrisht pa as me te voglen brerjeje ndergjegje per mekatet e renda qe kane bere asokohe.
    Diktatori shqiptar, Enver Hoxha, eshte cilesuar si Hitleri i pasluftes, nga Europa Perendimore, qe ne fillim te viteve nentedhjete.
    Imagjinoni tani, sikur trupa e propagandes gebelsiane, te vazhdonte qete-qete veprimtarine e saj, pas luftes…
    Eshte e paimagjinueshme, e pamendueshme! Eshte e tille per vende normale, me njerez normale, dhe shoqeri te shendoshe dhe te ekulibruar.
    Por, jo per vendin tone. Jemi ne rastin dilematik, kur arsyeja ta thote, por zemra s’te ben ta thuash qe… te shfrysh ndaj vete shoqerise ne pergjithesi… aq te shumte jane edepsezet, sa e ke te veshtire te mos e besh nje gje te tille me te gjithe shoqerine shqiptare, qofte edhe per faktin e thjeshte te reagimit te mefshte ndaj tyre.
    Ne nje shoqeri normale, njerez te tille, jo vetem qe nuk do te guxonin te shkruanin ne shtyp, sic ben B.Islami me shoke, por edhe ne rruge do ta kishin te veshtire te dilnin, se do t’i ndiqnin me gure.
    Sic edhe e kemi thene ne komentet e meparshme, as qe ia vlen te debatosh me gerr-merret mbi skandalin Xhafaj; aq me teper, kur sojsezet duan te kapen pas tyre, per te humbur ne xhunglen e hollesive, e shperqendruar vemendjen ndaj krimit te madh te vertete.

    Reply to this comment
    • Sali Rajersonoviq SERBiberoviq May 23, 17:45

      Bravo Clauspy
      Ke harruar kete krim te Enverit qe ajo eurodeputetja Piveti ulerinte MBYTINI SHIPTARET NE DET dhe nga ana tjeter bulldogu elezbiberit planizonte sulm kimik si sadami

      Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
      Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
      Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
      Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
      Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
      Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
      Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
      Roland Fezaj, 14 vjeç,
      Oltion Fejzaj 13 vjeç,
      Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
      Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
      Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
      Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
      Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
      Gerard Xhavara, 4 vjeç,
      Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
      Qemal Roshi, 38 vjeç,
      Roland Roshi, 2 vjeç,
      Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
      Donika Idrizi, 40 vjeçe,
      Elona Idrizi, 14 vjeçe,
      Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
      Romeo Andrea, 28 vjeç,
      Silvana Andrea, 18 vjeçe,
      Kristina Andrea, 2 vjeçe,
      Bardhyl Lame, 37 vjeç,
      Tushe Lame 38 vjeçe,
      Artuela Lame, 35 vjeçe,
      Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
      Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
      Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
      Anife Begotare, 41 vjeçe,
      Rezart Begotare, 12 vjeç,
      Erald Begotare, 13 vjeç,
      Zeman Avdia, 37 vjeç,
      Nertila Avdia, 11 vjeçe,
      Olsi Avdia, 6 vjeç,
      Irma Greko, 21 vjeçe,
      Kristi Greko, 3 muajsh,
      Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
      Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
      Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
      Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
      Besmir Birçe, 9 vjeç,
      Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
      Robert Bajrami, 19 vjeç,
      Miklovan Troqe, 17 vjeç,
      Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
      Lindita Demiri, 12 vjeçe,
      Lindita Demiri 12 vjece,
      Bektash Tahiri, 47 vjec,
      Andi Aliaj 17 vjec,
      Teferi Saliu 48 vjec,
      Lirim Bulla 17 vjec,
      Zini Muça 27 vjec,
      Ermal Xxhaka18 vjec,
      Fatmir Geraj 28 vjec,
      Kastriot Sharraj, 36 vjec,
      përparim Mamanaj, 13 vjec,
      Zylyma Sulejmani 22 vjece,
      Krenar Sulejmani 27 vjec,
      Alban Sulejmani 4 vjec,
      Mirand Kaçuku, 28 vjec,
      Kizeta Sulo 21 vjece,
      Klodian Sulo 2 vjec,
      Fiqiei Sulaj 30 vjec,
      Ervin Sula 15 vjec,
      Latif Berberi 53 vjec,
      Maze Seferaj 31 vjec,
      Brunilda Seferaj 25 vjece,
      David Seferaj një muajsh,
      Vjollca Kaçupi 22 vjece,
      Albana Botrova 22 vjeçe,
      Merita Ferko 32 vjece,
      Bledar Ferko 10 vjec,
      Fredi Ferko 8 vjec,
      Viktori Kaçupaj 25 vjece,
      Robert Llanaj 30 vjeç,
      Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
      , Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
      Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
      Ilir Kicja 34 vjec,
      Maringlen Bardha 16 vjec,
      Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
      as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
      Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.pa permedur gerdecin,3000 te vraret ne 1997 ,genocidin ndaj haklajve etj etj…eleminimi i kundershtareve …

      Reply to this comment
    • enter"" May 24, 15:45

      Bla bla bla…shkruajte e asgje nuk the per temen ne fjale. Po tregohesh kaq injorant ne analizen tende?
      Te mos pranosh faktin qe pasardhesi me I denje I enverizmit ishte Sali Berisha do te thote;
      1. Ose je nje injorant I vertete
      2. Ose je nje militant I thekur qe je gati te marresh lahuten e ti thurresh vargje komandant BERISHES.

      Cfare ka bere Bedriu kur ne te vertete po trajton nje problem kritik, ose me sakte nje histori te cpifur mediatike, e denje per telenovela turke, me trafikante e droge. Nese ti e quan veten sadopak inteligjent, nuk do ishe ketu te na kakarisje per shfryerje enveriste ndaj lexuesve. Kemi nje problem, nje pergjim qe as me te paaftetit nuk do ta kishin bere kaq te paafte, dhe nje degjenerim total opozitar qe ka humbur rrugen prej kohesh.
      Enverizmin mos e shiko tek Bedriu, por tek ata qe Bedriu sulmon per hir te nje te vertete qe shqiptaret e dine mire se cila eshte.

      P.S. Hitleri? Europa Perendimore? Aaaaaaa, bej pak ca kerkime me shume perpara se te lavderosh perendimoret per ato qe kane thene per Hitlerin.

      Reply to this comment
  4. Cuku May 23, 16:47

    Te lumte dora z. Bedri
    E ke tretur,,,

    Reply to this comment
  5. ku eshte fshehur donal lul basha ? May 23, 17:35

    Zoti Bedri ke ngulur mikroskopin te kjo ‘RADIOLOJE” qe eshte posacerisht qe ju pak atdhetaret te ulni koken poshte per te analizuar qimet e bythes se Babales kurse nga krahu tjeter ata “qe numerojne votat e gabuara ne kutite e djallezura” sipas modelit Arvizu..pas neser do dalin me deklaraten e turpeshme:
    AMBASADA AMERIKANE PARALAJMERON QYTETARET E SAJ PER “ALERT”

    i nderuar zoti Islami .
    Ka ardhur koha te hiqni “siguresen” qe mban bomben e pashperthyer ne artikuj dhe mendjen tuaj..
    .
    Shqiptaret nuk kane cfere humbasin i kane humbur te gjitha,,por nje vlere te madhe njerzore mund ta fitojne shume shpejt..Dinjitetin..
    .
    Dhe kjo arrihet duke thene te verteten e hidhur..pambarimisht te hidhur..
    .Lexoni me kujdes ju lutem:
    .
    1-Sali Biberisha.. ka qene ..eshte.. dhe do te jete …nje kobure ne duart e makartisteve te tipit Biberaj-Rajerson qe zbatuan nje nga doktrinat me antishqiptare ate te “dekomunistifikimit” qe rezoltoi me reaksionare se NACERTANIA APO MEGALIDHEA
    2-Sali Biberisha eshte kriminel shume dimensional i kthyer ne perbindesh por absolutisht nuk eshte fajtor….
    Fajtori nr 1 eshte Donald Luli i rradhes qe ne menyre te kuptueshme eshte lexuesh fermanesh i berishisteve te Washingtonit & Brukselit qe nga Wisneri ..Podestat e deri te Elez Biberaj.
    .
    Fajtori nr 2 eshte KOQETREDHURI Edi Rama me Pisaistat e tij duke shtuar dhe intelektualet si Kadareja qe deri tani nga mijra krime te Biberishes nuk e kane hapur sqepin..
    _______________________
    Izet Haxhia-Mero Baze-Bedri Islami -Alban Dega dhe shume te tjere me shkrimet e tyre direkt apo indirekt kane kritikuar apo akuzuar Elez Biberaj si “nentoka serbe ne amerike” i cili eshte faktikisht Sali Berisha Amerikes.
    Kam shume argumente qe tregojne se pa u “rrezuar”Elezi=sali berisha amerikes” ai Saliu i Shqiperise do ju nxjerr uje te zi akoma
    _______________________
    Argumenti me i “ububujshem” eshte si me poshte:
    COMMISSION ON SECURITY AND COOPERATION IN EUROPE
    OF THE UNITED STATES CONGRESS (6 May 2013)
    Philip T. Reeker, ; Elez H
    Biberaj, ; Besa Shahini,analiste
    Gilbert Galanxhi, ..
    …..
    Ku shtrohen keto pyetje:
    E para
    Cfare statusi ka Elez Biberaj qe merr pjese ne kete forum kaq te larte te Kongresit
    E dyta
    Pse ne gjithe “hartimet” e ngjarjeve ne Shqiperi nga 2005-20013 e mbajtura ne kete komisjon nuk ka asnje fjale:
    -Per masakren e 21 janarit
    -Per Holokausin e Gerdecit
    -Per vjedhjen e Bashkise Tiranes nga Arvizu & Basha
    -Per vrasjen mafioze te Kosta Trebickes
    -Per prokurorin amerikan qe mbuloi kete vrasje
    …..etj etej….
    ………………….
    Pra pyes publikisht zoterinjte Islami & Haxhia:
    A nuk e kuptoni qe Sali Bisha ka nje mbrojtje te fuqishme nga berishistet e WDC & BE ?
    jeni budallenj apo frikacake ?
    .Pra kemi te drejte te pyesim
    Ku eshte fshehur Donald Lul Basha qe nuk reagon per thirrje terroriste nga ylli i tyre ne ngjitje.
    Ku eshte fshehur Donald Lul Basha qe nuk reagon per thirrje terroriste nga gruaja e nje presidenti monster
    PSE Donald Lul Basha HODHI FISHEKZJARRE PER BREKET E GRISURA TE SHUKRI XHELILIT DHE ESHTE “FSHEHUR” KUR TERRORISTET BERISHAT METAT BASHAT DUAN TE DJEGIN ATE VEND PER HERE TE TRETE DHE TE FUNDIT NEN ZGERDHIMJEN E KETYRE XHAMBASADOREVE

    …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*