Kotzias: Së shpejti mbyllim negociatat me Shqipërinë

September 10, 2018 14:21

Kotzias: Së shpejti mbyllim negociatat me Shqipërinë

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias u shpreh sot nga Norvegjia se pakti me Shqipërinë do të mbyllet së shpejti.

“Jam optimist, së shpejti do mbyllen me sukses negociatat me Shqipërinë, për paketën me 10 çështje, mes tyre dhe përcaktimi i kufirit detar dhe zonës detare”, u shpreh Kotzias

Ministri i jashtëm grek, mbajti fjalim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit, gjatë vizitës zyrtare atje. Në fjalën e tij Kozias foli për rolin lider të Greqisë në rajon dhe diplomacinë greke të cilën e cilësoi “paqësore, e dinamikës inteligjente dhe e dialogut”.

Duke u ndalur në marrëveshjen me Prespës, shefi i diplomacisë greke u shpreh se ishte vendim i qeverisë Cipras të merrte rol aktiv dhe e konsideroi atë risi e një kompromisi të drejtë në rajon, që vlen si burim frymëzimi për raste paralele me mosmarrëveshje shumëvjeçare.

o.j/dita

September 10, 2018 14:21
Komento

2 Komente

  1. mirel September 10, 15:25

    Rrofte Ramuti.
    Poshte kombi shqiptar.
    Shitini tokat dhe perzereni dhe shqiptarin e fundit.
    Kthejini shqiptaret si evgjitet, pa Atdhe.
    Nuk e meritojne. Nuk meritojne te kene Atdhe, se jane plera pa dinjitet.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 10, 16:47

      ec mirel se se kemi për gjo me u bo gërk!!vetëm 300€ dhe gjysma ka kaluar në anën tjetër!!
      shif kur të ngrejnë aistencën,ta bëjnë 4 ose 500€!!
      do bëhemi të gjithë!
      bile dhe rama vetë!atë do ta bëjnë ministër të haleve publike!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*