Kotzias viziton të enjten Tiranën

March 27, 2018 12:54

Kotzias viziton të enjten Tiranën

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, do të vizitojë Tiranën ditën e enjte.

Ai do të zhvillojë një takim me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Sipas mediave greke, takimi do të zhvillohet për të diskutuar marrëveshjen e detit mes dy vendeve.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ministri Koztias do të takohet me Bushatin në Ministrinë e Jashtme.

Ditën e enjte shefi i diplomacisë greke do të shkojë në Vjenë për t’u takuar me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov, si dhe me ndërmjetësuesin e OKB-së për emrin e Maqedonisë Methju Nimiç.

Përpara se të shkojë në Vjenë, Kotzias do të ndalojë në Tirane.

Vizita e tij në kryeqytetin shqiptar vjen pas shtyrjes së vizitës së  kryeministrit grek, Aleksis Cipras, që ishte planifikuar në fillim të prillit.

o.j/dita

March 27, 2018 12:54
Komento

5 Komente

  1. am March 27, 13:49

    a do hyje dot ky tek dera e kryeministrise?

    Reply to this comment
  2. Alba-Dar March 27, 20:06

    — ”am ” dhe ”anti…..” ..!!!!!

    — ATA,… KANE KOHE QE KANE HYRE DHE RRINE KEMBE KRYQ. [ …por , kur ja u do ndonjehere puna , bejne sikur ”marin leje ”’ te hyjne..]

    T.V.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 28, 07:55

      prandaj dhe shkruajta “hyjnë skiç”!si shëmbull merr shefin e SHISH!
      emrohet nga kryemininstri “nacionalist” një safi gërk,si bendo,në krye të agjenturës shqiptar!?
      çfar mund të pretendojnë më tepër??
      ndoshta që zëvëndësi të jetë sërb??
      kështu që shqiptarët duhet të jenë ata që duhet të futen nën hetim!!

      Reply to this comment
  3. I.Troplini March 28, 08:16

    Le tè vijnè dhe tè shkojnè, sa herè tè duan, pèllumbat e Janullès. Pèrsa kohè ai i gjati, nuk nènshkruan, jemi nè rregull.
    Atè takimin me atè liderin e borxhlinjve te botès, as nuk e duam dhe nuk ndjehemi keq, nèse nuk ndodh kurrè. Kuptohemi edhe pa u takuar fare.
    Hall tè madh kanè kèta fqinjèt tanè. Çfarè i shtyn kaq shumè vallè, tè vijnè kaq shpesh nè Tiranè?
    I pret Bushatlliu. Ai, ka kohè boll.
    Ai i gjati, iu kthen pèrgjigje pèr ofertèn e fundit, pasi tè ketè takuar rastèsisht Erdogan.
    Dhe kèshtu, varavingot e Kçit nuk mbarojnè kurrè.
    I gjori ai. Ata grekèt radikalè, i kanè dèrguar edhe plumba nè zarf, nè shenjè “falenderimi”, pèr punèn e bèrè.
    Por ky nuk ndalet. Lufton i shkreti, nè tè gjitha frontet e luftès qè ka Greqia.
    Dhe ky shtet kot, ka shumè tè tilla. Me turkun, i “kanè punèt grurè”, me maqedonasit perfekt. Vetèm me ne shqiptarèt, nuk kuptohen siç duhet.
    Asnjè nènshkrim me grekèt, pèr asgjè.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*