Kotzias: Çështja çame nuk ekziston, nuk e diskutojmë me palën shqiptare

January 29, 2018 17:12

Kotzias: Çështja çame nuk ekziston, nuk e diskutojmë me palën shqiptare

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar se çështja çame nuk është pjesë e diskutimeve në negociatat me palën shqiptare, raporton agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA.

“Nuk ekziston çështja çame dhe sigurisht nuk përbën objekt diskutimi ndërmjet të dy palëve”, kumton Kotzias në një letër përgjigje për shefin e departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputetin Jorgos Kumutsakos.

Sa u përket negociatave, Kotzias bën me dije se ato “u fokusuan në çështje dypalëshe për të cilat kishte mosmarrëveshje apo kishin mbetur pezull për 70 vjet”.

Ministri i Jashtëm grek vlerëson se në negociata “u shënua progres esencial në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për këto çështje në dobi reciproke të të dy popujve dhe sipas rregullave dhe vlerave europiane”.

Shefi i diplomacisë greke thekson se ka një “përmirësim spektakolar të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare”, që sipas tij “është rezultat i dialogut të sinqertë që po zhvillojnë të dy palët” dhe “vërtetohet nga veprat konkrete”.

Kotzias këtu i referohet “ndryshimit të qëndrimit të qeverisë shqiptare lidhur me varrezat ushtarake për grekët e rënë gjatë luftës”, zhvillim që Ministri i Jashtëm grek gjen rastin ta përshendesë edhe njëherë, duke nënvizuar që përgjigjia pozitive e Tiranës zyrtare dëshmon se “dialogu dhe bashkëpunimi mund të shpien në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Ministri i Jashtëm grek ka kundërshtuar edhe akuzat e deputetit konservator se qeveria aktuale greke po zhvillon diplomaci të fshehtë.

“Përmbajtja e negociatave institucionale nuk mund të publikohet deri sa të ketë një rezultat të parë esencial”, duke i kujtuar se të njëjtën gjë kanë bërë edhe qeveritë e mëparshme greke për negociatat me Turqinë.

Deputeti i Demokracisë së Re kishte marrë shkas nga deklaratat e ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në emisionin “To Night Ilva Tare”.

“Ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se në kuadër të negociatave greko-shqiptare, Greqia po diskuton edhe problemin çam. Ministria e jashtme greke është e detyruar të japë një përgjigje të qartë publike: Janë apo s’janë të vërteta ato që thotë zoti Bushati?”, nënvizonte Jorgos Kumutsakos në një letër dërguar kryesisë së parlamentit, ku kërkonte interpelancë me Ministrin e Jashtëm grek. e.k/dita

January 29, 2018 17:12
Komento

23 Komente

  1. JKB January 29, 17:24

    Çështja çame është një realitet që pret zgjidhje sa më të shpejtë në dobi të kombit shqiptar!
    Kujtoni shprehjen e famshme te Virgjilit ne gojen e Laokontit: “Timeo Danaos et dona ferentes” (“Ua kam friken grekerve edhe kur sjellin dhurata”).

    Reply to this comment
  2. specialisti January 29, 17:34

    A eshte difkutuar ceshtja came apo jo ?
    Eshte ndryshe ta diskutosh e te mos e pranosh.
    Greket jane te pa qarte ne kete pike.

    Reply to this comment
  3. demo January 29, 17:54

    ore kendo ti tani,kur gjen maskarenj dhe te shitur qe hedhin ne bixhos kufijte e Shqiperise.

    Reply to this comment
  4. meti January 29, 18:36

    Politiken e Shqiperise e proiekton JANULLOJA.Tashme keto janiceret e tije po nguten te perfundojne punet sa me pare,se mos po ua vene sterkamzen Amerika dhe mbesin as andej as kendej.As azil nuk u jep greku atehewre

    Reply to this comment
  5. Kan gjetur bushatlli plehren e anadollit jane vllezer te larget bashke dhe bejne si duan January 29, 18:46

    C’eshtja Came ,
    ndoshta nuk pranohet te diskutohet nga ata qe ushtruan Gjenocidin (krime ndaj njerezimit) kunder femijeve grave e pleqeve shqiptare te paarmatusur ,
    por eshte aktuale ,per te gjithe ,ashtusi eshte aktuale edhe Gjenocidi Turk ,kunder popullsise Armene qe Bota ka filluar ta njohe.
    Nqs sot Shteti Grek ,i tremben permasave te konseguencave qe mundet te vijn nga njohja e Gjenocidit ,duke perfituar nga ajo se ka perball Partner shqiptare te padenje ,qe per pozite shesin gjithcka ,kjo s’do te thote se nji Dite jo te larget Ceshtja Came do plasi ne tavolinat e BE-se

    Reply to this comment
  6. “greqia “ e sotme eshte e = me ISIS ashtu eshte krijuar ne vitin 1821 January 29, 19:06

    Kur je i importuar nga azia keshtu do thuash nuk egziston. Kush i futi ne europe keta te pabes, keta nuk e meritojne europen. Jane “popull “ i krijuar nga fuqit e medha te cilat i perdorin kur kane nevoj. Shikoni se c’fare ka per te ndodhur, me anen e “greqis “ fuqit e medha kane per te futur TURQIN ne valle. Prandaj e krijuan “greqin “ fuqit e medha ne 1821. Rasti i fundit ishte dije me Qirje panon qe e kthyen turqit mbrapsh.

    Reply to this comment
    • Arben January 30, 06:50

      Mars- Prill 1821.
      40,000 civile muslimane te masakruar nga Kollkotroni, Bubulina etj.

      As edhe nje beteje e vetme me ushtrine e rregullt Osmane.

      Kjo ishte “lufta per pavarsi” e grekeve.

      Keto jane guret e themelit te shtetit kriminel grek

      Reply to this comment
  7. Epo kjo pune January 29, 19:27

    sa te ekzistojne eshtrat e genocidit, sa te ekzistojne camet qe u rriten e plaken ketej kufirit sepse u debuan, sa te ekzistoje fotografia dhe kujtimet e atyre qe vuajten genocidin, do kete ceshtje came… pra do kete gjithnje se behet fjale per gjera qe nuk mund te arkivohen

    Reply to this comment
  8. Qaf Bota January 29, 19:43

    Ceshtia Came eshte kryefjala qirie Mos t’u reje mendia…
    Qaf Bota…

    Reply to this comment
    • mirel January 29, 20:50

      Nuk e rren mendja qirien jo.
      I rren mendja shqiptaret se me qeverine qe kane do zgjidhin ceshtjen came.

      Reply to this comment
  9. ganiu January 29, 21:02

    Njëri nga të dy e ka për përdorim të brendshëm.
    Kush mua merr mendja?
    Kotzias apo Rama?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 30, 10:27

      unë mendoj se e ka gërku për përdorim të brëndëshëm,gano vëllai!
      prandaj thotë dhe ““Përmbajtja e negociatave institucionale nuk mund të publikohet deri sa të ketë një rezultat të parë esencial”!
      do që tia fusë popullit gërk sa krahu!!
      tashti mbaron dhe sarkazma time!!
      mund të themi se kemi akoma kohë për ndaluar këtë tradhëti!!
      të paktën ne njerzit e thjeshtë nuk duhet të heqim dorë si e kemi bërë zakon deri tsashti!!
      ky nuk është një lajm që duhet të egzistojë vetëm për tre ditë!!
      këtu duhet të bashkohemi të gjithë!!
      demo,info,mirel,tartuf,etje etje!!
      nuk duhet të ndalojmë së komnetuari kundër kësaj ndyrësie tradhëtie që po i bëhet shqipërisë!!
      mbani mënd këtë fjali të grekut:
      “PËRMBAJTJA E NEGOCIATAVE INSTITUCIONALE NUK MUND TË PUBLIKOHET DERI SA TË KETË NJË REZULTAT TË PARË ESENCIAL”
      ne nuk duhet ta lejojmë të bëhet FAKT I KRYER!!
      shkruani në çdo shkrim,shukruani në çdo shkrim të kujtdo analisti,pavarsisht se nuk ka lidhje me këtë temë!
      shkruani kundër TRADHËTIS QË PO NA BËN POLITIKA SHQIPTARE!të mos harxhojmë kohën për të treguar sa të mënçur dhe se sa dimë!!nuk i hyn në punë kujt!!
      të përpiqemi të shpëtojmë coptimin e ri që po i bëhet shqipërisë!
      të mbrojmë veten tonë!!
      të marrim shëmbull nga fqinjët tanë,që nuk kanë lëshuar ASGJË,që vetëm kanë përfituar nga NE!!

      Reply to this comment
  10. DRENICA E KUQE January 29, 21:15

    Çeshtja çame ekziston dhe ka me te dale kapuç me menge! Ju po luani “grekerit” shqiptrare po luani me zjarrin ne Jug, siç po luajne ne Veri “kosovaret” shqiptare, por, do vije koha dhe do te digjeni vete ne te…
    A e di ti, ore Koçi se çeshtja çame eshte me e gjalle se kurre me pare dhe nuk e ka lindur nena ate shqiptare qe do te beje tregti me toka e shenjta shqiptare, te pushtuara nga fqinjet antishqiptare, serbe, greke, malazeze, bullgare etj.
    Mos e teproni me deklarata te nxehta se ato ju djegin e percellojne me keq se zjarri!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 30, 10:30

      denicë lëre trimërinë folklorike dhe fillo e kërko që të mos bëhen këto marrveshje,këto tradhëti!!
      mos ndalo së shkruari!!
      shkruaj gjithkund dhe kujtdo!!
      sot nuk është koha ti përmbahemi temave të shkrimeve!!
      sot është koha të godasim tradhëtinë që po i bën politika shqipërisë dhe kombit shqiptar!!

      Reply to this comment
  11. info analitike January 29, 23:17

    Shoke ky paska qene suksesi i bisedimeve te cunit te Sules me Kotzias qe nul luan aspak nga pozicioni i tij. Nuk e kuptoj cfare kane marre ne kembim te varrimit te ushtareve greke keta rilindjotet. Akoma dhe sot kemi degjuar vec perralla me kazan po askund nuk eshte bere transparence mbi bisedimet. A mund te dime cfare fshehin atdhetaret rilindjote? Nese po luftojne per te miren e atdheut do te marrin vec levdata por kjo fshehje deshmon te kunderten. Saliu shiti detin, keta po shesin tere vendin, ate cfare do te mbetet do ta japin me koncesion.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 30, 10:35

      info
      këtu duhet të bëhemi të gjithë bashkë!!
      nuk janë vetëm”A mund te dime cfare fshehin atdhetaret rilindjote? “,por dhe saliu dhe ben duka,dhe fahri balliu dhe tërë ndyrësia manipuluese përfshi dhe historianët tanë të “ndershëm” deri dje,milo e xhuf!!
      info duhet të mësojmë nga pësimet tona!!
      të paktën këtë rradhë nuk duhet të kapemi prapë mes nesh!!
      ti biem armikut tonë,që sot për sot është politika shqiptare!!
      të mbrojmë shqipërinë nga tradhëtija,nga greqija!!

      Reply to this comment
  12. I URTI January 30, 08:04

    Si eshte e mudur te fshihet historia me nje te rene te lapsit nga kanibalet moderne greke ?! Cameria eshte nje plage e hapur qe kullon ende gjak dhe i kerkon botes mbare te rivendoset drejtesia , mbi parimet e njohura dhe pranuara demokratike nga e gjithe bota .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim