Kozmai si spiun dhe litar i lënë jashtë i Aliut

Nga Naun Kule August 28, 2016 13:00 Updated

Kozmai si spiun dhe litar i lënë jashtë i Aliut

Vijon nga numri i kaluar

Gjithsesi sot, përveç letrave të plota, njohim mirë produktin e tyre, ndërtimin dhe veprimtarinë për gati 200 vjet të manastirit në Kolkondas, me emrin e murgut grek,  pagëzuar kështu nga Pashai i Tepelenës, për arsyet e politikës së tij sunduese. Ndërkohë, fshati Kolkondas dhe nahija, përqark meshonin këtu, në kishën e tyre të shën Marisë e ndërtuar në shekujt 16/17-të.

(Është ndoshta i pari rast në botën e krishterë kur kisha me emrin e shënjtores Mari, shartohet me emrin e Kozmait, një misionar helenist i cili punoi të greqizonte në fe e në gjuhë, popullsitë ortodokse jo greke të Ballkanit).

Momenti ishte i tillë kur Pashait i duhej mbështetja e krishterëve të Myzeqesë. Këtë e shtoi  duke ua lëvduar sa më shumë “shënjtërinë” e murgut dhe duke shtuar e përhapur sa më shumë profecira, mite e legjenda për gjoja miqësinë mes tyre, deri edhe parashikimet për  fundin e Pashait me “mjekër të kuqe”.

Tashmë është i njohur fakti se asnjë miqësi s’mund të ndërtohej me Pashanë e Janinës, pa interesat e tij, pa shërbime apo shpërblime të posaçme. Jashtë këtyre interesave, Aliu nuk llogariste as djemtë e tij jo më miq dhe shënjtëri. Krishti dhe Muhameti, për Ali Pashanë ishin në tokë, jo në qiell…!

Aliu u kushtonte vëmendje të posaçme të krishterëve, manastireve dhe kishave të tyre për dy arsye; shumica e banorëve në pashallëkun e tij, ishin të krishterë dhe së dyti, sepse shihte që pushteti i priftit apo i dhespotit ndër turmat e paditura, ishin si zoti mbi tokë.

Nga shkollimi greqisht që në fëmijëri, të bindur dhe nxitur nga fjalët e priftërinjëve grekër, katundarët e varfër e të paditur, besonin se i përkisnin ortodoksisë greke…

Mosbindja ndaj priftit, sillte dënimin dhe terrorin e kishës greke ndaj katundarit injorantë, të cilit i refuzonte deri edhe pagëzimin e fëmijës dhe varrimin e të vdekurit… Pushteti i kishës është arma më e fortë në fushën e propagandës greke…”           

Ali  Pashai -me njohjen dhe zgjuarësinë proverbiale që zotëronte:

“…Shërbëtorët e perëndisë, i ktheu në marioneta. Priftërinjtë ortodoksë Aliu i përdori si agjentë të fshehtë të policisë sekrete nga Arta në Berat, nga Preveza në Sul e gjetkë. Një i tillë për Aliun ishte edhe kryepeshkopi i Artës, Ignatus.…….Pikërisht ky kryepeshkop grek – shkruante V.M.Lik–  ishte agjent i Ali Pashait dhe merrej fshehur me drejtimin e policisë sekrete të qytetit të Artës….

Edhe për të futur në dorë Prevezën – shkruan diplomati tjetër, Hjuz– Aliu rekrutoi një agjent të fshehtë-turp ta thuash- një prift…!”  

   Ndërkohë që e mbante të rrethuar me muaj Sulin e panënshtruar, Aliu e njihte gjendjen brenda tij si në pëllëmbë të dorës. Papa Josifi (Josifi i zi), prifti i fshatit-Sul, ishte agjent i shitur tek Aliu. Gjithë vetërrëfimet e bashkëfshatarëve para priftit, Papa Josifi ia përcillte Ali Pashait, përmes kryepeshkopit të Artës, i cili gjithashtu, qe agjent i Aliut…!

Për të bindur suljotët të dorëzoheshin, Ali Pashai dërgoi në Sul edhe murgun Kozma Etoli i cili, u kërkoi suljotëve të rrethuar t’i dorëzoheshin Pashait.

Krenaria dhe kokëfortësia janë pjellë e djallit!…

Falja dhe kokëultësia na shpjenë në parajsë…!

Por suljotët e përzunë murgun Kozma i cili, iku duke i sharë  e mallkuar…

 shen Kozmai afreskDuke njohur këto fakte dhe qindra të tillë, a mendon njeri se murgu grek Kozma Etoli, mund të bënte përjashtim dhe të vepronte ndryshe nga kolegët e tij, priftërinj e peshkopë, në pashallëkun e Janinës? Kurrsesi! Pikërisht me këto shërbime ndaj Ali Pashait, spjegohen qartë miqësitë e mëdha të Kozmait me Aliun, dhe gjoja nderimet e Pashait për plakun Kozma.

Alibitë e rrëfyera, janë profecira dhe folklorizma mesjetare të mbjella nga njerëzit e Aliut dhe të ushqyera nga kisha greke, për të fshehur shërbimin agjenturor të murgut Kozma në dobi të Aliut dhe jo vetëm, si edhe, për të bindur besimtarët e paditur gjoja në “shënjtërinë” e këtij murgu. Sidoqoftë, këto ishin shërbimet në ngjallje të Kozmait ndaj Aliut. Zgjuarsia e njohur e Ali Pashait bëri që Kozmai t’i shërbente këtij edhe i vdekur, madje edhe 34 vjet pas varrosjes, në Kolkondas.

Shenjtëria e plakut Kozma, miqësia me Aliun dhe profecitë e murgut, u duheshin besimtarëve të paditur për të besuar se “shënjti” u vra nga Kurt Pashai i Beratit- armik i Aliut, pikërisht për “shënjtërinë ortodokse”, që Pashai i Beratit, kërkonte t’ua zevendësonte me  islamizimin e tij…

Se sa i vërtetë ishte misioni antiislamik i Kozmait mjafton të shënojmë se ai shëtiste me fermanin e Sulltanit në xhep, pra me lejen e pushtuesit osman. Në letrën që i dërgon kadiut të Filatit më 13 qershor, 1767, murgu Kozma shkruante:

“…Unë, imzot, si i krishter i padenjë dhe shërbëtor i sovranit tim, Sulltan Hamitit, po bredh fshat më fshat për t’u mbushur mendjen të krishterëve të ruajnë besën e zotit dhe t’u binden urdhërave të Sulltanit, siç kam porosi edhe nga Patriku dhe nga të parët e kishës tonë…” 

   Pikërisht me alibi dhe profeci të tilla është ushqyer edhe opinioni  i besimtarëve sidomos  ndër banorët ortodoksë të Myzeqesë.

Në tetor 1848, piktori anglez, Eduard Lear, në udhëtimin e tij nëpër Shqipëri, tek zbriste nga Ardenica për në Kolkondas, (Itinerari i tij-Durrës-Lushnjë-Berat-Ardenicë-Kolkondas-Apoloni-Vlorë), shkruan edhe për manastirin dhe për shkollën e Kolkondasit.

“…Rreth orës 12 mbërritëm në një pyll që i bënte hije një kishe dhe manastiri të ndërtuar nga mashtruesi Ali Pashai, në ditët kur mundohej të bënte për vete të krishterët e Myzeqesë dhe të nxiste njerëzit për kultivimin e këtyre tokave të pasura…

  Në zemër të këtij peisazhi ishte vendosur një fshat i vogël dhe një shkollë, një ndërtim fshatar i mbajtur nga një rresht i gjatë harqesh dhe i hijeshuar nga pemët… Rreth 30-40 fëmijë qëndronin ulur në një radhë duke u mësuar të lexonin me ton të ultë. Pjesa më e madhe e tyre ishin fëmijë të priftërinjëve të këtyre anëve ndërsa të tjerët ishin të fshatarëve të kamur. Kishte aty fëmijë me sy të mëdhenj dhe të veshur me kujdes që e shtonin interesin e kësaj skene…” 

  

***

Traditat e popullsisë myzeqare për shkollim janë të njohura që në lashtësi. Kujtojmë se jemi fare pranë qytetit “famëmadh dhe hijerëndë”, siç e quan Ciceroni, kryeqëndrën antike të Myzeqesë, Apoloninë, ku mësuan artet e kohës edhe burra të shquar të Senatit romak. Kjo traditë ka vazhduar në shekuj pasi Myzeqeja dhe posaçërisht Kolkondasi, janë gjendur mes faktorëve shumë të rëndësishëm kulturorë për kohën  të cilat, mundsonin lëvizjet për larg të  kësaj popullate. Dhe dihet që lëvizjet  shtojnë njohjet dhe prurjet kulturore. Një mundësi e tillë ishte rruga Egnatia dhe sidomos dega jugore e kësaj rruge e cila, lidhte Durrësin me Apoloninë, duke çarë vetëm ca qindra metra larg që këtu, nën kodrat perëndimore të Ardenicës.

Faktori i dytë ishin portet grykëlumore të Adriatikut lindor, të Spinaricës, Pirgut, Semanit e Karavastasë, për të arritur tek portet e mëdha e të hershme si Dyrrahu e Aulona, mes të cilëve gjallonte gjithë Myzeqeja dhe Kolkondasi që në lashtësi.       

     Sigurisht, jo të gjitha sa përmëndëm përkojnë në kohë me veprimtarinë e Ali Pashait në Myzeqe, me dekadën e dytë të shekullit 19-të dhe kohën e letrave të Aliut për ngritjen këtu të manastirit. Por, është fare i padyshimtë fakti  se gjithçka e mirë dhe progresive këtu, nuk mund të ngrihej nga askush në terren të zbrazur dhe në  “tokë djerrë”. Përkundrazi, mendojmë se gjithçka është “mbjellë” dhe selitur në  “tokë të lëruar e me vlagë” dhe nga njerëz me përvojë të pasur diturore. Pra shkolla dhe shkollimi në këtë fshat si edhe në gjithë Myzeqenë, është shumë më i lashtë se ky manastir dhe ardhja këtu e murgut Kozma Etoli.(1779)

“Kjo shkollë ka qënë nga më të vjetrat dhe më e vlefshmja në këtë qark këtu e 400 vjet më parë”,  shkruajnë qeverisë banorët e  këtushëm…

Kjo mbështetet edhe nga fakti se nuk mund të jetë e rastit që pikërisht nga Kolkondasi ngrihen deri në altarin e shënjtë të dhespotit të Beratit, dy burra tepër të shquar për shkallën diturore dhe fetare të kohës, siç ishin  dy Josafët e Kolkondasit të cilët, bashkë me “…Metodin prej Bubullime”, drejtuan Mitropolinë e Beratit për gati një shekull e gjysmë. Emri i ndritshëm i këtyre burrave të shquar në dituri dhe në përkushtimin hyjnor, ishte aq i madh sa kur vdiqën;

-më 1801, Josafi i parë dhe më 1855, Josafi i dytë-

megjithë amanetin që të varroseshin në vendlindje, Kolkondas, kryepeshkopi i Janinës, nuk e lejoi këtë gjë, për shkakun e vetëm që të mos i bënin hije varrit të murgut grek Kozma, i varrosur në Kolkondas më 1779…!

Shtojmë këtu edhe emrat e disa mësuesve, gjithashtu myzeqarë nga Kolkondasi, të cilët shërbejnë në shkollat e Nahijetit të Beratit që në shekujt 17-18.

Ali Pashai urdhëron gjithashtu që manastiri i Kolkondasit të bëhet qendër e drejtimit peshkopal me një zonë shumë të gjërë administrimi (Berat-Lushnjë-Shkumbin-Vjosë) si dhe me kompetenca të plota kurorëzimi dhe shkurorëzimi. Manastirit iu dhanë edhe disa prona në fshatrat e Kolkondasit, Mojallisë, Korkutas, të Fierit, në Bubullimë të Lushnjes dhe në Nartë të Vlorës. Dhe pas gjithë këtyre,

…të hapej këtu edhe një shkollë shtatë klasëshe, më e larta e kohës, ku mësonin dhe ushqeheshin mbi 100 nxënës konviktorë nga Shqipëria e Poshtëme”.

Duke organizuar dikasterin e arsimit, qeveria e parë shqiptare në vitin 1913, udhëzonte përmes zëdhënëses së saj, gazetës “Përlindja e Shqipërisë”, se “…për të përhapur arsimin kombëtar duhet të merren si qendra për shkolla të gatshme, edhe manastiret siç është i Kolkondasit, i Ardenicës…

Veçanërisht në gjysmën e dytë të shekullit 19, dhe deri në çerekun e parë të shekullit 20, “…prej shkollës së Kolkondasit delnin mësonjës mjaft të fortë dhe të pjekur në arsim të cilët, merreshin si mësonjës në Myzeqe dhe në qytetet e sundimtarisë së Beratit”.

Lashtësia kulturore dhe jeta qytetare e Beratit si metropol i kulturës shqiptare, doemos ndikonte edhe ndër shkollat e vjetra të Myzeqesë. Kjo edhe sepse shkollat funksiononin ndër kisha  dhe, në shumicën e rasteve, mësuesit ishin priftërinjtë. Por edhe sepse programet dhe planet  shkollore, deri edhe kontrollet mësimore ishin kompetencë e Mitropolisë dhe hartoheshin nga klerikët. (kujtojmë që murgun Kozma  e emëroi Patriarkana me detyrën e inspektorit të përgjithshëm të shkollave greke).

Dhe, për dekada me radhë, Mitropolia e Beratit, që administronte kishat ortodokse të Myzeqesë (siç edhe sot), ushtronte të njëjtat kompetenca edhe për shkollat (skolitë), edhe për dhaskenjtë…

Me kontributin dhe përkushtimin dijedashës të banorëve ndër këto fshatra, shkolla e  Kolkondasit mundi të mbijetojë edhe përballë politikave të mbrapshta të qeverive të ndryshme, edhe përballë varfërisë shpesh të skajshme të këtyre bujqërve. Mësues të shumtë të këtyre anëve si Kov Saqellari(Gjeçi), Papa Spiro Saqellari, Papa Isaija, Ikonom Kozma Dhima, Jani Minga nga Shën Pjetra e Semanit, At Theodhori Rista nga Bubullima e Thanas Zegali nga Mazhaj, Ikonom Anastas Laska, Zoji e Jovan Ndreko, Naun Doko Prifti etj, ishin vetëm disa nga  ai brez i tërë mësuesish atdhetarë, që ushqyen dhe mbajtën gjallë veprimarinë mësimore të shkollave shqipe në gjithë Myzeqenë.

Në mënyrë të përsëritur, banorët e fshatrave të Kolkondasit i kërkojnë qeverisë t’i ndihmojë pasi:

”…Neve- i shkruajnë ata qeverisë  gati 100 vjet më parë- me ato thërrimet tona u kujdesëm dhe mbi 40 fëmijë nuk kursehen të lagen prej shiut, të ndyhen prej llucës dhe të dridhen prej të ftohtit,  zbathur e zhveshur, heqin gjithë këto me dëshirë që të mësojnë…” 

Përmes sakriificave të tilla të kësaj fshatarësie, nxitur gjithënjë nga  dëshira dhe nevoja për dije dhe kulturë, “…Shkolla e Kolkondasit- shkruan revista “Dituria” më  1937, me mësuesit e saj vendas e të ardhur, deri nga Korça dhe Elbasani, për më shumë se 80 vjet, i bëri një shërbim të madh arsimit tonë kombëtar…”

  

***

 E shtjelluam gjatë manastirin në Kolkondas dhe shkollën e hapur aty, pasi në saj të tyre dhe lidhur ngushtë me to, ekziston ende sot në memorien historike të myzeqarëve (dhe jo vetëm), emri dhe bëmat e Ali Pashë Tepelenës në Myzeqe. Sepse, nëse ka një investim të drejtpërdrejt të ndonjë figure historike a burrështetas që është marrë deri edhe me ndërtime dhe emërtime të posaçme në trevën e Myzeqesë (sigurisht aspak për Myzeqenë dhe myzeqarët) ky është Ali Pashë Tepelena  dhe manastiri i tij në Kolkondas.

Por duhet theksuar se në raportin shkak-pasojë, binomi shkollë-manastir, rrjedh nga një binom tjetër kohësisht përpara tij. Madje është pjellë e një përqasje dobish, shërbimesh dhe interesash mes dy bashkëkohësish, kaq herë të lakuar sëbashku; siç është binomi Ali Pasha-Kozma Etoli. Pikërisht ky ishte shkaku që solli në tablonë e ngjarjeve të kohës edhe manastirin e Kolkondasit, me gjithçka gjallon ende sot lidhur me emrin e Vezir Ali Pashait dhe shërbëtorit të tij besnik (por jo mikut), murgut grek, Kozma Etoli.

Ndërtimi i manastirit  pranë varrit të murgut Kozma në Kolkondas, dhe  amplifikimi i profecive për të, e mitizuan figurën dhe bëmat e murgut deri në “shënjtërinë” e sajuar. Por çuditërisht, për gati 250 vjet, këto mitizime i bënin banorët e fshatrave rreth Kolkondasit dhe thuajse asnjë zë nuk ndihej nga kisha mëmë e murgut Kozma, për misionarin e saj të përkushtuar. Duket se pas tentativës së Patriarkanës greke të Stambollit për ta shënjtëruar murgun Kozma në vitin 1853 dhe dështimit të saj për shkak se Kozmai njihej si agjent i disa fuqive të kohës, i njohur më shumë si misionar helenik  se sa fetar, kisha greke dhe Patriarkana e saj në Stamboll, për më shumë se një shekull, thuajse heshti për emrin e  Kozmait dhe varrin e tij në Kolkondas të Shqipërisë.

Kjo mendojmë se është edhe arsyeja që në asnjë kishë ortodokse të Myzeqesë nuk gjendet  ikona a portreti i murgut grek “shen” Kozmait. Ortodoksit myzeqarë (dhe jo vetëm) nderojnë dhe festojnë të shenjtët e tyre të trashëguar ndër shekuj.

***

Pse shteti dhe kisha greke iu rikthyen shën Kozmait?

 Diplomacia greke dështoi për marrjen e “Vorioepirit”, krahinave jugore të Shqipërisë, përmes tryezave diplomatike europiane.

Kufijtë e Europës në mezin e shekullit njëzetë, ishte  e pamundur t’i lëviznin kancelaritë e vendeve progreke e sllave. Mirëpo, Greqia nuk mund të hiqte dorë nga projekti dhe ëndrra e herëshme e “Vorio Epirit”. Historikisht ajo kish pretenduar dhe ua kishte “argumentuar” burrështetasve europianë, se kufijtë e saj jugorë shkojnë deri te lugina e Shkumbinit.

(Jo rastësisht edhe kufijtë e sotëm të Vorio Epirit grek, përkojnë me kufijtë e shtetit të pavarur greko-shqiptar, që kërkonte të bënte Ali Pashë Tepelena, etj. në shekujt 18-19. Gjithnjë, kufindarës është Shkumbini dhe brënda tyre, Myzeqeja…?!)   

Dhe, paradoksalisht, kishte ndodhur që politika greke t’i fitojë këto territore shqiptare, pikërisht në tryeza bisedimesh mes liderëve europianë.

“…Pas Luftës së dytë Ballkanike,(1914), Epiri iu dha  Greqisë…(?!)

Por Konferenca e ambasadorëve  e mbledhur në Paris, më 1921, e anulloi këtë vendim  duke ia rikthyer Shqipërisë. Ende sot shumë grekë digjen  pas kthimit të këtyre territoreve shqiptare në Greqi.”   

 Dihet që me gërmimet në fshatin Melingus (afër Janinës), Anastas Karapanos, mes disa rrënojave gjoja kishte zbuluar “Dodonën” të cilën, ua serviri diplomatëve europianë në Kongresin e Berlinit më 1877, duke u “vërtetuar” atyre me këtë dëshmi, karakterin grek të  Vorio Epirit.

Por, siç shkruan Fallmerayer:

”…Grekët dëshirojnë vetëm të rrëmbejnë…Prej vitesh nuk pushojnë se ankuari dhe së kërkuari para, ndere, privilegje dhe territore… Por edhe sikur t’ua japësh të gjitha, këta mbeten po ata që ishin që në kohën e Paleologëve-një turmë barbareskash të krishtera që kanë mbetur të pandëshkuar vetëm nga dobësia foshnjore e politikës europiane…”.           

    Duket se, fakte të tilla e kanë detyruar ish kryeministrin e Anglisë Llojd Xhorxh që, në debatet dhe negociatat me ish kryetarin e delegacionit grek, Venizellos, ta vlerësonte këtë me  paranojën “Greku grabitqar…!”

Mirëpo, tashmë përplasjet diplomatike dhe “argumentet historike” të grekëve, kishin dështuar ndersa “Vorio Epiri” i ishte rikthyer Shqipërisë. Qarqet nacionaliste greke kurrsesi nuk mund të pajtohen  përfundimisht me këtë statusquo. Ndaj shikojmë pikërisht që në këto vite, ithtarët vorioepirotë ta rinisin betejën për marrjen e territoreve të pretenduara shqiptare vorioepirote, por tashmë nën “flamurin e shën Kozmait.”

 “…Deri në vitin 1980, edhe në Epir kishte njerëz që nuk dinin nëse ekzistonte Vorio Epiri…

    Kurse tani, edhe gurët në Greqi flasin për Vorio Epirin…!”  

 Pra luftën për “Vorio Epirin”, politika greke e zhvendosi nga tryezat diplomatike, në fushën e  religjoneve, përmes propagandës fetare të kishës ortodokse dhe “shenjtërive” të saj, të shkollave dhe gjuhës greke, gjithnjë duke u mbështetur tek parrulla e njohur mesjetare

një komb, një fe”.

  Pra, Vorio Epiri dhe shen Kozmai u “stampuan” në të njëjtin flamur shovinist, të cilin, mezi presin ta ngrenë dhe tundin në mes Myzeqesë, sa herë mblidhen në odat e ndrequra nga kryepeshkopi Janullatos (më bukur se sa i bëri dikur Ali Pashai), në manastirin e Kolkondasit tonë, pranë kishës së lashtë të shen Marisë.

***

 “Shën” Kozmai në Ardenicë…?!

Ndërkohë që kërkojmë vemendjen e kryepeshkopit për ringjalljen dhe investime në manastirin e Ardenicës, i cili vazhdon të degradohet në shurdhmemecërinë e lënë qëllimshëm nga KOASH-i, mësojmë se në projektet e Janullatosit, përgatitet tjetër gjë. Investimet në këtë manastir mund të kushtëzohen nga prurja dhe rivarrosja aty e eshtrave të murgut Kozma të cilat, kisha greke i mban nëpër sirtarë duke pritur momentin që t’i përdori si “argumente historike” në dobi të “flamurit Vorio Epirot” i cili, nga kodra dominuese e Ardenicës, mund të duket më mirë tej e tej Myzeqesë deri në Shkumbin…!

Kësisoj, edhe këtë kompleks arkitekturor të ortodoksisë dhe historisë tonë, ku u kurorëzua Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, (26 prill 1451), si edhe vendvarrimi i dy  Josafëve, dhespotë të Beratit, (1752-1855), kryepeshkopi i sotëm grek kërkon ta kthejë në “manastir të Ajos Kozmait” që të krijojë hapsira të reja kulturore-fetare-greke, duke hyrë gjithnjë e më në thellësi të Myzeqesë dhe Shqipërisë…!

“Janullatosi, realizon kështu në Ardenicë, manastirin e “Malit të shënjtë Athos” për ta mbushur me rasoforë, kallogjerë dhe murgj grekë…

   Ja pra, me një veprim politiko-ushtarak kryer për qëllime sundimi, dy shekuj e ca më parë, Ali Pashai,  i  jep ende mundësi Greqisë dhe kishës greke, që ta tundin edhe sot flamurin e Vorio Epirit nën mbrojtjen e  etnomartirit grek, “shen” Kozmait.

Kjo është edhe arsyja pse në festat e përvitshme të “ringjalljes” së Kozmait, më 24 gusht, (1779-ditëvrasja e tij), manastiri i Kolkondasit shndërrohet në qendër pelegrinazhi ku shovinistët vorioepirotë, shumica të fshehur nën veladonin e prifitit, apo nën “shenjtëri” të rreme, demonstrojnë karshillëk nacionalist, duke pohuar se murgu grek, Kozmai nga Etolia,  këtu qenka “në tokën e vet…!?”

“Lëreni shënjtin të prehet në tokën e vet….!”  

Kështu  foli prerë dhe  vrazhdë, ish ministri i jashtëm i Greqisë, Karolos Papulias, në vizitën e tij në Kolkondas (1986),  kur qeveritari vendas i propozoi që;

“Tani…eshtrat e murgut Kozma,  mund t’i  merrni në Greqi… !”

Pra, murgu grek i shekullit 18, qenka këtu në tokën e vet?! Dhe këtë nuk e tha dikushi, por politikëbërësi i Greqisë fqinje, deri edhe president e kryetar i shtetit grek…!

Ja pse themi se bëmat dhe gjëmat e Ali Pashë Tepelenës për Myzeqenë, vërtetë nisën nga Berati, por sosën në Kolkondas, mes Myzeqesë! Dhe gjallojnë ende tri shekuj më pas, për shkak të një manastiri ngritur për tjetër qëllim dhe një varrimi bërë këtu, fare rastësisht, dhe, po aq fatkeqësisht, me litarin mbetur jashtë…!

Për këtë arsye, shteti dhe kisha greke i detyrohen një shtatore të lartë Aliut të Janinës, sepse i la ngulur në mes Myzeqesë “gozhdën e Nastradinit” ku priftëria nacionaliste greke, edhe pas 300 vjetësh, vazhdojnë të “varin xhaketën…” e “Vorio Epirit”.

E, sikur të mos u mjaftonte Kolkondasi me manastirin e  tij, synimet e sotme të greke shkojnë akoma më larg.

Litari i lënë jashtë në varrin e murgut Kozma, sot është shenjtëruar dhe pagëzuar si “Flamur i Vorio Epirit”…!?  Tashmë, ai pret ditët e volitshme që të ngulet, tërkuzet, dhe ngrihet në ballkonin e bukur të Myzeqesë-Ardenicë…

Fund

Nga Naun Kule August 28, 2016 13:00 Updated
Komento

18 Komente

  1. Pellazgos August 28, 13:42

    Po ju musllumanet pa identitet cfare lidhje kini me Terezen e Indise, ajo nuk ishte nje spiune me parate e Vatikanit?
    Te pakten Kozmai eshte jo vetem emer qe lidhet me identitetin e shqipetareve te vertete dhe armiq te turqise, te nje besimi violent ne tokat tona, kurse Tereza ne Indi dhe ju na bombardoni cdo jave me njerez qe nuk kane qene pjese e kultures, besimit Orthodoks para turqise,identitetit Epirote qe gjithe bota dhe historia Pirron dhe Aleksandrin e ka Greke pervec jenicereve te ashtuquajtture shqipetare me nje gjuhe latine ne shumice, greke, angleze, turke.
    A e kini bere pyetjen vetes qe gjithe keta Bej lere, Pasha llare ku u shkolluan para se te beheshin dhe ta kishin per nder qe ishin shtetas turq?
    Pse nuk u perpoqen per shkolla “shqipe”apo ishin budallenj dhe ju te zgjuar.
    Kush I pengoi Kozmai?
    Kozmai mire apo keq eshte njeriu I Kishes dhe besimit Orthodoks te Iskander Beut qe emri I Tij ishte Jeorgios jo Gjergj.
    Nuk ju arijne juve 1000 vjet Bizant Greke qe e quani Gjergj dhe gruan nga Androniqi ne Donika?
    Ne Orthodokset kishim emra shenjtoresh Donika dhe nuk e dinim?

    Reply to this comment
    • €piriiiiii August 28, 20:54

      Nuk e kish fajin Shën Kozmai pse Sulltani dhe Porta e Lartë se lejonin, se njihnin Shqipen si gjuh zyrtare te Shqiptarve. Sa per dijeni Shën Kozmai nuk ishte Grek, por Vllah ose Arumunë. Kisha Prtodokse Shqiptare nuk Ekzistonte fare, keshtuqe Shën Kozmai ishte i detyruar te predikonte ne Greqisht Krishterimin, mos u merni kot me llafe boshe, bete spiun gjith popullin e Krishter kur dihet qe te Krishteret ishin te vetmit qe nuk ju nenshtruan Ali pashait, Sulltanit dhe Portes se Larte. Ndryshe nga Myzeqeja qe kishte 1 Prift dhe slejoi perhapjen e Myslimanizmit, Laberia, Malesia e Skraparit etjetj qe se kishin 1Prift te tillë u myslimanizuan

      Reply to this comment
    • PO.PO August 29, 11:00

      Cfar felliqesirash jane keta kermat greke ! Si hijena te verteta , rrine prane luaneve , qe te rrembejne ndonje kocke .! Cfar mutin kerkon plehra “Pellazgos”( e nje lukuni zagaresh) mes shqiptareve , me jashteqitjet e gjirizit , qe e quan goje ???!!! Keto ,vetem sa i shtojne neverine dhe urrejtjen e popullit shqiptar , per keta kerma e plehra te historise mesjetare ! ! !

      Reply to this comment
  2. Aa August 28, 15:03

    Mos haro se ke ne Tirane Janullen trinjakun e Nano-Salhes, qe mas vdekjes do ta varosin ne mes te kishes ortodokse menpelqin r agjenteve Shqiptere, qe sot ky popull miop I voyon me devotshmeri, dhe pastaj do te trumpetojne te gjithe ne nje asambel te paimagjinueshrm se;

    TIRANA ESHTR GREQI!

    O SHQIPTARE ZGJOHUNI.
    JA PSE I MADHI ENVER NXOTI PARULLEN,
    ” TI LEME ME NJANR KISHA DHR XHAMIJA”
    ” FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPERIA”
    JANULLA IK!

    Reply to this comment
  3. Moza August 28, 15:41

    Naun Kule ka bere nje studim serioz te argumentuar e te besueshem.Ka atdhetarizemte shprehur me argumente e jo me fjale boshe.
    Sikur te ishte marre me keto studime me heret Nauni, do te bente vepra me te shumta e te mira ne dobi te kultures.
    Te lumte!

    Reply to this comment
  4. Alban Hamzai August 28, 15:50

    Naun e Kompani!Per cdo gje I vini fajin Greqise,pavaresisht se Roma e vjeter dhe dyndjet slave I zhduken iliret,se Turqia per 500 vjet na ndryshoi fe e atdhe,se Italia e Gjermania vrane e prene etj etj…Naun e Kompani,Greqia e ka fajin qe alfabetin e krijuam ne fund te shek.19,qe katoliket nuk donin pavaresine e Shqiperise per te mos qene ne nje shtet me muslimanet,qe muslimanet nuk donin Shqiperi te pavarur por autonomi brenda Turqise,qe I sherbyem Turqise si qen besnike qindra vjet duke mohuar qe jemi shqiptare,qe per para sherbenim ne cdo ushtri te botes,qe Pavaresine e kemi dhurate nga Austria(per qellimet e saj),qe gjermanet ne Shqiperi spiunet I gjeti falas(ne shtetet e tjera I paguante),qe ne Kohen e sotme largohen cdo vit nga vendi dhjetra mijra shqiptare,qe kemi mbushur burgjet e Evropes me kriminele,qe kemi mbushur rruget e Evropes me prostitute,qe veriori shan jugorin,labi shan lalucet,qytetari shan fshatarin,qe te gjithe shajme njeri tjetrin,qe ne 1997 hangrem njeri-tjetrin,qe vendi eshte bere Republika e droges,rryshfetit,prostitucionit,kusarise,dinamitit;qe pa te huajt(Europe-ShBA)nuk bejme dot asgje etj,etj,etj.Prandaj Naun e Kompani fajin per cdo gje e kane shqiptaret dhe vetem shqiptaret.Kur ta kuptojme te gjithe kete(udheheqes e njerez te thjeshte,me shkolle e pa shkolle,I madh e I vogel,intelektual e jointelektual ,qytetar e fshatar…)e te fillojme secili te beje ate qe duhet ,atehere do te rregullohen gjerat dhe do kuptojme qe nuk na e kane fajin te huajt.Ju lutem botoni komentin tim!

    Reply to this comment
    • Korabi August 29, 01:05

      Fillova ta lexoj komentin tend por ndalova kur pashe qe dyndjet sllave i zhduken iliret. Ka nje kulture arkeologjike qe quhet e Komanit se atje u zbulua per here te pare, dhe per fatin e keq te shovinisteve greke e serbe fakton vazhdimsine iliro-shqiptare. Nderkohe qe grekerit e sotshem jane nje amalgame vllehesh, sllavesh te Selanikut, shqiptaresh, dhe grekafonesh (jo grekerish) te ardhur nga Anadolli.

      Reply to this comment
  5. Niku August 28, 19:46

    Nje shkrim qe te shqeteson. More shqiptare po perse ndodh gjithmone qe te huaj bejne ne Shqiperi cfare u do qejfi dhe ne vetem rime e shikojme? Futini ne shqelm Janullatosit dhe qerojeni nga Shqiperia. Ne rast se eshte e dokumentuar se Kozmai ka vepruar ne kundershtim me interesat e shqiptareve dhe Janullatosi kerkon ta shenjteroje si grek qe eshte, ky eshte nje veprim i paparanuehme dhe te veprojne ligjet qe jane ne Kushtetute. Analizen bejeni sikur Kosmai te ishte shqiptar dhe te kishte vepruar ne Greqi per ti shqiptarizuar grekerit, atehere Greqia cfare qendrimi do te mbante ndaj nje prifti shqiptar qe do te kerkonte ta grorifikonte Kozmain. Ne kete bote gjithcka eshte reciproke, ndryshe quhet nenshrim ndaj nje vendi tjeter.

    Reply to this comment
  6. demo August 28, 20:31

    Fatkeqesia e shqiptareve nuk eshte varferia,eshte kodosheria.Fatkeqesia e shqiptareve nuk eshte nacionalizmi,por internacionalizmi,.Nuk ka force,ligj,te drejte nderkombetare,gjykate te Hages,qe te detyroje shqiptaret te lejojne ngritjen e varrezave monumentale greke ne toke shqiptare me eshtra shqiptaresh.Per me teper ne emer te nje lufte ku shqiptaret ishin viktima.Nuk ka ligj qe te lejoje ngritjen e manastireve, kishave,katedraleve greke mbi varrin e nje agjenti te megaloidhese,per grekezimin e Shqiperise se Jugut.Asnje komb sado i dobet qe te jete nuk do ti pranonte keto cibane me qelb grek ne token e vet.Shqiptaret i pranojne.Me mire te kishin pranuar armet kimike te Asadit se sa keto “shenjteri”antishqiptare.Keto po ndodhin sot,kur 99% e popullsise shqiptare eshte e arsimuar.Sherrin do tja shihni neser,por brezat e ardhshem do te na mallkojne.Shihni nje dokumentar ku tregohet si e shkaterrojne greket nje teqe shqiptare ne Cameri dhe minaren e nje xhamie ne Janine .Cfare konventash per te drejtat e besimit respektuan?

    Reply to this comment
  7. intelektuali August 28, 21:53

    PO SI NUK TE VJEN PAK TURP O SPIUNI I ENVERIT QE BEN SPIUN SHENJOTRIN E KISHES ORTODOKSE?

    More qelbesire pafe po si nuk te vjen pak turp qe sot kendon si gjel i pafe per Partine e Punes qe ne vitin 1968 i vuri kazmen fese dhe i beri shqyptaret si nje fis kanibales ZULU? Po deri kur more plehra enveriste do te vajtoni si kulcedra gjakatare per Kauzen e Enverit per ta mbajtur Shqypnine si nje CIFLIG ateist dhe per t’i bere shqyptaret si skllever pa Atdhe ne vendin e vet? He mo fol ti Spiuni i Sigurimit MUTI enverist Naun Kule qe shkruan palacolleqe ne DITA per shenjoret e fese ortodokse duke mashtruar me politiken tende te poshter nacionaliste si ajo e Hitlerit kunder cifuteve?

    Ne radhe te pare:

    Shen Kozmai ka te dhena qe ishte cam nga Etolia qe perkon me Camerine dhe camet jane shqyptare dhe jo grek o qelbesire enveriste qe mashtron ne DITA njesoj sic mashtronte Partia e Punes dhe Zeri i Popullit. Ka te dhena te tjera qe ishte me origjine vllehe dhe ne analet historike quhej Kozma Etolos qe ishte nga zona që shumica e banorëve ishin vlleh, por kjo nuk do të thotë që ishte vlleh pasi burime te tjera historike tregojne qe ishte cam i mirefillte. Nga ana tjeter popullsia vllahe në Epir ka banuar vllezërisht vetëm me shqiptarët, prandaj edhe zakonet, veshja e tyre është pothuajse e njëjtë. Dhe kete shenjtor kisha ortodokse (jo vetem kisha greke, por e gjithe ortodoksia) e nderon si nje besimtar dhe rob i Zotit qe punoi per shkollimin e shqyptareve ne kohe te lashta kur ne trojet tona nuk kishte akoma asnje shkolle te hapur. Shen Kozmai i Etolise punoi per bashkimin e popujve dhe jo per ndarjen e tyre me urrejtje nacionaliste o Spiuni i Sigurimit Naun Kule qe perpiqesh te futesh politiken enveriste tek feja, njesoj sic bente Enveri ne Kohen e tij te Qepes. Po 600 mije shqyptaret qe punojne dhe jetojne ne Greqi ku do t’i cosh more MUT enverist nese greku te pergjigjet me te njejten monedhe si kjo poshtersia yte ne DITA? Po eja atehere sulmoji edhe italianet e Duces me te njejten metode ku do t’i cosh shqyptaret qe jetojne ne Itali. Se po vazhdove me te njeten menyre edhe me gjermanet e Hitlerit me ballista dhe kolaboracionista, ashtu sic bejne shoket e ty te Kauzes, emigrantet shqyptare ne kete vend do te vine dhe do ta bejne kurrizin komunist me te bute se barkun.

    Ne radhe te dyte:

    Prifti cam, Kozmai i Etolise u arrestua në një fshat të Fierit nga turqit dhe u var më 24 Gusht 1779. Në një shkrim Gjergj Mihalit, shkruan se Shën Kozmai u vra nga Mullai i Ahmet Kurt Pasha i Beratit, i cili ishte paguar nga hebrenjtë. Sipas shumë biografëve Kozma Etolosit bënte propagandën që dita e pazarit në Greqi të mos jetë dita e Diel ashtu siç e kanë vendosur hebrenjtë, por të jetë dita e Shtunë me qëllim që njerëzit të Dielën të shkojnë në kishë për tu lutur. Thirrja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të Shtunën e dëmtojë rëndë bashkësinë hebrenj sepse të Shtunën ata kryenin rritet e tyre fetare. Në të vërtet nuk ishte ideja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të Shtunën dhe jo të Dielën, por e tregtarëve shqiptar të Epirit. Marko Gjolas(Markos Gkolias), në librin e tij, botim 1972, me titull: “Kozma Etolos dhe Epoka e tij”, në faqen 18, shkruan se Shumica e popullsisë ishte e krishterë dhe tregtarët e krishterë dëshironin të kishin pazaret e tyre në ditën e Shtunë duke dëmtuar tregtarët hebrenj.

    Financuesit e kësaj ideje ishin tregtarët shqiptar të Epirit të cilët financuan predikimet e Kozma Etolos për Ditën e Pazarit të jetë e Shtuna. Kështu, nga një propagandë e thjeshtë për tregti, ajo kaloj në një propagandë fanatike fetare e cila mori formën e plotë të urrejtjes ekstremiste midis ortodoksëve dhe hebrenjve. Per cfare spiuni i grekut ketu behet fjale atehere more kafshe enveriste?

    Ne radhe te trete:

    Po kishen Ortotokse te Permetit pse e kthyet ne BORDELLO komuniste o Spiuni i Sigurimit Naun Kule?

    Reply to this comment
    • beni August 29, 10:00

      Bravo nastro je vertet demokrat kur qorave u jep sy e drite atehere kta palaco thon se ishim mire ne eresire?
      Hajde meri vesh kopuket enveriste e fanatik te ekstremizmit orjental

      Reply to this comment
  8. lame mixha August 29, 06:45

    Urime author. Ndersa ky ‘pelazgos’ sa bukur e ditka historine, a thua e ka mesuar nen kujdesin e vete ‘hiresise’ se tij…ore mos je ai mjekrroshi nga gjirokastra (bq).

    Reply to this comment
  9. emil August 29, 14:40

    o maskaraj nuk ke turp qe shkruan keto pallavra dhe i perdor frazat e shkeputura nga te tjeret si te vi ty per mbare ajo fraz e ministrit plotesues te greqis ne vitin 86 lereni shenjtorin te prehet ne token e vet do te thot se ai ishte shqiptar kete pervec atyre qe kam lexuar e kam degjuar vet nga nje mitrpolit i nje qyteti te madh grek ne vitin 1992 ku tha qe kozmai etolo dhe dy shenjtor te tjer te kishes jan me origjine shqiptare keshtu o naun historiani dhe po te them un qe nuk jam historian qe nje numer i konsideruehem ne kishen greke i mitropoliteve ka qen me origjine shqiptare ju jeni nje armik i zones myzeqes dhe te gjitha keto i shkruani per ambiciet qe keni ju dhe sorollopi i juaj per tokat qe ndodhen pran manastirit te kolkondasit dhe jo se jeni nje patriot si do te dukesh nga ky shkrim [po ju them nje ngjarie qe ndodhi para disa muajsh ne nje kish te myzeqes,na vjen nje historian si puna juaj nuk e kishim par kurr ne kishe prezantohet te mitropoliti dhe i thot se kish per te prezantuar nje liber vete mitropoliti ne prezantimin e librit qe ta nderonte zoterin dhe zoteria pas prezantimit te librit nuk u duk me ne kish por kish ber nje liber si kjio historia juaj per kosma etolon te ter derrat nje turi kan o historian dhe po je nga kjo zon turp qe nuk di se kozmai u vra ne nje zon afer mujallis dhe u varros ne kolkondas nderime zoti naum

    Reply to this comment
  10. emil August 29, 21:10

    po mir o z Naun kur ditke ter keto gjera qe na shkruan ketu pse nuk shkruan dhe dy radh per nje ceshtje qe eshte me thelbesore dhe qe jam i sigurt qe e di ne pronesi te kujt jan keto manastire qe permend ne pronesi te kishes apo te ministris kultures.Shkrimi eshte tendecioz per te erresuar figuren e Kozma Etoloit dhe po te ishin te verteta ato qe shkruan si shpjegohet qe vit per vit atje ven me mijera njerez te thjesht por duket as kete se dini ke ven disa fjali te mar nga te tjeret dhe i ke komentuar sipas qejfit tend je i pari ne rruzull qe i quan greket barbar kur te gjith e din qe qyteterimi ka filluar nga greqia cte shkruaj tjeter zNaun Intelektuali eshte shum i sakte ne komentin qe ka ber dhe dicka tjeter si nuk e ditke vendin ku u martirizua por ste vjen per mbar ta shkruash se te prish ter thebin e shkrimit tend ne afersi te Mujallis u martirizua shum afer vendit ku u varros,

    Reply to this comment
  11. Mark uk August 31, 09:03

    Aa: Paske ikur per lesh.Po thenjet e Pasho Vasos ku do ti cojsh.Enveri ishte ateist,pra kishte inat besimet e sidomos fene katolike.

    Reply to this comment
  12. Sarandioti August 31, 19:08

    Nga padija a keqdashje autori shkruan per ngjarje dhe persona historike qe aktiviteti I tyre shtrihet ne kahje te Kunderta. Viti I vdekjes se Shenjtorit shenon fillimin e ngjitjes se Aliut nga derbend ( rruajtes rrugesh …) rruga e Aliut drejt pushtetit I takon 1780- 1820, fundi I Shen Kozmai eshte fillimi I atij qe autori thote se e kishte agjent …ndjej keqardhje per autorin…motivi I agjentit gjendet Brenda subkoshiences se tij ……

    Reply to this comment
  13. DIELLI September 1, 08:27

    “You must make your children speak Greek, because Greek is the language of our Church, and our nation is Greek .Let those who will promise not to use Albanian at home and say so, and I shall absolve from all of their sins .Do you not see that our nation has grown savage from ignorance and we are no better than wild beats?”

    See, Thanos Veremis “Greece the modern sequel from 1831 to present” C Hurst & Publishers,
    Malaysia, 2002, p, 159.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*