Kotzias: Kosova në Athinë, zyrë tregtare, jo diplomatike. Nuk e njohim

April 11, 2018 16:07

Kotzias: Kosova në Athinë, zyrë tregtare, jo diplomatike. Nuk e njohim

 

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ndërsa ishte në Beograd tha se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai sqaroi gjithashtu se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike.

“Që në vitin 2011 dhe 2014, në kohën e qeverisë së atëhershme, është rënë dakord të hapet zyra tregtare e Kosovës. Zyra tregtare në Athinë, kur të hapet, nuk do të jetë përfaqësim diplomatik i Kosovës. Kjo nuk është rënë dakord dhe nuk është paraparë”, tha Kotzias për gazetarët në Qeverinë e Serbisë, pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiq.

“Kosova hap zyrë tregtare në Athinë, jo zyrë diplomatike”, ka thënë ai, raportojnë mediat në Beograd.

“Kosovën s’e kemi njohur, e as që do ta njohim”, shtoi ai pas takimit me Daçiçin.

Ky i fundit e falënderoi ministrin grek për mbështetjen që i jep vendi i tij integritetit territorial të Serbisë.

Greqia, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, edhe dhjetë vjet pas shpalljes së saj.

l.h/ dita

April 11, 2018 16:07
Komento

3 Komente

  1. Besniku April 11, 16:28

    Po normal.
    Thote cfare t doje
    Me cfare ti imponohemi ne?
    Greqia blrn 1 miliard euro armatim ne merremi me 1 miliard intrigat e Sali serbit.
    Kaq meritojme

    Reply to this comment
  2. Fat man April 11, 17:21

    Hani mut greke-qire, do t’u hapi bythesh me keq se dikur Sulltan Erdogan Ta-ypi.

    Reply to this comment
  3. ti pëshurrim surratin ! April 11, 17:27

    të pes vendeve që nuk njohin kosovën shqipëria duhet tu ndalojë hyrjen dhe mardhanjet .Ata mosnjohjn ,ne ti pëshurrim ,surratin .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*