Kotzias: Problemet me Shqipërinë, kapitull i mbyllur

February 16, 2018 12:20

Kotzias: Problemet me Shqipërinë, kapitull i mbyllur

 

Greqia i konsideron të mbyllura çështjet që kanë qenë prej shumë kohësh të hapura me Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë të dhënë mbrëmë për televizionin “Alpha” ka theksuar prerë se Greqia i ka mbyllur të gjitha çështjet e hapura me Shqipërinë, dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të kurorëzohet marrëveshja përfundimtare, raporton Respublica.

Ai ka pranuar se paketa e çështjeve që ishin të hapura prej 70 vitesh tashmë do kurorëzohet në një marrëveshje.

“Kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë. Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh”, ka thënë ai, duke shtuar me tej se “kjo është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura”.

Sipas Kotzias, qendrat e dy vendeve me të cilat kishin probleme të hapura kanë treguar maturi dhe mençuri në raport me fqinjët.

“Me palën shqiptare bisedimet tona dhe negociatat mbajtën dy vjet e gjysmë. Rrjedhimisht janë pjekur kushtet dhe ishte e natyrshme që një moment të mbërrinim në një përfundim të mirë të tyre dhe shpresoj që të arrijmë aty”, tha ministri grek, por pa dhënë detaje rreth paketës konkrete dhe marrëveshjes.

a.s/dita

 

February 16, 2018 12:20
Komento

12 Komente

  1. demo February 16, 13:30

    Cfare keni mbyllur ju,keni mbyllur verren e Rames dhe Bushatit,prit se ka Gjykate Kushtetuerse,ka President,ka Parlament,ka edhe popull Shqiptar,qe nuk di cfare ju ka mbyllur Bushati ne Krete dhe ne Korce me paidhaqe.
    Ne nuk dime ende cfare keni marreveshur ju,ti e ben fakt te kryer.Apo te zuri verra ngushte me Turkun,se turku jua ka pas leruar mire juve grekerve,por gjetet ca bedele shqiptare,qe u sakrifikuan per te bere grekeri..Tani s`ka me qorra,matuni vete me Turkun.Thirrje te gjithe shqiptareve qe ndodhen ne Greqi,te mos shkojne ushtare per grekun kunder Turkut.Armik te vertete kemi Grekun qe kerkon te na vjedhe vatane!

    Reply to this comment
    • mirel February 16, 16:51

      Kot e ke o demo.
      Rama e ka mbyllur ate pune dhe nuk do tja di fare ne ka popull, sepse nuk ka popull
      Viktor Malaj ben nje carcaf te madh me fjale per arrogancen greke, por harron se arroganca greke e ka burim ne Tirane.
      Eshte Tirana arrogante qe nuk do tia dije per popullin e jo me per camet.
      Nuk ka asnje lloj rezistence.
      Vetem diskutime per Teatrin, per ate po, ka bllok me foto te detajuara te mureve te Teatrit.
      Sot doli dhe nje raport i hollesishem mbi materialet e ndertimit te perdorur nga Italianet.
      Vetem ndonje raport per kufirin dhe mareveshjen nuk ka.
      Si i thoni kesaj ju?
      Pervec tradhetise, asgje tjeter.
      Ndersa populli ka marre fund.

      Reply to this comment
  2. Besa February 16, 14:16

    Vetem populli mund t’i mbylle ceshtjet me Greqine.
    Me ligjin nderkombetar, cdo qeveri SHQIPTARE qe do te vije (dhe qeveri SHQIPTARE do te vine me siguri) mund t’i abrogoje (zhvleresoje) vendimet e sotme antishqiptare, si te bera nen kushte te papershtatshme per Shqiperine.
    Dhe ne nje rast te tille qeveritareve dhe qeverise nenshkruese te marrreveshjeve me Greqine do tu mbetet vetem damka me e madhe e turpit dhe tradhetise ne historine mijravjecare te ketij populli.

    Reply to this comment
  3. Patriot Mekembenetok February 16, 14:16

    Nikollaq Kacia, nese ti i paske mbyllur, Shqiptaret nuk i kane mbyllur. O Kaci, o pjelle e keqe arvanitase.

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku February 16, 16:05

    Dmth, u hoq ligji i luftes? Dmth iu kthyen pronat çameve? Per mua keto jane problemet me Greqine, po te jene zgjidhur keto ne rregull jemi, po me duket se Greqia nuk i njef asnjeren nga keto si probleme. Te shohim.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 16, 17:30

      gërku thotë se i ka mbyllur,kurse bushati i kërkon leje presidentit për të filluar bisedimet!pra të marrë prokurën ose autorizimin për të bërë bisedime!!
      tashti ajo që nuk kuptoj është se kush nga të dy gënjen?!
      ma merr mëndja se gërku nuk ka bythë të gënjejë të tijët!
      ky toni po!!
      ky ka bythë se ka tradhëtinë pas!!ka të gjithë politikën pas,me pozitë dhe opozitë,ka tërë medjen që vetëm çaorrodisin popullin,ka tërë “elitën e inteligjencës”që kërkojnë teatro e rroga,ka tërë ushtarakët dhe ish ushtarakët që vetëm për privilegjet e papaguara mendojnë!!
      ka mbështetësit,zorraxhinj të partive,të gjithë spektrin,ka tërë popullin indiferent të kafeneve(ku bën pjesë dhe ti)!!
      ti thua “Te shohim”!?
      e çfar kari do të shohësh??
      kënaqsinë që patën,të paktën komnetues si ti,për dështimin e protestës sensibilizuese??
      çfar të shohim??
      që kushtetuesja të vendosë dhe njëherë;herën e parë për fat një votoi për ta bllokuar,pra nga 9 veta ishin 4 për tradhëtinë;për të bllokuar dhe njëherë tjetër tradhëtinë më të vogël se e para??
      çfar të shohim?
      që sdo të dalë askush që të bëjë denoncim në gjykatë për këtë??
      çfar do të shohim?
      që do të fillojmë e të ulërasim për konspiracion europian kundër shqipërisë??
      apo që europa kurvë na i futi dhe një herë??
      popopopopoo!më në fund e gjeta!!
      ne do të shajmë të tjerët që na pordhën në tru dhe na bënë të paguajmë dhe kafetë me paratë tona,në vënd që të dilnim e të mbronim vëndin tonë!!
      fakti i radhës është se kanë 2.5 vite që bëhen bisedime dhe askush nuk ka folur!!
      çfar doni më për politikën shqiptare!!
      tërë politika,opozitë qënërie saliste,pozitë ndyrësie ramiste,kanë qënë në të njëjtin mendim!kanë lidhur besën për të prerë në besë shqipërinë!!
      doni më fakteeeeeeeeeee??
      rracë e ndyrë dembelash,rracë e ndyrë pianecësh!!!
      robt kush mbështet këtë “marrveshje të zgjidhur”!!!

      Reply to this comment
  5. Pellazgos February 16, 17:59

    Greqia zoti Plaku Xhuxhumaku ka diference me Albanistanin se respekton,nderon dhe lufton kunder atij qe eshte armik historike.
    Kete Albanistani nuk e ben kunder turkut pamvaresisht qe ne “historine” e tij turqit konsiderohen perdhunies,pushtues,vrases.Evropa apo Amerika nuk e mbeshtet Greqine dhe ne kete rast Epirin.
    Ate qe beri me te drejte Amerika kunder sllaveve te Milloshevicit per Kosoven islamike “martire” nuk e beri per Greqine,Epirin,Ilyrine.
    Por ne kundershtim me te drejten nderkombetare ka mbeshtetur “Milloshevicin” e Turqise Ataturkun,si ne 1922shin si ne 1955 ne Kostandinopolin ashtu edhe ne Qipro,pa anashkaluar Shkupin qe po e perdor kunder Greqise dhe Ilyo Epiroteve.
    “Shqipetaret” kudo qe jane jan e bijte e atyre qe luftuan me turkun kunder Arvanitasve apo Arberesheve.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku February 16, 22:44

      Or Pellazgos, dhe ti o me diarrhe verbale me siper, a lexoni cfare shkruaj une apo nuk ju le miza qe keni ne tru qe te kuptoni te tjeret. Po e perseris:

      SHQIPERIA DUHET TA QUAJE QE NUK KA ME PROBLEME ME GREQINE KUR:

      1, TE JETE HEQUR LIGJI I LUFTES
      2..CAMEVE T’U NJIHEN PRONAT.

      A ka me shqeto se kaq? Keshtu i bihet ballit grekerve,

      Reply to this comment
  6. info analitike February 16, 19:18

    meqe kjo pune paska marre fund perse Bushati i kerkon kredencialet tek Presidenti, apo qe vetem ti vere vulen marreveshjeve konspirative. Diplomaci motelesh!

    Reply to this comment
  7. Arben February 16, 20:32

    Cameria

    Reply to this comment
  8. Kris 1 February 16, 23:13

    Neqoftese kjo pune ka marre fund prokuroria duhet ti kerkoje gjykates arrestimin e Edvin Rames dhe Bushatit per shkelje te kushtetutes me vetedije

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim