Kotzias shpjegon mekanizmin e fondeve sekrete. Çfarë thotë për Shqipërinë

October 24, 2018 12:57

Kotzias shpjegon mekanizmin e fondeve sekrete. Çfarë thotë për Shqipërinë

Në intervistën e tij të parë televizive, ish ministri i jashtëm Nikos Kotzias ka shpjeguar se si funksionon mekanizmi i fondeve sekrete.

Kotzias e ka bërë këtë në përgjigje të akuzave që lëshoi kundër tij ministri i Mbrojtjes, se ka keqpërdorur këto fonde, duke aluduar për korrupsion.

Kotzias tha se ai si ministër vendosi hartimin e një ligji mbi kontrollin e fondeve sekrete. Sipas tij, një shërbim i ministrisë bën propozimin se ku duhet të jepen dhe propozimi t’i shkojë parlamentit.

“Aty duhet të ketë një komision nga kryesia e parlamentit -ndoshta përbërja e tij është aktualisht e madhe- prandaj ndodhin dhe këto “rrjedhje” në shtyp. Dhe fondi do të mund të tërhiqet nga llogaria bankare vetëm nëse do të ketë vendime të veçanta nga parlamenti për secilin nga propozimet”, tha Nikos Kotzias.

Sipas Kotzias, kjo garanton se “nuk kalon asnjë ‘grosh’ nga ministri apo kryeministri.

“Ne krijuam një komision në ministri që kryesohet nga sekretari i përgjithshëm, i cili ka statusin e nëpunësit civil nuk është një emërim politik, dhe ka në përbërje dy ambasadorë të nivelit të lartë. Komisioni merr edhe mendimin e ministrit. Disa fonde janë konstante prej vitesh. Shuma e fondeve tona ishte sa 1/7 në raport me të kaluarën” sqaroi Kotzias.

Duke shpjeguar se si procedohet më tej, ish ministri i jashtëm grek tha se komisioni merr vendim me shkrim dhe i dërgon dokumentet në parlament.

“Meqë dy herët e para parlamenti nuk e dinte se si funksiononte, shkuan vetë diplomatët tanë dhe dhanë shpjegime. Pastaj, herën e tretë, të katërt, të pestë e të gjashtë në dy vitet që po funksionon, u dërguan dokumentet dhe nëse kishte ndonjë pyetje, shkonte një diplomat dhe jepte sqarime. Përkundër dy herëve të para, nuk ka pasur më pyetje nga parlamenti. Rrjedhimisht, parlamenti i shqyrton fondet sekrete se ku shkojnë, po të konstatojnë probleme ia shtrojnë kryetarit të parlamentit ose neve dhe po nuk pati problem, i miratojnë. Dhe pasi miratohen, atëherë i merr paratë ministria e jashtme, nuk i merr ministri i jashtëm, nuk kalojnë nga xhepi i tij. I merr drejtoria përkatëse. Nëse i japim për të eksploruar Antraktidën, i merr drejtoria e Antraktidës – që të mos them emra shtetesh konkretë. Po të jetë se si do të thyejmë rekordin botëror në kërcimin trehapësh, i merr drejtoria që është e ngarkuar me sportet”

Kotzias i ka quajtur të rreme publikimet se fonde sekrete janë dhënë edhe në Shqipëri.

“U bë një lajm i rremë, se shkuan fonde në Shqipëri”

Atëherë ndërhyn gazetari, duke iu referuar reagimeve në median shqiptare.

Gazetari: “Parti në Shqipëri, që i konsiderojmë të dëmshme negociatat me Greqinë, që shtrojnë çështjen çame, thonë “ç’ punë ka Greqia të ndërhyjë në politikën tonë të brendshme”.

“E dini çfarë ndodhi? Në Shqipëri, kush ka qasje pozitive ndaj Greqisë, akuzohet që pardje se është “i kapur”. Dhe si është i kapur? E thotë dhe vetë partneri i qeverisë”

Këtu Kotzias e ka fjalën për ministrin e mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili në mbledhjen e këshillit të ministrave -pas të cilës Kotzias dha dorëheqjen- tha ndër të tjera se “qeveria greke merr para nga Soros që të blejë të huajt”.

“Këto u thashë dhe në mbledhjen e qeverisë, që këto nuk janë lojëra. Vendi ynë duhet të bëhet serioz. Këta budallenj, naivë dhe tradhtarë, që përpiqen të nxjerrin lajme të rreme ose jo se ku shkojnë fondet sekrete te vendit, i kap neni për “tradhti kombëtare”./ Oranews

o.j/dita

October 24, 2018 12:57
Komento

9 Komente

  1. Doni October 24, 13:07

    – tha ndër të tjera se “qeveria greke merr para nga Soros që të blejë të huajt”.
    PO KJO DIHET, por jo vetem nga Soros por edhe fondet qe vjedh nga Evropa.

    Reply to this comment
  2. O Qirje kociu nuk lahet muti me shurre, themi ne shqiptaret October 24, 13:28

    Po keta jorgot tane qe marin 299 euro ne muaj nga u burojn keto te ardhura? Eshte vetem nje, dhe ajo eshte Kisha terroriste “greke” me ne krye Qirje jonullen.

    Reply to this comment
  3. fery October 24, 13:52

    Profesore e Shkencave Politike, Elena Kocaqi deklaroi në studion e “Top Talk” se “politika greke di shumë mbi aktorët politikë shqiptarë. Ndaj nëse këta flasin për financimet greke kanë frikë se mos vënë veten në shënjestër të grekëve, të cilët ua dinë të gjitha të palarat”.
    “Financimi është sekret, emrat njihen nga Ministria e Jashtme greke dhe janë me kode. Ka kode të ndryshme për pagesa banesash e deri te teplefoni. Buxheti votohej në Parlament dhe votohej pa pyetur si dhe për kë. Thjesht thuhej është për shtetin. Skandali doli si rezultat i konfliktit brenda qeverisë greke”, shpjegoi Kocaqi, e cila shtoi se edhe më e pajustifikueshme është heshtja e opozitës dhe Presidentit.
    “Unë e mirëkuptoj qeverinë sepse ka pasur negociata me grekët, por heshtja e opozitës dhe Presidentit është e pajustifikueshme”, tha Kocaqi.
    “Heshtja e politikës shqiptare nuk më pëlqen aspak për një skandal të tillë. Të paktën duhet të kishim një deklaratë publike. Çdo shtet që i thotë vetes shtet duhet të reagojë. Ky është skandal, nuk është gjë e vogël. Ndërhyrja në media është diçka e madhe sepse media është super pushtet. Është një heshtje e pajustifikuar e Presidentit, qeverisë dhe opozitës”, deklaroi Kocaqi.
    Ajo shtoi se edhe ministri i Jashtëm turk sot “kundërshtoi zgjerimin e Greqisë në detin tonë”, ndërsa vetë ne nuk kemi pasur reagim.
    Kocaqi i konsideroi financimet greke në Shqipëri një “ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë që ka qëllim cenimin territorial të Shqipërisë”.
    “Ne kemi qenë inferiorë gjithmonë dhe në vend që të kërkojmë të drejtat e Çamëve, vetëm lëshojmë. Një vend i NATO-s nuk lejohet që të ketë ligj lufte me vend tjetër të NATO-s, e jo më të ndërhyjë. Janë fondet e të gjitha ministrive, kështu që shuma është qindra miliona euro”, tha Kocaqi.
    Profesoresha shtoi se “duhet të ketë deklaratë nga kryeministri për t’i kërkuar shpjegime qeverisë greke”,
    “Për çfarë janë fondet dhe pse sillen në Shqipëri? Ky shpjegim duhet kërkuar. Presidenti duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë dhe në fund, prokuroria duhet të nisë hetim. Të paktën të hapet dosja”, deklaroi Kocaqi.
    Por , perveq fondeve te pista gerke nga parate e vjedhura edhe te ndihmave europiane qe ky shtet i shperndau neper bote dhe nuk e anashkmaloje Shqiperine ku “perfituan” persona eminent te artit dhe te politikes , kengetar e artist, kryetar bashkish e deputet , si teme e paprekeshme per te cilen nuk guxohet te flitet ne Parlamentin e Shqiperise eshte edhe debati i nxehte qe po zhvillohet per Kosoven dhe ndryshimin e kufijve te saje ne Parlamentin serb ku , gjithe deputetet e opozites serbe permenden emrat e Vuciqit , Thacit dhe Edi Rames si ideator te ketij projekti serb
    Deputetet e Kuvendit te Shqiperise keto dy tema te nxehta kurre s kane guxuar ti prekin dhe qesin ne rend dite, tu jepen rasti deputeteve per to te japin mendimin e tyre ngase , qe te dy ceshtjen prekin sigurine kombtare dhe teritoret e dy shteteve shqiptare . Eshte krejte dicka e parendesishme nese ne keto pune te pista te marrjes se fondeve te dyshimta greke nga zyrtar shqiptar ose implikimet i ndonjerin prej tyre ne
    ” korigjimin e kufirit mese Kosoves dhe Serbise ” per te cilat ceshtje iu paska ndaluar deputeteve te Kuvendit te Shqiperise te flasin nji kohe te gjate Por , foli profesoresha e shkecave politike Elena Kocaqi per fondet e dyshimta greke te shperndara ne Shqiperi dhe foli drejtoresha fondti humanitar serb Sonja Biserko per ndarje ose korigjim kufiri mese Kosoves e Serbise , projekt antishqiptar i cili pergaditej qe prej dy vitesh dhe ne te cilin jane drejteperdrejte te implikuar edhe Hashim Thaci e Edi Rama te cileve u garantohet mbetja e tyre ne pushtet nese punojne ne cenimin e sigurise dhe teritorit te Shqiperise e Kosoves dhe shume zyrtar e jozyrtar europian perfshire ketu edhe Frederika Mogerinin e cila mendon se mund ti fitoje zgjedhet edhe njiher ne zgjedhjet e ardheshme te Majit te 2019 ne Parlamentin e BE
    Mirpo , Frederika Mogerini dhe te tjeret si duket nuk e paskan kuptuar se cenimi i sigurise dhe teritorit ose destabilizimi i Shqiperise dhe Kosoves eshte edhe destabilizimi i Europes dhe BE te cilin destabilizim e don Putin dhe Rusija dhe per te cilin destabilizim po punon Vuciq dhe Tcipras ode , Serbija dhe Greqija

    Reply to this comment
  4. Pellazgos October 24, 14:25

    Kocaqi nuk thote qe me “sekret” shteterore ne Albanistane ndertohen Xhamija Arabe me parate e te tjereve.
    Nje shtet qe vazhdon rrugen ne kundershtim me historine e Tij,eshte turp.eshte degjenerim,eshte katastrof,eshte sklaveri.
    Te pakten keshtu thuhet ne “historine” e Pashallekut myslimane qe Osmabet pushtuan Ballkanin.
    Ne qofte se keta tradhetare,spiune,lapanjoze nuk kane “aftesine” te perceptojne se si behet nje pushtim me force apo jo,atehere ne vjen keq por ketu cdo gje ka mbaruar.
    Dinjiteti dhe nderi per krimet e Osmaneve duhej te ishin prioritare ne genin e “Pellazgeve” te quajture Hamza,Sulejmane,Qemal,Naim,Shemshedin,Abdulla.
    E kuptojne keta pro turq qe hiqen “shqipetare” qe jane i vetmi vend ne bote qe Kostandinopolit te Kastriotus i thone Stambol,apo Kostandinopoja?
    Mos te themi per shume Toponime Helene ne kete vend te degjeneruar qe nga Agi Saranda etj.

    Reply to this comment
    • Kush do te behet Qirje “grek”me 299 euro ne muaj te shkoj te jonulla te bej aplikimin October 24, 14:46

      O pellasg os , kjo prapashtesa os eshte jotja me emrin nuk ke pune. Ata qe kane pasur ate emer kane qen burra, jo si puna jote qe shet bythen per nje pjat sup

      Reply to this comment
    • Për kallogjerët e kolonel Janullaqisit October 24, 18:22

      O Pellazgaqis , je duke ngrënë m… me të dyja duart ! Ti , ngatërron me dashje e qëllim të keq , dy shtete të pa varura , për të krijuar konfuzion , duke iu larguar tërësisht problemit që diskutohet këtu . Duket fare qartë , se ti je njëri nga ata që paguhesh nga kolonel Janullaqisi , pikërisht me fonde të tilla dhe i ke si vend pune e mjet jetese dërdëllitjet në internet, duke qënë i pranishëm dhe i hidhur me atë ndyrësira që nxjerr nga goja ! Plehra si puna jote , megafon i “Megali-Idhesë”, as që i pjerdh kush në Shqipëri e nuk mallengjen dot askënd. Ne jemi shtet i pa varur e sovran , që nuk do të kërkojmë leje nga hijenat e një shteti në faliment, një shteti që ende jeton me mentalitet mesjetar , që ngjason si dy pika uji me shtetet fetare islamike arabe,duke u bërë qesharak në sytë e botës !
      Prandaj , vazhdo të hash…….. , se të bën mirë për sëmundjen që ke ! Duke vepruar kështu verbërisht , i
      fryni zjarrit të urrejtjes midis dy popujve fqinjë dhe thelloni çdo ditë hendekun që na ndan dhe e gjitha kjo , thjesht për fajin tuaj !

      Reply to this comment
  5. mirel October 24, 15:28

    Ka fonde per departmentin e Antarktides thote.
    Nuk arrin as ta shtremberoje dot me teper
    Psh mund te thoshte fondi i sorrave te lerosura, se kushedi, mund te na kish vajtur mendja per ndonje kopesht botanik, dhe jo per filan vend psh.
    Por, meqe vete Kotsias e konfirmoi dhe me pare, nga inati i Kamenos, per fat te budallenjve shqiptare, se kur thone ndonjehere fati i budallait eshte per tu patur zili, se Kotsia ne nerv e siper e tha qe fondet shkonin per te rivendosur pushtetin e Greqise ne ato zona te Shqiperise qe e kishin humbur 70 vite me pare.
    Mirepo ka nga ata lloj “budallenjsh” qe thone e “pati vertete per Antarktiden”. Dhe na detryrojne ti hedhim syte te fondet e “investuara ne Antarktide”.., dhe cte shohim, Eni Vasilin, Zhejin,.. Idrizin.. Bile armiqte e Greqise vete dolen qe marrin fonde sekrete per zgjerimin e Greqise ne Shqiperi.
    Per cudi nuk del asnje qeveritar qe firmos, asnje gazete kryesore qe pergenjeshtron, si puna e Temes, sidomos kur shpall dhe fushate kunder cameve, duke perfshire qellimisht Idrizin ne listen e nje palacoje qe Baze nxitoi ta shpallte te vertete.
    Po a eshte lista vertete e hartuar nga Festimi apo Ramas-Bazis apo nga collaboration?
    Rezultati duket qarte kujt i djeg miza nen kesule.
    Ama vete shqiptaret nuk e prishin terezine fare.
    Po i perze shteti ne emigracion? Po. Po ua vjedh pronat dhe pasurite kombetare?
    Po. Cpune kane shqiptaret me Shqiperine?
    I takon Donald Luse dhe ndonje tjetri ta regulloje, pa shqiptaret, vari leshte, po u dhe ndonje kocke, shqyhen ta hane, po nuk e dhe gje, nuk thone asgje.

    Reply to this comment
  6. Vlora October 24, 20:45

    Mirel, te lexoj gjithmone me kenaqesi. Jam dakord me ty.

    Reply to this comment
  7. Albanian Whistleblower October 25, 08:54

    SI U KORRUPTUA MEDIA DHE POLITIKA NE SHQIPERI NGA GREQIA ME MOTON:
    “Δωροδοκώ και Kυβερνώ”
    “KORRUPTO dhe SUNDO”

    Financimet e fundit te publikuara nga vete qeveria greke te mediave ne Shqiperi nga spiunazhi grek jane vetem nje pike ne oqeanin korrupsionit te organizuar qe financon dhe organizon spiunazhi grek ne Shqiperi qe nga viti 1991 me moton: “Δωροδοκώ και Kυβερνώ” (“KORRUPTO dhe SUNDO”).
    Kjo moto ka pasur si qellim te fundit nenshtrimin ekonomik dhe politik te Shqiperise nga Greqia. Po paraqesim mjetet me te cilat Greqia i ka korruptuar me fort qeverite shqiptare:
    *cigaret, *ushqimi dhe *mediat.
    Konkretish qe ne fillim te viteve ’90 fokusi i ketij agresioni grek qe falimentimi i njesive prodhuese strategjike te Shqiperise. Brenda pak vitesh Greqia arriti te falimetoje krejtesisht prodhimin bujqesor te duhanit (28 mije ton ne vit, zeri numer 2 i eksportit, pas kromit), qe qe punedhenesi me i madh ne Shqiperi deri me 1990-en. Kete e arriti nepermjet dy firmave greke KAVEX dhe MIHAILIDIS. Keto dy firma arriten qe te korruptonin zyrtaret shqiptare te kohes dhe privatizuan me shume pak leke, vetem me vleren e tullave ndermarrjet e grumbullimit te duhanit – nyjet me nevralgjike te ciklit bijqesoro-industrial te prodhimit te duhan-cigareve. Ky korrupsion u be i mundur nga vete ish-punonjes te ndermarrjeve te tregtise se jashtme, ku me e spikatura qe Vilma Nushi, nje ish drejtuese e Agroeksportit, qe u be ortake me firmen KAVEX (KOSTAS GLEOUDIS) – Selanik, firme me te cilen shteti shqiptar kishte pasur marrdheni qe ne vitet ’80 per eksport dhe kontrabande duhani.
    Me “privatizimin” e 3 ndermarrjeve te grumbullimit te duhanit ne Elbasan, Fier dhe Berat, firmat greke automatikisht nderprene ciklin e furnizimit me duhan te fabrikave te cigareve te Durresit, Gjirokastres dhe Shkodres, duke falimentuar brenda vitit industrine e prodhimit te cigareve (8 mije ton ne vit). Kete boshllek te tregut firmat greke e mbushen me cigare greke “KARELIA”, “COOPER”, “PAPASTRATOS”, etj dhe shume pak “Phillip Morris”.
    Efekti kolateral i renies se prodhimit te duhan cigareve, qe papunesia dhe emigrimi i me mijera vete i popullates nga zonat e kultivimit te duhanit dhe prodhimit te cigareve.
    Kjo qe goditja e pare e madhe ekonomike e Greqise ndaj Shqiperise. Brenda 2 – 3 viteve zhduku prodhimin e duhanit, qe qe zeri numer 1 ne bujqesine Shqiptare dhe falimentoi industrine e prodhimit te cigareve, duke ja lene rreth 100% tregun shqiptar cigareve greke. Kjo situate nuk ka ndyshuar as sot. Shqiperia nga eksportuese e madhe e duhaneve gjysemorjentale dhe prodhuese e cigareve cilesore si WINSTON (kontrabande), sot nuk prodhon duhane dhe vetem konsumon cigare te huaja.
    Importimi dhe kontrabandimi i cigareve greke qe nga viti 1991 deri me sot ka qene nje nga instrumentat decisive te korruptimit te politikes shqiptare. Ky eshte nje dem mbi 500 milione euro ne vit per ekonomine shqiptare ose nje dem mbi 12 miliarde euro qe nga fillimi i ketij agresioni ekonomik grek.
    Konkretisht:
    Importuesi i cigareve “KARELIA” – ANONIME KAKAVIJE (VASIL NACI) ka, qe ne vitin 1991 deri me sot, vendin e pare te korruptimit te sistemit politik. Vendin e pare ne tregun e cigareve e arriti ne vitin 1998, kur kryeminister u be BASHKIM FINO, i cili qe kur qe kryebashkiak i Gjirokastres kontrabandonte cigaret “PINE TREE”. BASHKIM FINO e vuri ekskluzivisht doganen e Kakavijes vetem ne funksion te cigareve “KARELIA” dhe de-facto qe dhe eshte ende ortak i heshtur tek ANONIME KAKAVIJE dhe AGNA GROUP.
    Cigaret e tjera greke i sillnin importues greke (ILIA DHIMA) dhe shqiptare nga Lazarati, Tepelena dhe Fieri. Duhet permendur qe mbeshtetjen me te madhe kriminale keta e kishin nga GJOLEK MALAJ nga Tepelena si dhe mbeshtetjen politike e kishin nga GRAMOZ RUCI, i cili gjate trazirave te vitit 1998 u strehua ne Athine pikerisht ne shtepine e kontrabandistit grek ILIA DHIMA.
    Pas viteve 2000 pesha e cigareve greke ra si element korruptiv, pasi ne tregun shqiptar u futen marka me te mira cigaresh te “Phillip Morris”, “British American Tobacco” dhe “Japan Tobacco Int’l”. Por nga cigaret greke ende ne vend te pare ne shitje eshte cigarja “KARELIA”, evazori me i madh fiskal ne Shqiperi. Megjithese dihej publikisht qe VASIL NACI qe ortak i fshehte me BASHKIM FINON, kjo nuk e ndaloi ministrin e financave ‘demokrat’ RIDVAN BODE, qe te ndante me pare me VASIL NACIN ne vitin 2005 ‘sekretin’ qe do te rritej aksisa e cigareve. Brenda nje muaji para se te behej publike rritja e aksizes, VASIL NACI importoi mbi 20 milione euro cigare me aksizen e vjeter. Ne se dogana shqiptare do te kuadronte faturat e cigareve me doganat greke do te dilte nje evazion fiskal vetem i firmave te VASIL NACIT & Co ne mbi 2 miliarde euro.
    VASIL NACI ka pasur qe ne vitin 1991 nje mbeshtjetje politike shteterore nga qeveria dhe politika greke. Ai ka marre graden kolonel i sherbimit sekret grek ne vitin 2003. Mbeshtejen me te forte politike e ka pasur nga ish sekretari i pergjithshem i PASOK, ish minister disa here AKIS TSOCHATZOPOULOS (sot ne burg per korrupsion), i cili ishte mbeshtetes politik dhe perfitues ekonomik ne te njejten kohe nga VASIL NACI. TSOCHATZOPOULOS qe aq operativ sa i mundesoi VASIL NACIT te merrte perfqesine per Shqiperine te po thuajse cdo prodhuesi grek qe kishte mallra per Shqiperine. Kjo beri qe VASIL NACI me 2 kompanite e tij ANONIME KAKAVIJE dhe AGNA te monopolizinte pothuajse gjithe eksportet agroushqimore te Greqise drejt Shqiperise. Bile TSOCHATZOPOULOS qe aq agresiv ne favorizimin e VASIL NACIT, sa tregtare te shumte greke tregojne historira kercenimesh nga TSOCHATZOPOULOS, si rasti i ish perfaqesuesit te NESTLE (NESTLE HELLAS) per Shqiperine TANISKIDIS, te cilin e detyroi qe t’ja “shiste” VASIL NACIT eksluzivitetin per Shqiperine.
    Ne kete menyre VASIL NACI krijoi monopolin me te madh agroushqimor ne Shqiperi, 90% me mallra greke, dhe me nje norme fitimi te larte mbi 30% ne vit. Pas cigareve evazionin me te larte fiskal VASIL NACI e ben me pijet alkoholike, ku vendin e pare e zene birrat AMSTEL dhe HEINEKEN, qe ka vene ne veshtiresi edhe prodhuesit vendas.
    Duke pasur monopolin me te fuqishem ne ekonomine shqiptare VASIL NACI ka arritur te ndertoje nje rrjet shume kapilar korrupsioni, qe shtrihet qe nga ministra, kryebashkiake e deri ne taksidaret e thjeshte dhe ne sistemin e drejtesise.
    Ky monopol eshte reklamuesi me i madh ne mediat shqipare. Kjo ben qe mediat ta kene absolutisht te pamundur te paraqesin lajme kunder interesave te VASIL NACIT. Ai eshte sponsor kryesor i cdo fushate elektorale te Partive kryesore politike ne 20 vitet e fundit dhe mik i shume politikaneve nga e majta ne te djathte. Ai ka udhetuar disa here jashte vendit me EDI RAMEN, FATMIR MEDIUN, etj.
    VASIL NACI ka 100% monopolin mediatik te reklamave te rrugeve outdoor nepermjet firmave te tij ose te motres se tij: ALBARTEX, PLATES dhe IRIS. Me kete monopol mediatik ai sponsorizon gratis cdo fushate elektorale, duke shkelur Ligjin Zgjedhor dhe duke shkembyer favore me politikane te ndryshem. Firmat e tij te reklamave te rruges zoterojne mbi 2500 cope billborde dhe bejne nje evasion fiskal mbi 5 milione euro ne vit ne taksa dhe tarifa reklamash, te cilat duhej t’i perfitonin bashkite dhe komunat. Pikerisht me keto para te taksave dhe tarifave te reklamave VASIL NACI ka korruptuar kryebashkiaket dhe drejtoret e tatim taksave te bashkive kryesore ne vend, te cilet en-block ja ruajne monopolin ne kete treg, por edhe e favorizojne ne distribucionin e pijeve dhe cigareve. Nga ana tjeter VASIL NACI eshte dhe sponsor kryesor i veprimtarive dhe eventeve qe organizojne keta kryebashkiake. Per te ruajtur keto monopole tregtare e mediatike VASIL NACI paguan rregullisht edhe disa grupe kriminale. Te dhena shume te detajuara per kete do te dorezohen me fillimin e punes se “SPAK – Struktures se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Te dhena te sakta per kete evasion do te publikohen me vone.
    Pra korruptuesi numer 1 i mediave dhe politikes shqiptare ne Shqiperi ne favor te Greqise eshte VASIL NACI me pseudonimin “ΣΠΟΥΡΓΙΤΗΣ-TUMCAKU” me graden kolonel i “ΕΥΠ – Εθνική Υπηρεσία Πληροφοριών” (National Intelligence Service of Greece).
    Bile nje nga mjetet qe perdor ne veprimtarine e tij te spinazhit ne favor te Greqise eshte dhe hoteli i tij “PLAZA” ne qender te Tiranes, i cili survejon ilegalisht dhe dokumenton per arsye spinazhi dhe shantazhi shume vizitore te tij, por kryesisht politikane, gazetare dhe diplomate. Nje rast te tille e vuri ne dukje edhe SALI BERISHA dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kjo ka dale disa here ne media, por organet shqiptare duke qene te paafta dhe te kapura, nuk veprojne.
    Korruptuesit numer 2 te mediave ne Shqiperi jane 5 agjensi publicitare greke: UNLIMITED MEDIA, LE SPOT, OPTIMUM MEDIA, OGILVY, ASHLEY & HOLMES ALBANIA, te cilat kane pronar real njeriun me te fuqishem te reklamave ne Greqi, MAKIS SERIATOS (shume i afert me sherbimet sekrete greke), i cili ka menaxher real ne Shqiperi THEODHORI CAMIN. Ne QKR jane te regjistruara ne pergjithesi me pronare anonime (de-facto punonjes shqiptare). Jane ndare ne 5 agjensi per arsye strategjie, pasi kane perfaqesi per Shqiperine 5 agjensi te medha nderkombetare konkurente me njera-tjren dhe kane klient 2 operatore celulare, po konkurent me njeri-tjetrin. Keto 5 agjensi kane menaxhuar 100% te buxheteve te VODAFONE dhe AMC/TELEKOM, si dhe te bankave greke. Keto 5 agjensi menaxhojne mbi 2/3 e buxheteve te agjensive te reklamave ne Shqiperi. Bile as agjensia publicitare e kunantit te LULZIM BASHES – LANDMARK COMMUNICATIONS dhe agjensia publicitare e vellait te ERION VELISE – GOGEL, me gjithe mbeshtetjen politike respektive nuk kane arritur t’i lekundin nga tregu. Perkundrazi partite politike dhe politikane shqiptare jane ne listen e klienteve dhe perfituesve te ketyre agjensive te reklamave greke. Keto agjensi realisht 30% te buxheteve te tyre i harxhojne per te blere reklama per klientat e tyre. Pjesen me te madhe e ndajne si bakshish me drejtuesit e kompanive, qe i kane kliente dhe nje pjese te rendesishme e perdorin ne zerin per korruptimin politik dhe mediatik. Po te auditohen seriozisht keto kompani, kane cdo vit me miliona euro fatura dhe pagesa per sherbime fiktive, te gjitha perdoren per te korruptuar politikane dhe media ne Shqiperi.
    Dhe nje pjese e rendesishme e fondeve te sherbimit sekret grek per te korruptuar media dhe politikane ne Shqiperi jane kanalizuar dhe kamufluar nepermjet ketyre 5 agjensive publicitare dhe AGNA Group. Cdo aktivitet qe ben Ambasada Greke ne Tirane ose Kisha Ortodokse “sponsor” eshte AGNA Group.
    AGNA Group dhe 5 agjensite publicitare greke kontrollojne mbi 80% te buxheteve te mediave ne Shqiperi. Per te ndjekur fillin e korruptimit rruga me e sakte eshte te ndjekesh kush paguan dhe se ku shok leku. Pra mediat ne Shqiperi jane te kontrolluara dhe te korruptuara nga Greqia. Per rrjedhoje edhe politika shqiptare.

    Fatkeqesisht Shqiperia nuk i ka, i ka ta paafta ose i ka te korruptara institucionet qe mund t’I bejne balle ketij agresioni ekonomik grek.

    “Për momentin “TRUMCAKU” ka vene poshtë “Shqiponjën”
    “Προς το παρόν το “Σπουργίτι” έχει βάλει κάτω το “Αετός””

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim