Kotzias: Ligji i luftës, skizofreni historike!

May 11, 2018 20:11

Kotzias: Ligji i luftës, skizofreni historike!

 

Greqia dhe Shqipëria duken të vendosura për të vazhduar bisedimet.

Ndërkohë, sa i përket ligjit të luftës, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias e ka quajtur atë skizofreni historike.

“Vizita e zotit Tsipras në Tiranë do të ishte kryer nëse nuk do të kishin dalë çështje procedure mes presidentit (e ka fjalën për Ilir Metën) dhe qeverisë. E keni parasysh çështjen e Presidentit për dhënien e autorizimit për përfundimin e negociatave, tashmë ajo çështje është zgjidhur. Kështu që shumë shpejt se zgjedhjet e ardhshme në Greqi, besoj para vjeshtës”, tha Kotzias.

Kryediplomati grek tha më tej se “takimet e lidhura me zonat ekonomike janë më të mira. Kemi avancuar me bisedimet e para dhe besoj që do të kemi lajme të mira. Jemi shumë optimist. Duam të kemi marrëveshje të drejtë, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Me këto marrëveshje do të kemi dhe një dekret presidencial për ligjin e luftës që është një skizofreni historike. Do të kemi edhe marrëveshjen të tjera, siç është ajo e piramidave. Besoj se politikanët duhet të jenë për të zgjidhur problemet dhe të largojnë peshat e së kaluarës. Me Tsipras jemi ulur për t’i dhënë zgjidhje të gjitha temave të hapura këtu e më shumë se 70 vjet më parë. Ne jemi për zgjidhje dhe duam të ketë një zgjidhje. Ndaj dhe po punojmë”.

Ai ka vënë në dukje se opozita greke donte t’i vendoste kushte vendin tonë.

“Një ditë më parë, Demokracia e Re donte t’i vendoste kushte Shqipërisë në mbështetje të rrugës së integrimit, por ne nuk mund ta bënim një gjë të tillë”, tha Kotzias.

a.s/dita

May 11, 2018 20:11
Komento

8 Komente

  1. Melesini May 11, 20:50

    Integrimi i Shqiperise ne Europe nuk mund te lidhet me asnje probem qe mund te kemi me Greqine.
    Asnje leshim e kompromis antishqiptar se ato qe jane bere keto 30 vjetet e fundit!
    Ka 30 vjet qe jane bere leshime antikombetare ne emer te nje problemi inekzistent.

    Reply to this comment
  2. Petronis May 11, 20:55

    Pse nuk e shpiem ceshtjen per zgjidhje nderkombetare ne Bruksel si ben Kroacia me Sllovenine, edhe pse jane dy vende fqinje pa probleme?
    Pse nuk e duan greket nje zgjidhje nderkombetare te “zonave ekonomike”.?
    Ku fle lepuri i Athines?

    Reply to this comment
  3. koment May 11, 21:12

    Hehe. Ky po thote do bejme marreveshjen e detit njehere, pastaj bejme ligjin e luftes

    Reply to this comment
  4. Lipi May 11, 21:14

    Kur ben edhe i bir i tetos si burri i mire e mos ngelte djal me kembe pastaj.

    Po ky picke e semes edhe ca muaj e ke ne qeveri pastaj vjen nje tjeter mos ja nxirrni shum surratin

    Reply to this comment
  5. Perparim Papara May 12, 03:53

    Me ne fund i vune emrin e duhur ligjit te luftes!!! Me mire vone se kurre!

    Po shoh perparim.

    Reply to this comment
  6. xyz May 12, 08:07

    Ligji i luftes eshte POSHTERSI tipike greke.

    Reply to this comment
  7. Arben May 12, 16:56

    Po debimi dhe masakrimi i cameve, cfare ishte??!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*